Egli Tako nuk ka marrëdhënie të këqija me asnjë ish-banor të “Big Brother VIP Albania 4”. Të paktën kështu tha në intervistën përballë Dalina Buzit, në “The Dalina Show”.
Ajo theksoi se flet me të gjithë, ndonëse për shkak të angazhimeve nuk ka mundur të takohet shpesh me ta.
"Unë nuk kam marrëdhënie të këqija me asnjë, unë si Egli, nuk e di çfarë kanë ata me mua. Kur më flasin, u flas. Aty ku më shohin. Edhe ata kanë angazhimet e veta, nuk është se unë i shoh përditë që t'i takoj."
Po ashtu, ajo sqaroi dhe deklaratën e Loredanës, e cila tha se nuk e fshin dot nga memoria faktin (sipas saj) që Egli i ka marrë jastëkun dhe ia ka shkelur.
"Me Livian komunikoj, me Loredanën, nuk e di ç'thotë nëpër intervista lart e poshtë, 'më ka bërë këtë', 'më ka bërë atë'.
[...]
Nuk ka shanse, po edhe nëse ka ndodhur mund të ketë pasur të bëjë me një personazh tjetër, jo me Lorin. Edhe nëse ka ndodhur, prapëseprapë mendoj që është diçka që kurrë nuk e kam bërë, por s'e vë dorën në zjarr.”
Përtej këtyre deklaratave, ajo theksoi se të dyja gëzojnë një raport të mirë me njëra-tjetrën.
“Megjithatë për mua janë biseda pa pikën e rëndësisë. Lori, kur jemi takuar jashtë intervistave ka treguar shumë dashamirësi, jemi përqafuar."
Më në fund, paqe!
Por pas kësaj paqeje, do ishte e gatshme Egli të bëhej pjesë sërish e një BBV, siç përflitet se do organizohet sërish?
"Ai që do bëhet me shumë yje që diskutohet poshtë e lart? Unë e kam thënë një herë me përpara 'nuk hyj, nuk bëj' dhe përfundova atje brenda, kështu që nuk flas para kohe. Pse të bëhem meme nesër-pasnesër, boll jam bërë. Më mirë nuk po nxitohem."