Anabelizim

Jo çdo harresë është mungesë respekti: Rasti Dalina - Loredana dhe pesha e emrit në media

Jo çdo harresë është mungesë respekti: Rasti Dalina -

Në një bisedë spontane gjatë emisionit “The Dalina Show”, Dalina Buzi, duke folur me të ftuarat Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, u përball me një moment që të gjithëve na ndodh: nuk iu kujtua emri i dikujt. Më saktë, i Loredana Bratit, ish-banore e “Big Brother VIP 4”. Në vend që të mendohej gjatë, Dalina reagoi sipas mënyrës së saj, shpeshherë impulsive, dhe tha:

“Si e ka emrin ajo... e Jozit?”

Kaq mjaftoi që në rrjet të nisnin komentet dhe Loredana të reagonte në Instagram Story:

“Të gjithë së bashku: Loredana Brati, Loredana Brati. Çfarë ju kujtoj edhe unë, kur ju para disa javëve bënit artikujt me emrin Loredana Brati. Dhe nuk ishte një, ishin më shumë se një. E vetmja gjë që mund t’ju them është se nuk është mënyra e duhur.”

Jo çdo harresë është mungesë respekti: Rasti Dalina -

Shënim: Dalina Buzi nuk është gazetare që shkruan artikujt e Anabelit dhe nuk ndërhyn në linjën editoriale të redaksisë. Ajo është themeluese dhe botuese e platformës, por jo pjesë e përditshme e përzgjedhjes së përmbajtjes editoriale.

Pas reagimit të Loredanës, Dalina fillimisht publikoi dje një përgjigje të shkurtër ku sqaronte se nuk kishte qenë dashakeqe fjalia e saj. Por të nesërmen, me mendje më të kthjellët, ajo reagoi sërish. Dhe këtë herë, jo vetëm për Loredanën, por mbi të gjitha për një fenomen më të gjerë që ka të bëjë me raportin që brezi i ri ka me “emrin” në publik.

Në një rrëfim personal, Dalina ndau një episod nga viti 2008, kur Vera Grabocka – një ikonë e medias shqiptare – i kërkoi të punonte si skenariste në “Me shumë dashuri”, një program i suksesshëm në atë kohë:

“Në 2008-n, kur unë isha 30 vjeç, kisha qenë në Top Channel, fitova masterin në Londër, pra kisha bërë shumë gjëra. Më bie telefoni rreth orës 5 pasdite, nuk e harroj kurrë. Ishte Vera Grabocka, të cilën unë e kisha adhuruar që 5 vjeç, një nga njerëzit që kam ndjekur më shumë në rininë dhe adoleshencën time në Shqipëri. E kështu, ajo më propozoi që të punoja në ‘Me shumë dashuri’ ku unë do të isha skenariste. Kur doli episodi i parë, ajo më tha: ‘Dalina e ke emrin te titrat në hyrje, shiko të pëlqen?’ Dhe unë thashë ‘Pse po ma thotë këtë kështu?’ Sepse unë kisha bërë gjëra edhe në Top Channel, skenariste te ‘Star Academy’, kryeredaktore te revista ‘Trendy’. Por ajo u sigurua të ma thoshte që emri im ishte në krye, te emrat kryesorë të programit.”

“Dalina, puno për emrin, pastaj emri punon për ty,” – kujtonte fjalët e të atit.

Në atë kohë, përmendja e emrit në titra ishte një shenjë vlerësimi dhe nderimi, por jo një e drejtë automatike. Ishte një lloj certifikimi që vinte pas kontributit, pas kohës, pas përkushtimit.

“Pavarësisht se sa eksperiencë kisha unë, çfarë kisha bërë dhe sa shumë kisha punuar për ato gjëra – pra nuk kisha hyrë në një reality show, por kisha bërë projekte si dokumentarë, ekskluzivitete – dhe pavarësisht këtyre gjërave, të thoshte Vera, për të cilën unë kisha një respekt të madh dhe isha rritur me të, ishte fëmijëria ime dhe kisha parë revolucionin që solli ajo, patjetër që ishte një gjë e madhe dhe unë i thashë ‘faleminderit’.”

Duke reflektuar mbi situatën me Loredanën, Dalina shtoi:

“Çështja e emrit në media për ne ka qenë shumë e shenjtë, tani nuk është. Loredana ka gjithë të drejtën e saj të reagojë, sepse ajo patjetër ka një emër që është i shenjtë dhe patjetër që nuk i përket Jozit dhe askujt tjetër. Unë atë e thashë si një mama që do të bëjë lidhjen me diçka dhe nuk i kujtohet; Loredanën e mbaj mend me Jozin dhe Jozi nuk është se ka vlerë më shumë se Loredana, por emrin e tij e ka fiksuar truri më shumë për arsye të caktuara, jo për ndonjë kontribut të madh.”

Dhe më tej:

“Ajo që është shqetësuese tani është mësymja që më bëhet mua, Aulonës apo Fatmës që kemi 20 vjet në treg dhe padyshim e kemi ngritur emrin tonë vetë, me punën tonë, edhe duke dështuar në publik, edhe duke folur diçka më shumë, edhe duke ndërgjegjësuar 5 vetë dhe duke mërzitur 5 të tjerë, se si nuk e njohim ne emrin e një vajze, e cila ka 1 vit në treg dhe kontributi i saj është i papërfillshëm.”

“Në 2008-n, po mendoj sikur unë të isha një reality star, mund të kisha thënë ‘si Vera më thotë mua që më ka vendosur emrin te titrat, si ma thotë këtë mua me kaq eksperiencë?’ Do të ishte skandaloze. Fillimisht nga prindërit e mi, të cilët do të më thonin ‘çfarë po bën? Ki respekt. Ka një hierarki pune, eksperience.’”

Ajo foli edhe për reagimin e parë që kishte postuar:

“Letra që postova dje – që ma bëri ChatGPT – ishte e vërteta, pra thjesht nuk e mendova. Sot mendova që nuk vlen ajo letra, sepse unë kam një detyrim ndaj njerëzve që më ndjekin. Ne duhet të kuptojmë që nuk është mirë të atakohem unë apo Aulona apo Fatma që harrojmë emrin e një vajze që ka 1 vit në treg.”

Mesazhi ishte i thjeshtë: njerëzit që kanë punuar gjatë, që mbajnë shumë përgjegjësi dhe që kanë kaluar nëpër shumë faza, nuk mund të jenë gjithmonë të përkryer në kujtesë. Por kjo nuk nënkupton mungesë respekti.

“Absolutisht nuk më pëlqeu që thashë ‘ajo e Jozit’, sepse nuk më pëlqen ta atashoj me asnjë. Ndodh, e harron dhe e lidh padashje me diçka dhe unë të lidha me atë njeri sepse të kam parë në Big Brother me atë njeri. Nuk ka ai më shumë vlerë se ti. Nëse ta harrova unë emrin, nuk ka problem. Do dhe ti kohë ta kesh emrin në titra, në librin tim.”

Ky ndoshta ishte një leksion i butë për të gjithë ata që e duan “emrin në titra” pa kuptuar sa punë ka pas atyre germave.

Sepse në tregun shqiptar, thuajse të gjithë duan që emri i tyre të përmendet, të mbahet mend dhe të fitojë statusin e një figure publike sa më shpejt. Por jo çdo emër është menjëherë i shenjtë – dhe nuk duhet të jetë. Çdo emër fitohet, ndërtohet, dhe bëhet i rëndësishëm me kohë, me punë dhe me përmbajtje.

- Shkruar nga Sindi Salaj, kryeredaktore e Anabel prej 7 vitesh, që rrallë e vendos emrin nëpër artikuj, jo sepse nuk do, por sepse ende s’ka vendosur si ta quajë versionin final të vetes: “ajo e fiksuara pas gjuhës shqipe” apo “ajo që s’del kurrë në video”.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Not every forgetfulness is a lack of respect: The Dalina - Loredana case and the weight of the name in the media

Jo çdo harresë është mungesë respekti: Rasti Dalina -

In a spontaneous conversation during the show "The Dalina Show", Dalina Buzi, speaking with guests Aulona Musta and Fatma Haxhialiu, faced a moment that happens to all of us: she couldn't remember someone's name. More precisely, Loredana Brati, former resident of "Big Brother VIP 4". Instead of thinking long, Dalina reacted in her own, often impulsive way, and said:

"What's Jozi's name?"

That was enough for the comments to start online and Loredana to react on Instagram Story:

"All together: Loredana Brati, Loredana Brati. What I also remember, when a few weeks ago you were doing articles with the name Loredana Brati. And there wasn't one, there were more than one. The only thing I can tell you is that it's not the right way."

Jo çdo harresë është mungesë respekti: Rasti Dalina -

Note: Dalina Buzi is not a journalist who writes Anabel's articles and does not interfere in the editorial line of the editorial office. She is the founder and publisher of the platform, but is not part of the daily selection of editorial content.

After Loredana's reaction, Dalina initially published a short response yesterday explaining that her sentence had not been malicious. But the next day, with a clearer mind, she reacted again. And this time, not only about Loredana, but above all about a broader phenomenon that has to do with the relationship that the younger generation has with the "name" in public.

In a personal account, Dalina shared an episode from 2008, when Vera Grabocka – an Albanian media icon – asked her to work as a screenwriter on “With Much Love,” a successful program at the time:

"In 2008, when I was 30 years old, I had been at Top Channel, I got my master's degree in London, so I had done a lot of things. My phone rang around 5 pm, I'll never forget it. It was Vera Grabocka, whom I had adored since I was 5 years old, one of the people I followed the most in my youth and adolescence in Albania. And so, she proposed to me to work on 'With Much Love' where I would be the screenwriter. When the first episode came out, she said to me: 'Dalina, your name is in the credits at the beginning, see if you like it?' And I said 'Why are you telling me this like that?' Because I had also done things at Top Channel, screenwriter at 'Star Academy', editor-in-chief of 'Trendy' magazine. But she made sure to tell me that my name was at the top, among the main names of the program."

"Dalina, work for your name, then your name will work for you," she recalled her father's words.

At that time, having your name mentioned in the credits was a sign of appreciation and respect, but not an automatic right. It was a kind of certification that came after contribution, after time, after dedication.

"Regardless of how much experience I had, what I had done and how much I had worked on those things – I hadn't entered a reality show, but I had done projects like documentaries, exclusives – and despite these things, to say Vera, for whom I had great respect and had grown up with, it was my childhood and I had seen the revolution that she brought, it was definitely a big thing and I said 'thank you' to her."

Reflecting on the situation with Loredana, Dalina added:

"The name issue in the media has been very sacred to us, now it is not. Loredana has every right to react, because she definitely has a name that is sacred and definitely does not belong to Jozi and anyone else. I said that like a mother who wants to make a connection with something and does not remember; I remember Loredana with Jozi and Jozi is not that he has more value than Loredana, but his name has been fixed in the brain more for certain reasons, not for any great contribution."

And further:

"What is worrying now is the attack on me, Aulona or Fatma, who have been in the market for 20 years and have undoubtedly raised our own name, with our own work, even by failing in public, even by speaking out a little more, even by raising awareness among 5 people and upsetting 5 others, how we don't know the name of a girl who has been in the market for 1 year and whose contribution is negligible."

"In 2008, I'm thinking if I were a reality star, I could have said 'how is Vera telling me that she put my name in the credits, how is she telling me this with so much experience?' It would have been scandalous. First from my parents, who would have said to me 'what are you doing? Be respectful. There is a hierarchy of work, experience.'"

She also spoke about the first reaction she had posted:

"The letter I posted yesterday – that ChatGPT did to me – was the truth, so I just didn't think about it. Today I thought that letter is not worth it, because I have an obligation to the people who follow me. We need to understand that it is not good to attack me or Aulona or Fatma for forgetting the name of a girl who has been on the market for 1 year."

The message was simple: people who have worked long hours, who have held many responsibilities, and who have gone through many stages, may not always have perfect memories. But that does not mean disrespect.

"I absolutely didn't like that I said 'Jozi's', because I don't like to associate it with anyone. It happens, you forget and you unintentionally associate it with something and I associated you with that person because I saw you on Big Brother with that person. He doesn't have more value than you. If I forget his name, no problem. You will have your name in the credits, in my book, too."

This was probably a gentle lesson for all those who love the "name in the subtitles" without understanding how much work goes into those letters.

Because in the Albanian market, almost everyone wants their name to be mentioned, remembered, and gain the status of a public figure as soon as possible. But not every name is immediately sacred – and it shouldn’t be. Every name is earned, built, and becomes important with time, with work, and with content.

- Written by Sindi Salaj, editor-in-chief of Anabel for 7 years, who rarely puts her name in articles, not because she doesn't want to, but because she hasn't yet decided what to call the final version of herself: "the one obsessed with the Albanian language" or "the one who never appears on video."