Anabelizim

“Të të doja ty ishte maratona ime, por ti më ndale para vijës së finishit”

“Të të doja ty ishte maratona ime, por ti më ndale para
Foto: Pinterest

Përshëndetje Anabel,

U bë kohë që tentoj të shkruaj një e-mail drejt jush, me shpresën se do të publikohet sigurisht anonimisht, si një kujtim për një dashuri të mbetur pezull dhe me idenë që ai mund t’i rikthehet publikimit gjithmonë.

Faleminderit <3

“E kam gjetur shpesh veten në këtë dritare e-mail-i të hapur, zënë mat nga dëshira të shkruaj për ty.

Ja ku jam prapë sot, e fshehur pas e-mail-it, sepse nuk t’i them dot më gjërat përballë, s’t’i them dot as me mesazhe nga frika se mbase do mendosh vërtet që ‘është dashuri adoleshentesh’. Në fakt nuk është, ose është, po ç’rëndësi ka kjo tani, sepse nga sot, situata jonë nuk është më njësoj.

Mesazhi yt sot, ndryshe nga herët e tjera, javët e shkuara apo dje, ku ti më thua si një surprizë që ke dikë në jetën tënde, më shembi çdo mur të zemrës. Nuk pretendoja kurrë që ti të ishe vetëm i imi, duke marrë shkas nga fakti që as unë nuk kam qenë në asnjë moment e gjitha e jotja, ama dashuria jonë ishte diçka. Ishte dashuria ime! Me ty bëhesha lozonjare, e dashur, e shkujdesur, herë-herë edhe ‘budallaqe’, sepse e kapja veten thjesht duke pritur të dalë emri yt te telefoni im.

Të kam ndier deri në palcë herën e fundit që u takuam. Mbaj mend aromën tënde, e di si frymoje, e ndiej çdo ditë në buzët e mia puthjen tënde të shkurtër, fjalët e tua në vesh, përqafimin tënd.

Çudi, si dashuritë (mbase edhe jo si kjo e jona) nuk përfundojnë asnjëherë bashkë. Dhe ti e di mirë se ne të dy nuk ishim të destinuar kurrë të ishim bashkë, po nuk ndaluam kurrë së foluri. Unë nuk ndalova kurrë së vrapuari të kapja jetën, punën, angazhimet, e ti nuk tentove kurrë të më arrish te maratona e lëmshave të mi. U ndale te epshi, te dëshira e momentit, e pastaj te logjika e trurit, duke i thënë vetes se mbase kjo maratonë s’do kishte medalje për ty, dhe e le.

Sot ti vrapon për një maratonë tjetër, me fund të lumtur e medalje të artë, duke më lënë mua në lëmshat e mi, me ritmin e ulur dhe dashuri të mbetur peng, duke pritur për shanse, njësoj si grafiti i Banksy-t, dokumentuar në muzetë e Barcelonës.

Të të doja ishte maratona ime, edhe pse pengesat në rrugën për zemrën tënde ishin më të mëdha se shpirti im i garës.

Unë e di që diku në rrugëtimin tënd do më japësh sinjale që jam aty, me ty, se më ke menduar. E di edhe që emri yt do më shfaqet një ditë, duke më thënë se të ka marrë malli, se do doje të më puthje prapë, se do doje që të isha zgjimi dhe gjumi yt (për të cilat më vjen keq që nuk isha kurrë). E di edhe që sfidën për mos të të dashur e kam humbur, e që jam vetëm në betejën me boshllëkun e tentativat për të mos shkruar asnjë mesazh drejt teje. Por të paktën ti do kesh këtë e-mail, që mund t’i rikthehesh sa herë të ngecesh në pengesat gjatë vrapit tënd.

Unë do jem gjithmonë këtu, për ty, duke të të menduar, sepse në çfarëdo maratone, vetëm apo bashkë, ti do jesh gjithmonë kampion në zemrën time.

Të dua!”

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

"Loving you was my marathon, but you stopped before the finish line"

“Të të doja ty ishte maratona ime, por ti më ndale para
Photo: Pinterest

Hello Anabel,

It's been a while since I tried to write an e-mail to you, with the hope that it will be published anonymously, of course, as a memoir of a love left in suspense and with the idea that it can always return to publication.

Thank you <3

"I have often found myself with this open email window, overcome with the desire to write about you.

Here I am again today, hidden behind e-mail, because I can't tell you things face to face anymore, I can't even tell you through text messages for fear that maybe you'll really think that 'it's teenage love.' In fact, it's not, or it is, but what does that matter now, because from today on, our situation is no longer the same.

Your message today, unlike other times, the past weeks or yesterday, where you tell me as a surprise that you have someone in your life, broke down every wall of my heart. I never claimed that you were only mine, taking as a reason the fact that I was never all yours either, but our love was something. It was my love! With you I became playful, loving, carefree, sometimes even 'stupid', because I caught myself simply waiting for your name to come up on my phone.

I felt you to the core the last time we met. I remember your scent, I know how you breathed, I feel your brief kiss on my lips every day, your words in my ear, your embrace.

Strange, how loves (maybe not like ours) never end together. And you know very well that we were never destined to be together, but we never stopped talking. I never stopped running to catch up with life, work, commitments, and you never tried to catch up with me in the marathon of my affections. You stopped at lust, at the desire of the moment, and then at the logic of the brain, telling yourself that maybe this marathon wouldn't have a medal for you, and you let it go.

Today you run for another marathon, with a happy ending and a gold medal, leaving me on my own, with a slowed pace and love held hostage, waiting for chances, just like Banksy's graffiti, documented in the museums of Barcelona.

Loving you was my marathon, even though the obstacles on the way to your heart were greater than my competitive spirit.

I know that somewhere along your journey you will give me signals that I am there, with you, that you have thought of me. I also know that your name will appear to me one day, telling me that you miss me, that you would like to kiss me again, that you would like me to be your wake-up and sleep (which I regret that I never was). I also know that I have lost the challenge of not loving you, and that I am alone in the battle with the emptiness and the attempts to not write any messages to you. But at least you will have this e-mail, which you can return to whenever you stumble upon obstacles during your run.

I will always be here, for you, thinking of you, because in any marathon, alone or together, you will always be the champion in my heart.

I love you!”