Anabelizim

Letër djalit që besoja se ishe

Letër djalit që besoja se ishe
Foto: amir313u/ Pinterest

"E di që ndoshta ky mesazh s’do të lexohet kurrë, por gjithsesi dua ta lë këtu... më shumë për veten time sesa për ty.

Një vit më parë, në ato dy muaj që u njohëm, unë pashë diçka tek ti që më bëri të besoj se ia vlente të prisja. Dhe ndoshta, edhe pse u shkëputëm, unë sërish prisja, jo mesazhe, por përpjekje të vërteta. E vetmja gjë që kam dashur gjithmonë prej dikujt ishte të ndihem prioritet, jo mendim i fundit. Prandaj më preku mënyra se si, kur do ishe vetëm dy ditë këtu, takimi ynë u la për orët e fundit, pak para se të niseshe sërish. Më bëre të kuptoja që s’isha vend i rëndësishëm në axhendën tënde. 

Gjithsesi, edhe pse u tërhoqa, nuk vazhdova me askënd, sepse unë besoja te mënyra si flisje për të ardhmen, për të qenë bashkë, edhe nëse e thoshe me shaka. E besoja sepse mua më vinte natyrshëm të isha e sinqertë me ty. S’më ka interesuar kurrë çfarë kishe, sa fitoje, si jetoje, isha e qetë me idenë e njeriut që mendova se ishe. Kur më shkrove më 15 gusht, mendova se ndoshta ajo ishte shenja. Por kur veprove sikur 10 muaj heshtje s’kishin ekzistuar, e kuptova që unë e kisha marrë seriozisht diçka që ti e kishe lënë pezull. Megjithatë, përsëri...mendoja se nëse do të të interesonte vërtet, do ta tregoje me veprime.

Dhe pastaj, në më pak se dy muaj, mësoj se je fejuar e martuar me dikë tjetër.

Nuk të urrej. Thjesht më dhemb mënyra sa shpejt dikush tjetër u bë ajo që unë prisja të isha për ty, si u ndjeva krejt e pavlerë në gjithë këtë histori. Si dikush që priti për diçka që për ty s’kishte kurrë peshë. Dhe po, e di që me shumë mundësi e kishe njohur prej kohësh dikë tjetër, edhe në momentin kur vendose të më kërkoje përsëri.

Nuk po kërkoj përgjigje. Nuk po kërkoj asgjë. Dua thjesht ta lë këtë copëz të së vërtetës sime këtu, nëse ndonjëherë të bie përpara."

- Shkruar për Anabel nga një grua anonime, për rubrikën “Untold Stories” – streha ku rrëfejmë ato çaste kur zemra kërkon të flasë, qoftë për të mirat, qoftë për të vështirat, për ndjesitë më të thella që nuk duam t’i mbajmë brenda. Nëse edhe ju dëshironi të ndani historinë tuaj, na shkruani në [email protected].

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Letter to the boy I believed you were

Letër djalit që besoja se ishe
Photo: amir313u/ Pinterest

"I know this message will probably never be read, but I still want to leave it here... more for myself than for you."

A year ago, in those two months we met, I saw something in you that made me believe that it was worth waiting for. And maybe, even though we broke up, I was still waiting, not for messages, but for real efforts. The one thing I've always wanted from someone was to feel like a priority, not an afterthought. That's why I was touched by the way that, when you were only going to be here for two days, our meeting was left for the last few hours, just before you left again. You made me realize that I wasn't an important place on your agenda. 

However, even though I pulled away, I didn't continue with anyone, because I believed in the way you talked about the future, about being together, even if you said it jokingly. I believed it because it came naturally to me to be honest with you. I was never interested in what you had, how much you earned, how you lived, I was at peace with the idea of ​​the person I thought you were. When you wrote to me on August 15, I thought maybe that was a sign. But when you acted as if 10 months of silence hadn't existed, I realized that I had taken something seriously that you had left in suspense. However, again… I thought that if you really cared, you would show it with actions.

And then, in less than two months, I find out you're engaged and married to someone else.

I don't hate you. It just hurts me how quickly someone else became what I expected to be for you, how I felt so worthless in this whole thing. Like someone who waited for something that never mattered to you. And yes, I know you've probably known someone else for a long time, even when you decided to look for me again.

"I'm not looking for answers. I'm not looking for anything. I just want to leave this piece of my truth here, in case it ever comes across."

- Written for Anabel by an anonymous woman, for the  “Untold Stories” column  – the haven where we recount those moments when the heart wants to speak, whether about the good or the difficult, about the deepest feelings that we don't want to keep inside. If you too would like to share your story, write to us at  [email protected] .