
Jori na tregon se vijon të jetë e lidhur me partnerin
Jori Delli, e ftuar në “E Diell” foli për thashethemet që qarkullojnë vërdallë se është ndarë nga Fred De Palma. Ndonëse as Jori dhe as Fred nuk kanë bërë ndonjë reagim apo s’kanë dhënë shenja për ndarje, sërish njerëzit e kanë pretenduar këtë, për shkak se Jori nuk ka publikuar më foto me partnerin.
Por, që s’ka panik! Jori dhe Fred janë bashkë!
“Jam ende e lidhur! Problemi është këtu: Kur unë nuk hedh ca foto në Instagram për disa javë, më pyesin: “Ende me Fred-in je?”. Ne bashkë jemi!".
Luana Vjollca flet për rikthimin në ekran
Pas përfundimit të "Ferma VIP 2" dhe telenovelës së trëndafilave, po afron tetori dhe njerëzit kanë një pyetje për Luana Vjollcën: “A do kthehet sërish në ekran këtë sezon?”. Luana e dha përgjigjen në një story për Instagram:
"Ndonjëherë ty të duhet pak kohë për veten. Për t'u ndjerë gjallë, për të kuptuar ç'të pëlqen të bësh në kohën e lirë. Unë jetoja më parë si robot, dija të isha e lumtur vetëm kur kisha punë për të bërë, përndryshe s'dija ç'të bëja me jetën time," nisi Luana të rrëfejë.
Më pas ajo tregoi se do të rikthehet në ekran, por pa zbuluar asnjë plan konkret, duke lënë deklaratën e saj të hapur për interpretim:
"Sigurisht që do rikthehem në ekran sepse nuk di si të jetoj pa ju, por në të njëjtën kohë më lejoni t'ju them diçka, ndiqni ëndrrën tuaj, por mos harroni të jeni vetvetja gjatë procesit," përmbylli ajo.
Drama Angela Martini – Fatmir Hysenbelliu
Befas, Angela Martini shpërtheu më shpejt se to dhe na tregoi se në fakt, të gjithë inatin e kishte me Fatmir Hysenbelliun, me të cilin zbuloi se ka qenë në një lidhje të shkurtër.
Në një postim të gjatë në Instagram, ku i bëri edhe tag Fatmirit, modelja shprehet:
“Tani po arrijmë te thelbi i vërtetë i problemit, ose të paktën ajo që unë besoj se mund të jetë! Përtej çështjes me reklamën e birrës (referuar një reklame ku ajo ka marrë pjesë), që tani të gjithë e kanë kuptuar se bëhet fjalë për Birra Tirana, ka diçka më personale që duhet ta pranoj. Shumë vite më parë, kur isha shumë e re, pata një lidhje të shkurtër, më pak se 2 javë me Fatmirin, djalin e pronarit të “Panoramës” dhe gjithë rrjetit të mediave të lidhura me atë familje”.
Postimi vijon me akuza se Fatmiri dhe familja e tij i kishin bllokuar lajmet për të dhe madje, se Fatmiri kishte edhe një të dashur paralele ndërkohë.
Postimin e plotë e gjeni këtu.
Kundërpërgjigjja e Fatmirit
Fatmir Hysenbelliu e lexoi mesazhin e gjatë të Angela Martini-t dhe akuzat e saj dhe vendosi të kthejë një përgjigje në “Live From Tirana”.
Pasi i uroi një mëngjes të mirë Ronaldo Sharkës, Fatmiri u shpreh se modelja u largua nga Shqipëria, pasi ai i tha se nuk kishte më interes tek ajo.
“Kjo situatë është për të qeshur dhe për të ardhur keq…si një grua e martuar dhe nënë fëmije, që besoj jeton përtej oqeanit e që nuk kam pasur kontakt me të që nga viti 2015 dhe që unë nuk e konsideroj lidhje…Kanë qenë shumë miq rreth nesh në atë periudhë që mund ta vërtetojnë se ajo u largua nga Shqipëria, sepse unë i thashë që nuk kam më interes tek ajo”.
Një tjetër link për reagimin e tij.
Angela i hedh benzinë zjarrit
Angela Martini s’e ka në plan të ndalet! Në një tjetër postim në Instastory, ajo publikoi mesazhet që Fatmiri i ka dërguar, pas reagimit të tij, se ai nuk kishte interes për Angela-n.
Në një deklaratë të mëparshme, Angela u shpreh se Fatmiri i kishte dërguar mesazhe dhe e provoi, duke publikuar mesazhet.
“Si ke qenë? Për mua ke shkruar te libri?”, janë mesazhet që Fatmiri i ka dërguar modeles, sipas saj.
Më tej, e akuzoi për hipokrizi Fatmirin dhe u bëri thirrje njerëzve që kanë vuajtur prej tij që ta bëjnë publik rastin.
Një person tjetër në dramë
Siç tha dhe vetë Angela, na ka servirur një ndër thashethemet më të mëdha të momentit dhe po sigurohet që ta ushqejë herë pas here me informacione të reja. Angela postoi disa mesazhe që i kanë dërguar në inbox, ku personi që shkruan pretendon se njeh një ndër ish-të dashurat e Fatmir Hysenbelliut dhe ka informacion se vajza nga Kosova, e quajtur Valbona Bajraktari, është në gjendje të rënduar psikologjike që pas lidhjes me Fatmirin.
Valbona reagoi vetë dhe u bë nami.
Loredana në një lidhje sekrete me konkurrentin e "Për'Puthen"?
Kur gjithçka në këtë sezon të Për'puthen po bëhej tepër e bukur për t'u besuar, vjen skandali i radhës. Loredana Brati, që shërbente si Kupidi mes vajzave dhe djemve të reality-t këtë sezon, përflitet se ka nisur një marrëdhënie me njërin prej konkurrentëve dhe për këtë arsye e kanë shkarkuar nga detyra e saj.
Burime të sigurta për "Pamfleti"-n thonë se Loredana dhe konkurrenti Keijsi Hyseni kanë gjetur përputhshmërinë me njëri-tjetrin.
Si pasojë, Loredana nuk do të jetë më pjesë e Për'puthen, edhe pse do ta shohim në ekran edhe për pak episode duke qenë se regjistrohen që më parë. Nuk është e ditur nëse i njëjti vendim vlen edhe për Keijsin.
Për t'i hedhur më shumë benzinë zjarrit, ka dhe një foto mes dyshes së skandalit.
Reagimet e Loredanës
Loredana ka reaguar pas aludimeve se nuk është më pjesë e Për'puthen, pasi u zbulua se kishte shumë afërsi (dhe ishte në fazat e para të lidhjes, sipas burimeve) me njërin prej konkurrentëve, Keijsin.
Ajo shkroi se njerëzve duhet t'u vijë turp për këto lajme dhe se burimet e sigurta, nuk janë edhe aq të sigurta.
Për më tepër, lexoni këtu.
Më pas, Loredana sqaroi lajmet që po qarkullojnë vërdallë se u përjashtua nga “Për’Puthen”, ku kishte rolin e Kupidit, pasi u zbulua “lidhja” e saj me një prej konkurrentëve, Keijsin. Përmes një lidhjeje telefonike në “Live From Tirana”, Loredana mohoi kategorikisht lidhjen dhe u shpreh se kishte vendosur të largohej nga emisioni për një tjetër arsye.
“Më mërziti pak të lexoja ato budallallëqe, por do kalojë. Edhe reagimi i fansave dhe publikut, ishte me mua duke më përkrahur. Më kanë parë për katër muaj kur isha në BBV se çfarë vajze jam e çfarë vlerash kam”, tha fillimisht Loredana.
Ajo tregoi se fotoja që bëri xhiron e portaleve, në fakt ishte thjesht një rastësi (fatkeqe le të themi).
“Nuk është asnjë lloj lidhjeje. Kisha kohë që kisha vendosur ta ndërprisja rrugëtimin tim, por për arsye tjetër. Fundjavën e kaluar kam qenë me shoqërinë në Dhërmi dhe ky djali punon në atë restorantin ku unë po drekoja. Aty u takuam dhe u ula në një tavolinë me të, ndejtëm pak bashkë. Kur u larguam, më bënë këtë foto. Javën e kaluar më bënë Laertin, këtë javë këtë. I bie të mos dal me asnjë person, të mos takoj askënd”.
Reagimi i plotë:
Thuhet se Buta është arrestuar!
Betim Januzi, a.k.a Buta, mund të jetë arrestuar, pas një aktakuze të ngritur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, për armëmbajtje pa leje dhe shitje dhe blerje të lëndëve narkotike.
Sipas “Prive”, reperi i njohur është ndaluar më 11 shtator dhe gjendet në paraburgim, duke shtuar se lajmi është konfirmuar nga Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Si përfundim, ora e Mozzik nuk ishte origjinale
Ndonëse autoritetet thanë se ora ishte origjinale, Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, që janë edhe përfaqësues ligjorë të markës zvicerane, shprehen se jo, ora nuk është origjinale, por një imitim.
Në postimin në Instagram nga vetë firma, shkruhet: “Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille”.
Më tej, shtohet:
“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë. Ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun”.
Mozzik reagon pas lajmit se ora ishte imitim: “Ishte një lojë me skenar”
Mozzik ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale, pasi rezultoi se ora e tij Richard Mille ishte e rreme, duke aluduar se politika i është kundërvënë. Përmes një postimi të gjatë, reperi u shpreh se prej shumë kohësh, disa persona nga Vetëvendosja kanë diçka personale me të.
“Ka kohë që disa nga Vetëvendosja (VV-ja) e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh dhe këtë e dini edhe vetë”.
Më tej, u bëri thirrje personave që ishin atë natë në doganë që të mos frikësohen dhe të tregojnë se i gjithë ishte një sulm politik. Ai bëri me dije se prej dy vitesh i është bërë padrejtësi dhe se me këtë rast e vërtetoi.
“Prej dy vitesh jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK (Administratën Tatimore të Kosovës) dhe e gjitha kjo punë u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë. Ama jo, jo, nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me vjedhje. I kam fituar vetëm me talentin tim dhe me orë false nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”.
Mozzik shtroi pyetjen nëse njerëzit janë në dijeni që kryeministri i vendit ka hatërmbetje dhe se gjithnjë ka qenë një hap përpara dhe me veprimin e fundit, “provoi” dyshimet e tij.
Emrat që përfliten si panelistet e "Goca & Gra"
"Goca & Gra" do të rikthehet në ekran më 30 shtator dhe kanë nisur të përfliten emrat e rinj që do të jenë në panel.
Në medie të ndryshme thuhet se Gerta Gixhari do të vijojë të qëndrojë në rolin e saj si moderatore.
Asaj do t'i bashkohen në debate e diskutime emra si:
Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu, si dhe Anila Basha.
Intervista e Eglit në "The Dalina Show"
Egli na tregoi se ç'ndodhi me bashkëpunimet me Fifin.
Egli Tako ka sqaruar situatën e krijuar mes saj dhe këngëtares Fifi, lidhur me këngët “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”.
Për ju që nuk e dini (dyshojmë të ketë ndonjë që i ka shpëtuar kjo dramë), Fifi fshiu në një moment nga Youtube bashkëpunimin me Eglin dhe aq u desh që të gjithë të mendonin se mes tyre ka ndodhur një keqkuptim.
Këngët u publikuan sërish, por kjo nuk i ndali dyshimet për një krisje të raportit mes dy artisteve.
E po, ku ka zjarr, ka edhe hi, thotë populli. Ndërsa Egli, lidhur me këtë situatë tha për “The Dalina Show” se:
"Kam 2 me Fifin, por nuk janë këngë të miat, unë jam e ftuar bashkë me Gimi-O-në, me një artist shumë të mirë të Kosovës tjetër, DJ Gimi-O-në. Jemi të ftuar në ato materiale, nuk është se i posedoj unë."
"Janë këngë të artistes, të Fifit, por të krijuara në atë studio në SBS”, shtoi ajo.
Egli flet për situatën në Drenicë
Egli Tako ka reaguar për herë të parë mbi zhurmën e madhe që u krijua kur, në një koncert të saj në Drenicë të Kosovës, njerëzit në publik thirrën njëzëri ofendimin e njohur ndaj Serbisë dhe dukej se Egli mbështeti momentin.
E pyetur nga Dalina për të sqaruar veten, Egli u përgjigj:
"Më vjen shumë mirë që e bëre këtë pyetje. Ndër gjithë fjalët që janë folur për mua, ndër gjithë gjërat që janë diskutuar, mund të kem reaguar një herë ose dy herë deri tani në totalin e këtyre 200 mijë herëve dhe nuk e kam pasur fare ndër mend që të bëja një reagim në rrjetet sociale, por meqënëse ti po ma drejton si pyetje më vjen mirë sepse dhe unë kam pasur dëshirë brenda vetes ta sqaroj një herë e mirë këtë muhabet."
Si fillim, ajo “justifikoi” disi veprimin e saj me argumentin se nuk ishte artistja e parë që e bënte këtë veprim në skenë:
"Ajo çfarë unë kam bërë në atë skenë, dua ta nis së pari duke thënë që është bërë nga mbi 20 artistë të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe vlen për ta theksuar, të Shqipërisë dhe të Kosovës përpara meje. Unë të them të drejtën s'është se e mbaj veten për ndonjë gocë me kaq shumë influencë sa të sfidoj emra si Noizy, si Finem, si artistë që posedojnë hit-e me nga 200 milionë klikime në YouTube dhe paguhen nga 20-25 mijë euro në koncerte. Megjithatë, ju faleminderit shumë të gjithë atyre njerëzve që u ka rënë në vesh kjo e imja, jo emrave të tjerë."
Më tej, ajo sqaroi se e kishte planifikuar paraprakisht të këndonte këngën e Adem Jasharit, por kurrsesi duke parashikuar atë që do ndodhte më pas:
"Gjëja ka ndodhur në formë të tillë, unë duke qenë se isha në Drenicë, pra kisha një koncert në Drenicë, brenda repertorit tim e ndjeva që ta këndoja këngën e famshme të Drenicës. Unë e ndjeva, e dija që do isha në Drenicë dhe po të shohësh në telefonin tim kam video përpara se të nisesha. Po bëja prova në Tiranë, për ta kënduar këngën sepse nuk kam qenë edhe në maksimumin tim vokal. Po nuk ma ndjente, thjesht doja që ta këndoja atë këngë dhe e dija që do ta këndoja sido që të dilte."
Këtu gjeni reagimin e plotë.
Egli flet për raportin me Olsin
Egli Tako ka folur për herë të parë me një sy reflektues mbi ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun dhe lidhjen e tyre disa-vjeçare. Në "The Dalina Show", në Andale Media, Egli rrëfeu për herë të parë shumë sinqerisht se në atë dyshe, njëri prej tyre duhet të bënte një hap pas:
Por, Egli sot, që sipas saj është një version i rilindur i vetes, veprimi i saj i kaluar ka qenë një gabim:
"Por është gabim, është shumë gabim. Sepse koha ikën dhe në fund të ditës, asgjë nuk vlen me shumë se vetja jote dhe qëllimet e tua në jetë. Për sa kohë Zoti të ka bekuar me talent është shumë gjynah të mos i vësh në praktikë."
Megjithatë, këtë "hap pas" në karrierën e saj, sot, ajo nuk e konsideron një peng jete:
"Pishman nuk jam bërë, unë mendoj që me mumdësitë që ne kishim që në atë kohë dhe nga ana e ish-partnerit, është përpjekur me mundësitë e veta që të më aktivizonte, të isha pjesë e një kënge, e një emisioni, qoftë edhe në prapaskenë."
"Kur je pak më e re, kur je pak më e vogël, kur je krah dikujt që tashmë i ka bërë shumë hapa përpara, e ke gjithmonë pak këtë... jo kompleksin e inferioritetit, se për sa kohë je çift, s'ke konkurrencë mes vetes, por e ndjen që o njëri, o tjetri duhet të jetë aty, nuk mund të jenë që të dy njësoj. Në shumë raste, mundohesh që të jesh ajo që qëndron ne hije dhe e mbështet te gjërat e veta [partnerin], jo ajo që të marrësh vëmendjen dhe të bësh më shumë se ai. Të paktën kjo ka qenë në rastin tim. Nuk e di sa është vlerësuar dhe kuptuar."
Egli flet për raportin me Gjestin
Në një rrëfim të gjatë e të sinqertë, Egli foli për Gjestin dhe marrëdhënien e tyre. Ajo konfirmoi se lidhja ka marrë fund.
"U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort, por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it."
Rrëfimin e plotë e gjeni këtu.
Egli rrëfehet për marrëdhëniet me ish-banorët e BBVA
Ajo theksoi se flet me të gjithë, ndonëse për shkak të angazhimeve nuk ka mundur të takohet shpesh me ta.
"Unë nuk kam marrëdhënie të këqija me asnjë, unë si Egli, nuk e di çfarë kanë ata me mua. Kur më flasin, u flas. Aty ku më shohin. Edhe ata kanë angazhimet e veta, nuk është se unë i shoh përditë që t'i takoj."
Po ashtu, ajo sqaroi dhe deklaratën e Loredanës, e cila tha se nuk e fshin dot nga memoria faktin (sipas saj) që Egli i ka marrë jastëkun dhe ia ka shkelur.
"Me Livian komunikoj, me Loredanën, nuk e di ç'thotë nëpër intervista lart e poshtë, 'më ka bërë këtë', 'më ka bërë atë'.
Sigurisht, Egli foli më tepër dhe ju klikoni këtu në rast se doni të dini më shumë.
Arjan Konomi shpërthen në ofendime ndaj Albana Osmanit
Rrjeti është ndezur ditët e fundit për një debat mes ish-moderatores Albana Osmani dhe aktivistes së të drejtave të komunitetit LGBT, Xheni Karaj. Ato ishin të ftuara në "Opinion" me Blendi Fevziun, për të diskutuar rreth projektligjit të ri që lidhet me barazinë gjinore, i cili ka rikthyer debatin e përbërësve të familjes.
Në një moment debati, Xheni Karaj përmend termin "burrneshë", në konteksin e gruas që merr rolin e burrit. Albana Osmani e interpretoi këtë deklaratë si konceptim i burrneshave nga ana e Xheni Karajt, si burra transgjinorë. Dhe ndodhi "përleshja" e mëposhtme:
Zhurma ka qenë e madhe dhe nuk mungoi një reagim edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili shpërtheu në ofendime ndaj Albana Osmanit:
“Moj Albana Osmani, sa u gëzova që të pashë në ekran dhe njëherë se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po sa bukur që fole! Po pse të kanë mbajtur moj si më torollaqen e televizioneve që ka ekzistuar ndonjëherë? Ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë e televizionet s'të kanë kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj siç të kemi menduar. Ti je një vajzë e zgjuar, e pjekur dhe që ke gjithë atë kulturë dhe pjekuri mendimi, eksperience, që të flasësh për tema kaq të rëndësishme," ironizoi ai.
Në fund, Konomi e mbylli me një "urim" për të mos e parë më Albana Osmanin në ekran me të tilla deklarata:
"Po pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty për të shtuar klikimet, se disa klikime i more. Se je një burrneshë tropoje. Por, më fal pak, burrneshat çfarë ishin? Albana të përshëndes, shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më me mendime të tilla”, përmbylli ai në videon e publikuar në Instagram.
Arbana Osmani mbase na tha se nuk do e shohim më si moderatore në një reality show
Jemi në serinë e radhës të pyetje/përgjigjeve në Instagramin e Arbana Osmanit. Patjetër, pyetjet rreth “Big Brother” nuk do mungonin, por këtë herë morën edhe përgjigje.
E pyetur nëse do t’i rikthehet moderimit të ndonjë ‘reality show’, Arbana tha se ndonëse merr ftesa vazhdimisht, ka një problem. Sipas saj, të tilla formate janë në një proces transformimi.
"Shiko, çdo vit më vijnë ftesa për të drejtuar reality show me idenë për të sjellë diçka 'ngjitëse' si Big Brother dikur. Problemi është që tani nuk vendos më produksioni 'i famshëm', por algoritmet. Dhe këto të fundit kanë krijuar një kaos, kanë shkatërruar realitetin që kishim dikur në këto formate. Nga 'reality' ka mbetur pak ose asgjë. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por është një dukuri globale.”
Po ashtu, ajo theksoi se formate të ngjashme me “Big Brother” do të funksionojnë më shumë si videogame.
“Kam përshtypjen se reality show-t janë në një fazë transformimi të thellë, dhe gjithnjë e më shumë do funksionojnë si videogame."
Acarimi i njerëzve me Arbanën
Arbana Osmani na paralajmëroi në story-n e saj në Instagram se çifti i parë që ka ftuar në "Mirëmbrëma Yje" ishte ndër më të komentuarit të këtij viti dhe këto komente jo gjithmonë kanë qenë pozitive.
Ajo që Arbana "harroi" të thoshte, ishte se çifti në fjalë ishte princ Leka me partneren e tij, Blerta Celibashi, të cilët me sa mbajmë mend, kanë patur tërësisht komente negative pas bujës së ndarjes së princit dhe Elia Zaharias dhe zyrtarizimit të lidhjes së tyre.
Në promo-n e episodit të parë të këtij sezoni, vërshuan komentet negative të njerëzve, që kritikonin sa çiftin, thjesht prej antipatisë që ndiejnë, sa Arbanën që i ftoi në emision.
Komentet e njerëzve i gjeni këtu.
Fifi flet për karrierën e saj: "Nisa të ndikohesha prej tregut dhe "aromës bastarde" të muzikës"
Fifi bëri një rikthim në botën e intervistave dhe e ftuar në “Pardon My French”, foli ndër të tjera për karrierën e saj muzikore. Këngëtarja u shpreh se në një pikë të caktuar të karrierës, ndjeu njëfarë presioni për klikime dhe për të qenë virale.
“E kam pas ndjerë këtë presionin derisa erdhi një moment dhe thashë: “Duhet vetëm të krijoj muzikë”. Që prej këngës “Zemrën”, kam thënë që do të nis tani që të publikoj dhe të bëj vetëm muzikë që mua më pëlqen dhe të mos them vetëm: “Të bëj një hit”.
Më tej, u shpreh se askush nuk e di se cila këngë mund të bëhet hit dhe cila jo, por pranoi se është ndikuar nga “aroma bastarde” e muzikës gjatë viteve të fundit.
“Kur unë i kam bërë këngët më të bukura të jetës sime kam thënë që dua të bëj një këngë të mirë që njerëzit të më dëgjojnë mua dhe këtë gjë e kam përdorur deri tek kënga “Hana”. Pastaj, nisa të influencohesha prej tregut dhe aromës bastarde që lëshon muzika këto vitet e fundit”.
Megjithatë, Fifi shtoi se ka zgjedhur të rikthehet sërish te dëshira për ta bërë muzikën siç ajo e ndjen, pa ndikimin e rrymave dhe artistëve të tjerë. Ajo u shpreh se nuk i dëgjon këngët e saj. Këtë e bën veç kur nuk kanë dalë ende, pasi e sheh nëse do të ndryshojë diçka ose jo.
“Këngët e mia unë nuk i hap t’i dëgjoj të them të drejtën. Këngët që unë i dëgjoj janë vetëm këngët e reja që nuk kanë dalë ende dhe më duhet që t’i hap që të shikoj nëse duhet të ndryshoj ndoshta diçka. I dëgjoj në momente të ndryshme që të shikoj nëse ma japin sërish emocionin e njëjtë; a ja vlejnë ose jo”.
Fifi tregon se kur e ka në plan të rikthehet në muzikë
Fifi, e ftuar në “Pardon My French”, tregoi se kur do të rikthehet në muzikë, duke lançuar projekte të reja. Këngëtarja rrëfeu se është duke punuar për këngë të bukura, të cilat thjesht pritet të publikohen.
“Jemi duke punuar në atë drejtim, jemi duke punuar për këngë të bukura, tani vetëm pritet që të publikohen”.
Artistja gjithashtu tregoi se krijon këngë të lumtura dhe se njerëzit në fakt, duan edhe këngë “me prerje damarësh”, emocionalisht të thella.
“Ajo çfarë kam kuptuar unë në këtë dyvjeçarin tim shumë të lumtur është se njerëzit nuk janë shumë të lumtur. Jo, sepse njerëzit po duan këngë me ‘prerje damarësh’, emocionalisht shumë të thella.
Ky postim i dyshimtë i Ledionit ngriti shumë pikëpyetje te ndjekësit e tij
Ledioni vendosi të postonte në Instagramin e tij një foto bardhë e zi, disi melankolike (le të themi). Por, sic ndodh në botën e rrjeteve sociale, asgjë nuk kalon pa u analizuar, ndaj këtë herë njerëzit u mblodhën për të zbërthyer mesazhin pas kësaj fotoje.
Alibia numër 1: Jeta personale
Thashethemet (e pakonfirmuara) për një krizë në martesën mes Ledionit dhe Sarën zunë një vënd të rëndësishëm në sektorin e komenteve. Shumë dolën në përfundimin se kjo foto pasqyron ndjesitë e forta, trishta emocionale që Ledioni po përjeton.
Alibia numër 2: “Big Brother VIP 5”
Disa të tjerë mendojnë se Ledioni po përjeton një stuhi emocionesh përgjatë përgatitjeve të edicionit të ri të “BBVA”. Disa bëjnë shaka e ironi, disa të tjerë e kanë mjaft seriozisht.
Alibia numër 3: Foto artistike
Të paktën, ka edhe nga ata njerëz që mendojnë se është thjesht një foto, asgjë më shumë. U shkrep, u editua bardhë e zi dhe u postua pa menduar asgjë nga ato që komentohen.
Gjesti ironizon Eglin?
E ftuar në "The Dalina Show", në Andale Media, Egli Tako foli për Gjestin, duke e konsideruar marrëdhënien e tyre brenda BBVA, si të ushqyer më së shumti prej delirimeve të saj. Më tej Egli shprehu se gjithë "Të dua"-t i drejtoheshin Gjestit si njeri, jo në aspektin romantik:
"Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, 'të dua fort si njeri', dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense."
Duket se Gjesti e ka dëgjuar intervistën. Në një story në Instagramin e tij, ai ka postuar një video duke kënduar disa vargje të "Obsesión" nga Aventura, që shkojnë kështu:
"Jo, nuk është dashuri. Ajo që ti ndjen, quhet obsesion (fiksim). Një iluzion..."
Princ Leka flet për herë të parë për videon famëkeqe të dhunës
Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi ishin të ftuar së fundmi në "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin. Sigurisht, nuk mund të shmangej diskutimi mbi videon e bujshme të dhunës që u përhap në mars të vitit 2024, për të cilën Leka nisi të tregonte:
"Ne kemi kaluar, sidomos 20 muajt e fundit, sfida shumë të ndryshme. Unë kam pasur mirëbesim tek institucionet e shtetit shqiptar dhe nuk kam pasur asnjëherë dëshirën që ajo video të dalë në publik. Prandaj unë gabova, nuk duhet të kishte dalë asnjëherë ajo video."
Më tej, ai tregoi se narrativat për lidhjen e tij me Blertën që aludonin për tradhti, ishin të pavërteta:
"Kemi patur sulme mediatike, ligjore, nga gjithë instrumentat. Narrativat kanë qenë të imponuara, jo reale. Nuk ka pasur asnjëherë çështje tradhtie. Personi i parë që kam njoftuar për lidhjen time ka qenë pikërisht Elia."
Princ Leka zbuloi se ndarja me Elia Zaharian kishte ndodhur gradualisht, shumë më përpara se të dilte videoja:
"Ndarja ime ka ardhur me faza të ndryshme, në radhë të parë ka qenë ndarja emocionale, që ka qenë shumë e vështirë për mua. Pastaj ishte faza e distancimit, kemi jetuar në një shtëpi, por krejtësisht të distancuar, një shkëputje emocionale, por edhe fizike."
Më pas ai shprehu: "Situata e marsit realisht na ka ndryshuar, ndoshta na ka dëmtuar imazhin, por nuk ka ndryshuar figurën e familjes mbretërore. Ata miq që kanë informacione, ata kanë kuptuar që nuk ka qenë thjesht një konflikt për një familje, por ka pasur një dorë të jashtme nga presionet, siç është natyra e jetës në Shqipëri."
Këtu gjeni reagimin e plotë.
Blerta (partnerja e princ Lekës) flet për raportin me Elia Zaharinë: “Nuk kemi qenë kurrë shoqe!”
Blerta Celibashi dhe princ Leka kanë qenë të ftuarit e parë që çelën sezonin e ri të “Mirëmbrëma Yje”. Përballë Arbana Osmanit, ata treguan historinë e tyre dhe Blerta foli për raportin e saj me Elia Zaharinë dhe thashethemet e shumta që qarkulluan për romancën e saj me princin.
Blerta tregoi se ka qenë sfiduese të menaxhonte aspektin psikologjik dhe të përfshihej në atë që e cilësoi si telenovelë:
“Ka qenë e vështirë të menaxhoj aspektin psikologjik. Ishte shumë e vështirë për mua që të përfshihesha në një telenovelë ku nuk e gjeja aspak veten në personazhin që më kishin vendosur. Ndihem shumë e prekur dhe e indinjuar me të gjitha shkrimet e pavërteta. Ka qenë shumë e vështirë! Aktualisht jemi në një moment paqeje, sigurisht që ndiej ngarkesë të madhe psikologjike kur flas për atë kohë, por mendoj që tani jemi mirë”, tha ajo.
Fotografja sqaroi gjithashtu se me Elian s’kanë pasur kurrë një raport shoqëror dhe se u përfol e kundërta për të gjeneruar më shumë klikime:
“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh ajo, duke theksuar se ka pasur vetëm marrëdhënie profesionale.
“Kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”.
Egli na tregon projektin që do të sjellë së shpejti!
E po, kjo periudhë qenka shumë e zënë për Eglin! Fillimisht e pamë në televizion, në emisionin “Yes Day” në Top Channel, ku besojmë se i merr goxha kohë, duke marrë në konsideratë xhirimet, të papriturat etj.
Por, kjo s’do të thotë që Egli ka lënë pas muzikën! Ajo, përmes një postimi në Instastory, na tregoi se po punon për një këngë të re, “Nëse t’kujtohem”.
Egli tregoi se kjo këngë është në proces, duke i bërë tag edhe Anxhelo Koçit.
Ndërron jetë vëllai i Gjestit
Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik me motor me 4 rrota në Qungur të Pejës. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka ndodhur një aksident mes një automjeti dhe motorit, rreth orës 14:00.
Sipas “Prive”, Policia dhe mjekët kanë mbërritur në vendngjarje ku edhe kanë dalë në përfundimin se një person ka ndërruar jetë. Një tjetër person është lënduar dhe po merr trajtim në spitalin e Pejës.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.
Sigurisht, VIP-at shprehën ngushëllimet e tyre për tragjedinë.
Kristi Dragot pa filtra: "Loredana dhe Egli periferike, Grida Duma e mbivlerësuar"
Pas një mungese në ekran, Krist Dragot ishte i ftuar në UëTëFë Show, në Andale Media dhe iu përgjigj (pa shumë siklet) disa pyetjeve pikante mbi vajzat e showbiz-it.
I vendosur para situatës për të zgjedhur vajzën që preferonte më shumë, Kristi u shpreh kështu për Loredana Bratin dhe Egli Takon:
"Shumë njëlloj më duken. Më duken bukuri pak të sforcuara. Tepër të prononcuara në atë 'seksllëkun' e vet. Pak periferike. Ka sharmin e vet [bukuria periferike]. Periferia e Shqipërisë ka fizionominë e vet shumë interesante."
Dhe i vendosur përballë zgjedhjes Olta Gixhari apo Grida Duma, le të themi që Kristi është ndër të parët që shpreh se e shikon Grida Dumën si të mbivlerësuar:
"Olta. Se, nuk e di, Grida nga aspekti femëror më duket pak e mbivlerësuar, nga fakti që merrte pjesë edhe në politikë. Më duket si imazh pak i mbivlerësuar. Domethënë, nuk më duket vërtet ajo 'power woman'. Nga aspekti i imazhit, jo, nuk do e preferoja, pastaj nga puna, e vlerësoj. Por që nuk më duket kaq 'power woman', sa ç'pretendon."