Anabelizim

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën Beckham? Ja si u ndanë votat

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën
Foto: David & Victoria Beckham / Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Drama në familjen Beckham ka pushtuar rrjetin, por nëse ka diçka që del qartë nga sondazhi i Anabel, është kjo: publiku nuk po zgjedh një anë me bindje absolute. Përkundrazi, shumica po e ndjek këtë histori me dyshim.

Brooklyn mes besimit dhe dyshimit

Edhe pse Brooklyn pretendon se foli hapur, ndjekësit nuk janë rreshtuar masivisht pas tij. Ka empati për mënyrën si ai ndihet, por jo besim të verbër për versionin e tij. Nga ana tjetër, David dhe Victoria Beckham shihen si më të përmbajtur në publik, gjë që u ka dhënë më shumë besueshmëri. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e publikut mendon se e vërteta nuk është as në njërën, as në tjetrën anë.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Nicola Peltz? Shumica mendojnë se “diçka nuk shkon”

Në gjithë këtë histori, Nicola Peltz del si pika më e dyshimtë për publikun. Shumë ndjekës ndjejnë se ka diçka që “nuk shkon” te roli i saj në konflikt, edhe pa e shpallur hapur fajtore. Vetëm një pakicë e vogël e sheh si viktimë të padrejtë, ndërsa pjesa tjetër pranon se ka shumë versione. Me pak fjalë: publiku është më kritik ndaj Nicola-s sesa ndaj Brooklyn-it.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Vallëzimi në dasmë? Jo aq skandal sa u paraqit

Pretendimi për vallëzimin “e papërshtatshëm” në dasmë nuk e ka bindur shumicën. Shumë e shohin si një episod të ekzagjeruar, një keqkuptim familjar ose thjesht një moment tipik dasme që u fry më shumë seç duhet.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

“No contact” me prindërit: mirëkuptim, por jo miratim të plotë

Ndërprerja e kontaktit me prindërit shihet me mirëkuptim, por jo si zgjidhje e parë. Publiku është i ndarë mes empatisë për shëndetin mendor dhe bindjes se familja nuk braktiset lehtë. Qëndrimi më i përhapur është: gjithçka varet nga çfarë ka ndodhur larg syve të publikut. Pra, nuk ka as duartrokitje për këtë vendim, as dënim.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Kush po e menaxhon më mirë situatën? 

Në një pikë, publiku është pothuajse unanim: David dhe Victoria Beckham po e menaxhojnë më mirë këtë situatë publikisht. Heshtja, distanca dhe mungesa e reagimeve emocionale shihen si strategji më e mençur sesa shpërthimet në rrjete sociale. Në epokën e oversharing, të mos flasësh po rezulton më bindëse.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Askush nuk beson se kjo histori mbyllet shpejt

Shumica e ndjekësve të Anabel mendojnë se kjo histori ose sapo ka filluar, ose do të shuhet pa u zgjidhur realisht. Dhe, me një ironi tipike tonën, shumë janë të bindur se kjo dramë do të përfundojë, herët a vonë, në një dokumentar.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Nëse do ketë dokumentar, duam çdo detaj

Një mesazh del shumë qartë: një version i vetëm nuk mjafton. Ne duam t’i dëgjojmë gjithë, pa filtra dhe pa PR.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Trauma apo reagim emocional?

Shumë ndjekës besojnë se Brooklyn po vepron i shtyrë më shumë nga emocionet e momentit sesa nga trauma reale, edhe pse një pjesë pranon se të dyja mund të bashkëjetojnë. Pra, dhimbja e tij nuk mohohet, por mënyra si po shprehet, nuk duartrokitet.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

JO "larje hesapesh” në publik!

Një gjë është e qartë: ekspozimi publik i konflikteve familjare nuk gjen shumë mbështetje. Shumica mendojnë se këto gjëra duhen zgjidhur privatisht, ose me ndihmë profesionale, jo përmes Instagramit.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Madje, po të ishin vetë në vendin e Brooklyn-it, pjesa më e madhe do të zgjidhte terapi familjare, largim pa shpjegime dhe heshtje, jo deklarata publike.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Sondazhi i Anabel nuk nxori fitues. Publiku ynë nuk mendon se kjo dramë ka nevojë për të ndarë kush janë heronjtë dhe kush janë viktimat, por ka nevojë për reflektim, maturi dhe më pak spektakël në rrjete sociale.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

What do Anabel's followers think about the Beckham drama? Here's how the votes were divided

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën
Photo: David & Victoria Beckham / Brooklyn Beckham and Nicola Peltz

The Beckham family drama has taken the internet by storm, but if there's one thing that's clear from Anabel's poll , it's this: the public isn't picking a side with absolute conviction. Instead, the majority are following the story with skepticism.

Brooklyn between faith and doubt

Although Brooklyn claims to have spoken out, his followers have not lined up en masse behind him. There is empathy for how he feels, but not blind faith in his version. On the other hand, David and Victoria Beckham are seen as more reserved and stable in public, which has earned them more credibility. However, a significant portion of the public believes that the truth is neither on one side nor the other.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Nicola Peltz? Most think "something is wrong"

In this whole story, Nicola Peltz emerges as the most suspicious point for the public. Many followers feel that there is something "wrong" with her role in the conflict, even without openly declaring her guilty. Only a small minority sees her as an unjust victim, while the rest admits that there are many versions. In short: the public is more critical of Nicola than of Brooklyn.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Dancing at a wedding? Not as scandalous as it was made out to be

The claim about the "inappropriate" dance at the wedding has not convinced many. Many see it as an exaggerated episode, a family misunderstanding, or simply a typical wedding moment that was blown out of proportion.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

"No contact" with parents: understanding, but not full approval

Cutting off contact with parents is seen with understanding, but not as a first solution. The public is divided between empathy for mental health and the belief that the family is not easily abandoned. The most widespread attitude is: everything depends on what happened away from the public eye. So, there is neither applause for this decision, nor condemnation.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Who is managing the situation better? 

On one point, the public is almost unanimous: David and Victoria Beckham are handling this situation better publicly. Silence, distance, and lack of emotional reactions are seen as a smarter strategy than social media outbursts. In the age of oversharing , not speaking is proving more convincing.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

No one believes this story will end soon.

Most Anabel followers think that this story has either just begun, or will die down without being truly resolved. And, with typical irony, many are convinced that this drama will end, sooner or later, in a documentary.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

If there's going to be a documentary, we want every detail.

One message comes out very clearly: one version is not enough. We want to hear them all, without filters and without PR.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Trauma or emotional reaction?

Many followers believe that Brooklyn is acting more out of the emotions of the moment than out of actual trauma, although some acknowledge that the two can coexist. So his pain is not denied, but the way he is expressing it is not applauded.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

NO "settling scores" in public!

One thing is clear: public exposure of family conflicts does not find much support. Most believe that these things should be resolved privately, or with professional help, not via Instagram.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

In fact, if they were in Brooklyn's place themselves, most would choose family therapy, a quiet departure, not public statements.

Çfarë mendojnë ndjekësit e Anabel për dramën

Anabel's poll did not produce a winner. Our audience does not think that this drama needs to separate who the heroes are and who the victims are, but needs calm, moderation and less spectacle on social media.