Anabelizim

Rasti Fifi & Flori: çfarë na mëson për marrëdhëniet

Rasti Fifi & Flori: çfarë na mëson për
Foto: Fifi dhe Flor Mumajesi

Flori Mumajesi refuzon të flasë me Fifin dhe ne nuk do ta dinim këtë, nëse Fifi nuk do ta kishte thënë vetë publikisht. Jo një herë, por disa herë: që i shkruan dhe nuk merr përgjigje dhe e vetmja gjë që i ka ngelur, (e thënë me shaka) “është të shkojë dhe t’ia thyejë derën”.

Këtu nuk po flasim për një histori dashurie, por për një miqësi mes dy artistësh, dy njerëzish që kanë ndarë kohë, ide, mendime dhe bashkëpunime. Pikërisht për këtë arsye, situata bëhet edhe më delikate. Sepse miqësitë janë ndër marrëdhëniet më të bukura në jetë dhe, kur ndërpriten/mbarojnë pa një shpjegim, dhembin.

E megjithatë, pa e vënë në dyshim ndjeshmërinë apo sinqeritetin e Fifit, duhet thënë se deklaratat e përsëritura publike për një marrëdhënie ku pala tjetër ka zgjedhur heshtjen, janë problematike. Së pari, sepse nxjerrin në pah një marrëdhënie private ku vetëm njëra palë flet, duke i dhënë publikut një histori ku Fifi është gjithmonë ajo që kërkon, ndërsa Flori zgjedh të mos flasë. Së dyti, sepse normalizojnë idenë që këmbëngulja e vazhdueshme është e pranueshme edhe kur tjetri nuk përgjigjet. Dhe së treti, sepse kjo përsëritje e vazhdueshme e zhvendos dhimbjen nga një proces personal në një narrativë publike, të hapur për komente, spekulime dhe gjykime - me pak fjalë, në material portalesh.

Por përtej këtyre, ka dy çështje që meritojnë të analizohen me kujdes.

Së pari, heshtja nuk është gjithmonë një formë refuzimi që lidhet personalisht me dikë. Ndonjëherë, është mbijetesë. Një njeri mund të jetë duke kaluar një periudhë jashtëzakonisht të vështirë (krizë ekzistenciale, lodhje emocionale, mbingarkesë mendore, zi për një person të afërt etj.) dhe në këto rrethana, tërheqja nga komunikimi bëhet mënyra e vetme për të qëndruar në këmbë. Këtë e kupton vetëm dikush që e ka përjetuar një gjendje të tillë, kur edhe një mesazh i thjeshtë “jam mirë” kërkon energji që nuk e ke. Këta njerëz duhen kuptuar, sado të na dhembë mungesa e komunikimit me ta.

Së dyti, Flori mund të ketë zgjedhur thjesht të mos ketë më marrëdhënie komunikimi me Fifin. Për çfarëdo arsye. E drejtë apo e gabuar, e shpjeguar apo jo, mbetet një zgjedhje personale. Heshtja nuk është mënyra më e bukur për të mbyllur një marrëdhënie, por duhet pranuar: po, edhe heshtja është një përgjigje.

Ndodh që ne shpesh e normalizojmë këmbënguljen e vazhdueshme për të folur me dikë, për të kërkuar shpjegime, për të mos e lënë pezull një raport. E quajmë mall, dashuri, ndjeshmëri, besnikëri etj. Por harrojmë një gjë thelbësore: si çdo marrëdhënie tjetër, edhe miqësitë ekzistojnë vetëm kur janë DY njerëz që duan të jenë aty. Kur njëra palë largohet, edhe pa dhënë shpjegime, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta pranojmë.

Patjetër që gjithë këto shpjegimet e mësipërme nuk e lehtësojnë dhimbjen e Fifit. Përkundrazi. Dhimbja e saj, dëshira për të folur dhe takuar mikun e saj është është e kuptueshme, njerëzore. Por fakti që dikujt i dhemb një marrëdhënie, nuk e detyron palën tjetër të qëndrojë, të shpjegojë, të flasë apo të përgjigjet, nëse nuk mundet ose nuk dëshiron më.

Si shoqëri, nuk na është mësuar mjaftueshëm kjo ide: që jo gjithmonë kur dikush hesht, po na e lë seen, po na ofendon, po përkëdhelet, po bën të vështirin/ën që ne të këmbëngulim më shumë. Ndoshta, thjesht po vendos një kufi.

Ndonjëherë, heshtja është një formë komunikimi që tregon fundin e një marrëdhënieje. Ta pranosh këtë, sado e vështirë të jetë, nuk është as mospërfillje, as mungesë dashurie dhe as dobësi, por respekt. Për veten dhe për tjetrin. :)

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

The Fifi & Flori case: what it teaches us about relationships

Rasti Fifi & Flori: çfarë na mëson për
Photo: Fifi and Flor Mumajesi

Flori Mumajesi refuses to talk to Fifi and we wouldn't know this if Fifi hadn't said it publicly himself. Not once, but several times : that he writes to her and gets no response and the only thing left for him to do (jokingly) "is to go and break down her door."

We are not talking about a love story here, but about a friendship between two artists, two people who have shared time, ideas, thoughts and collaborations. Precisely for this reason, the situation becomes even more delicate. Because friendships are among the most beautiful relationships in life and, when they are interrupted/ended without an explanation, they hurt.

And yet, without questioning Fifi's sensitivity or sincerity, it must be said that repeated public statements about a relationship where the other party has chosen silence are problematic. First, because they highlight a private relationship where only one party speaks, giving the public a story where Fifi is always the one asking, while Flori chooses not to speak. Second, because they normalize the idea that persistent insistence is acceptable even when the other does not respond. And third, because this constant repetition shifts the pain from a personal process to a public narrative, open to comment, speculation, and judgment - in short, into portal material.

But beyond these, there are two issues that deserve careful analysis.

First, silence is not always a form of rejection that is personally related to someone. Sometimes, it is survival. A person may be going through an extremely difficult period (existential crisis, emotional exhaustion, mental overload, mourning a loved one, etc.) and in these circumstances, withdrawing from communication becomes the only way to stay on their feet. Only someone who has experienced such a situation understands this, when even a simple message “I’m fine” requires energy that you don’t have. These people need to be understood, no matter how much the lack of communication with them hurts us.

Secondly, Flori may have simply chosen to no longer communicate with Fifi. For whatever reason. Right or wrong, explained or not, it remains a personal choice. Silence is not the most beautiful way to end a relationship, but it must be admitted: yes, silence is also an answer.

It happens that we often normalize the constant insistence to talk to someone, to ask for explanations, to not leave a relationship hanging. We call it longing, love, sensitivity, loyalty, etc. But we forget one essential thing: like any other relationship, friendships only exist when there are TWO people who want to be there. When one party leaves, even without giving explanations, we have no choice but to accept it.

Of course, all of the above explanations do not ease Fifi's pain. On the contrary. Her pain, the desire to talk and meet her friend is understandable, human. But the fact that someone is hurt by a relationship does not force the other party to stay, explain, speak or respond, if they can no longer or do not want to.

As a society, we haven't been taught this idea enough: that not always when someone is silent, they are letting us down, offending us, patronizing us, making it difficult for us to insist more. Maybe, they are simply setting a boundary.

Sometimes, silence is a form of communication that signals the end of a relationship. Accepting this, no matter how difficult it is, is neither disrespect, nor lack of love, nor weakness, but respect. For yourself and for the other. :)