Anabelizim

Mes nesh: A është normale që jam *e fiksuar* pas burrit tim?

Mes nesh: A është normale që jam *e fiksuar* pas burrit tim?
Foto: Mes nesh/ ANABEL

"Po e them këtu dhe në këtë formë, sepse e di që për çdo person tjetër tingëlloj qesharake: jam e fiksuar pas burrit tim. Në sensin më të plotë të fjalës. Nuk po flas për dashurinë e zakonshme që ndodh mes dy bashkëshortëve pas disa vitesh martese. Flas për atë ndjesinë që më kap çdo herë që e shoh, si ditën e parë.

Jemi bashkë prej tetë vitesh, kemi një jetë të bukur, një familje të lumtur, e prapë... çdo herë që ai hyn në dhomë, më duket sikur gjithçka ndalon. S’e di çfarë ka, por ka diçka në mënyrën si më flet, si qesh, si më prek, që më çmend. Më ndodh të ndalem në mes të një pune vetëm për ta parë, për t’i folur, për ta puthur. Po të mundesha, do të bëja dashuri me të çdo orë, çdo ditë. Dhe jo për ndonjë “fiksim seksual”, por thjesht sepse ndjenja për të më djeg brenda.

Shpesh pyes veten: A jam normale? Nuk dëgjon çdo ditë për gra që shprehen se janë kokë e këmbë të dashuruara me burrat e tyre. Unë nëse nuk është ai afër, ndiej boshllëk. Më duket sikur gjithçka më bëhet e rëndë, më mungon energjia, më bie humori. 

Dhe nuk është se është i përsosur, përkundrazi. I ka këto "gjërat" e burrave: lë rrobat, enët e palara vend e pa vend, herë-herë më ngacmon me ironi kur jam me nerva. Por sërish... e dua edhe ashtu. Ndoshta madje, më tërheq edhe më shumë kur sillet si “acarues”, sepse më kujton që është njeriu im. 

E dua për mënyrën si flet me fëmijët, për mënyrën si këndon kot në mëngjes kur bën kafen, për mënyrën si më lexon në sy edhe kur s’kam thënë asnjë fjalë. E dua për mënyrën si më duron, si më tërheq vëmendjen kur humbas toruan, si më bën të rritem.

Nuk është se po kërkoj përgjigje për pyetjen time, ndoshta thjesht desha ta ndaj me dikë. Por nëse ka edhe gra të tjera që janë kaq të “çmendura” pas burrave të tyre, atëherë... ndoshta jam më normale sesa mendoja," shkruar nga një grua anonime për Anabel, për rubrikën "Mes nesh".

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Between Us: Is it normal that I'm *obsessed* with my husband?

Mes nesh: A është normale që jam *e fiksuar* pas burrit tim?
Photo: Among Us/ ANABEL

"I'm saying it here and in this form, because I know that to anyone else I sound ridiculous: I'm obsessed with my husband. In the fullest sense of the word. I'm not talking about the usual love that happens between two spouses after a few years of marriage. I'm talking about that feeling that seizes me every time I see him, like the first day.

We've been together for eight years, we have a beautiful life, a happy family, and yet... every time he walks into the room, it feels like everything stops. I don't know what it is, but there's something about the way he talks to me, the way he laughs, the way he touches me, that drives me crazy. I sometimes stop in the middle of a task just to see him, to talk to him, to kiss him. If I could, I would make love to him every hour, every day. And not because of any "sexual obsession," but simply because the feeling for him burns inside me.

I often ask myself: Am I normal? It's not every day you hear about women who say they are head over heels in love with their husbands. If he's not around, I feel empty. It seems like everything becomes heavy, I lack energy, my mood drops. 

And it's not that he's perfect, quite the opposite. He has these "things" of men: he leaves his clothes and dishes unwashed in the wrong place, sometimes he teases me with irony when I'm nervous. But still... I love him just the same. Maybe I'm even more attracted to him when he acts like an "irritator", because it reminds me that he's my man. 

I love her for the way she talks to the kids, for the way she sings in the morning while making coffee, for the way she reads my eyes even when I haven't said a word. I love her for the way she puts up with me, how she catches my attention when I'm distracted, how she makes me grow.

"It's not that I'm looking for an answer to my question, maybe I just wanted to share it with someone. But if there are other women who are so "crazy" about their husbands, then... maybe I'm more normal than I thought," wrote an anonymous woman to Anabel, for the "Among Us" column.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.