Anabelizim

"Nëse dashuria jonë do mund të na shpëtonte, unë & ti do jetonim përgjithmonë"

"Nëse dashuria jonë do mund të na shpëtonte, unë
Foto: TeresaLizet93/ Pinterest

E vetmja dashuri e imja,

E di që kjo letër ishte e papritur për ty, siç ka qenë gjithçka që ndodhi me jetët tona. E mistershme, e rrezikshme, pa orientim. Nuk di as vetë nëse po bëj gabim të të shkruaj ty pas kaq shumë kohësh, mbase nuk është gjëja më e duhur për t'u bërë. Më e duhura do ishte të harroheshim, të mos e kujtonim më kurrë njëri-tjetrin.

Por a mundet zemra të harrojë për kë rrahu më shpejt? Unë s'munda. Dhe, duke ditur që s'do mundem kurrë, vendosa të të shkruaj.

Pa ndonjë shpresë për ndryshim. Se unë fundin e di. Ashtu si dhe ti. Por ne të dy merituam pak më tepër. E meqë rrjedha e jetës refuzoi të na takonte në të njëjtat koordinata, le t’i vjedhim jetës ca çaste që nuk janë tonat. Sepse s'kemi ç'humbim më shumë.

S'di ta them sa shumë më mungon. Se ti bëre bashkë shumë pjesë të shpirtit tim, që të shpërndara ishin lënë në harresë. Por ti ike, dhe unë prapë u riktheva si dikur. U riktheva në vetveten e dikurshme, që aq shumë e urreja. Vetëm me ty unë munda të isha unë. Unë munda të dua veten. Dhe askush më parë s’më kishte bërë të ndihesha ashtu.

Kam frikë se më mungon jo vetëm ti. Më mungon dhe vetja kur isha me ty. Se pas teje, unë humba gjithçka që i kisha marrë jetës. I humba kaq shpejt. Diku duhej të kishim filluar.
Të kishim lënë gjurmët tona, në këtë jetë që shpejt kujtimet fshin.

Është hera e parë pas kaq shumë kohësh që të shkruaj ty, por jo hera e parë që shkruaj për ty. E unë vetëm për ty di të shkruaj. Të kisha premtuar që do shkruaja ndonjëherë gjëra të bukura për ne të dy. Nuk ishte e thënë! Në momentet më të lumtura tonat, isha e dehur nga prania jote dhe mendoja se kisha kohë sa deti për të shkruar. Sa isha gabuar!

Tashmë, më duhet të të jetoj veç me mall në kujtime. Unë e di që dhe ti më kujton mua. Mund të duket si egoiste, por në fakt është dëshmi se dashuritë e vërteta nuk vdesin. Disa prej tyre janë të dënuara të mos përjetohen gjatë, siç ishte kjo e jona.

Unë e kam pranuar që nuk do ketë më një vazhdimësi për ne. Dhe nuk di pse po të shkruaj.
Por më duket aq e padrejtë gjithçka. Dua kaq shumë të më thuash që ke vazhduar jetën tënde dhe je i lumtur. Sepse kam kuptuar që gjithë këtë kohë kam vuajtur më shumë për dhimbjen tënde se për veten.

Të di që je i lumtur, që më ke harruar, ose që emri im s’të ngjall më kujtime kur e dëgjon; e di që do jetë e dhimbshme për mua, por do lumturohem për ty. Do më dhembë se si munde të më harroje, por në fund do buzëqesh që ti ia ke dalë të ndërtosh një jetë të bukur për veten. Këtu të paktën do ndieja pakëz drejtësi për dashurinë tonë. Mbase, kështu do mësoj dhe unë të ndërtoj një tjetër jetë.

Mendimi që unë mund të jem e lumtur dhe ti të vuash për dashurinë tonë më torturon çdo çast, ndaj s'kam mundur as të mendoj për dikë tjetër përpos teje. Ndaj, të lutem, ose më harro, ose rikthehemi dhe një herë pa menduar për askënd tjetër veç nesh, se po mbytem në heshtje. Dhe kam shumë frikë.

Kam aq frikë se mos do të të takoj ndonjëherë rastësisht, kur ti dhe unë të kemi vazhduar jetët tona. Kur të jetë aq vonë për ne të dy. Vazhdoj të të dua si më parë. Humbëm në gjurmët e dashurisë sonë që tashmë vetëm dhemb.

Unë meritoj ta them përsëri, dhe ti meriton ta dëgjosh si për herë të parë:

"Nëse dashuria jonë do mund të na shpëtonte, unë dhe ti do jetonim përgjithmonë."

- Shkruar për Anabel nga një vajzë anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Për interpretimin e saj në filmin Anatomy of a Fall, Sandra Hüller u bë aktorja e tretë gjermane e nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë.

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂

"If our love could save us, you and I would live forever."

"Nëse dashuria jonë do mund të na shpëtonte, unë
Photo: TeresaLizet93/ Pinterest

My only love,

I know this letter was unexpected for you, as everything that happened in our lives has been. Mysterious, dangerous, without direction. I don't even know if I'm making a mistake writing to you after so long, maybe it's not the right thing to do. The best thing would be for us to forget each other, to never remember each other again.

But can the heart forget for whom it beat faster? I couldn't. And, knowing that I never will, I decided to write to you.

Without any hope for change. Because I know the end. Just like you. But we both deserved a little more. And since the flow of life refused to meet us at the same coordinates, let's steal from life a few moments that are not ours. Because we have nothing more to lose.

I can't tell you how much I miss you. Because you brought together many parts of my soul, that were scattered and forgotten. But you left, and I went back to how I used to be. I went back to the old me, that I hated so much. Only with you could I be me. I could love myself. And no one had ever made me feel that way before.

I'm afraid that I miss not only you. I miss myself when I was with you. Because after you, I lost everything I had taken from life. I lost it so quickly. We should have started somewhere.
We should have left our traces, in this life that quickly erases memories.

It's the first time in so long that I've written to you, but not the first time that I've written about you. And I only know how to write about you. I had promised you that I would write beautiful things about the two of us someday. It wasn't meant to be! In our happiest moments, I was intoxicated by your presence and thought I had plenty of time to write. How wrong I was!

Now, I have to live with you only in longing in memories. I know that you also remember me. It may seem selfish, but in fact it is proof that true loves do not die. Some of them are doomed not to be experienced for long, as ours was.

I have accepted that there will be no more continuity for us. And I don't know why I am writing to you.
But everything seems so unfair to me. I want so much for you to tell me that you have continued your life and are happy. Because I have realized that all this time I have suffered more for your pain than for myself.

To know that you are happy, that you have forgotten me, or that my name no longer brings back memories when you hear it; I know that it will be painful for me, but I will be happy for you. It will hurt me how you could forget me, but in the end I will smile that you have managed to build a beautiful life for yourself. Here at least I would feel a little justice for our love. Maybe, this is how I will learn to build another life.

The thought that I could be happy and you could suffer for our love tortures me every moment, so I couldn't even think about anyone else but you. So, please, either forget me, or let's get back together once and for all without thinking about anyone else but us, because I'm drowning in silence. And I'm so scared.

I'm so afraid that I'll ever meet you by chance, when you and I have moved on with our lives. When it's so late for both of us. I continue to love you as before. We got lost in the tracks of our love that now only hurts.

I deserve to say it again, and you deserve to hear it as if for the first time:

"If our love could save us, you and I would live forever."

- Written for Anabel by an anonymous girl, for the  “Untold Stories”  column – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .