Bora Kokëdhima ka publikuar në Instagram një foto ku tregon se magazina e saj është sulmuar nga disa persona.
Vajza e deputetit Koço Kokëdhima, e cila prej disa kohësh ka nisur biznesin e saj të ri ‘Savage’ me koleksionin e saj personal të veshjeve, duket se e ka marrë me sportivitet situatën e krijuar.
“Disa monstra të vegjël, nga xhelozia e madhe, më thyen vetratën e magazinës...unë u bëra fort merak për sikuracionin që do e paguaj; e nga depresioni i papërballueshëm, mora një shishe Roze...”, ka shkruajtur ajo nën diçiturë.
Bora Kokëdhima njihet mjaft për pasionin ndaj modës dhe angazhimet që ka patur në këtë fushë prandaj kjo ngjarje me siguri nuk do ta pengojë të vazhdojë atë që ajo ka nisur.