Showbiz

Jo se duam t’i rikthehemi dramës, por pretendohet se ora e Mozzik nuk paska qenë origjinale

Jo se duam t’i rikthehemi dramës, por pretendohet se ora e Mozzik nuk
@mozzik/ Instagram


Ne në Anabel duam ta shohim botën të digjet! S’ka arsye tjetër pse po rikthejmë dramën me orën Richard Mille të Mozzik, e cila u ndalua nga Dogana e Kosovës në aeroportin e Prishtinës. Ndonëse autoritetet thanë se ora ishte origjinale, Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”, që janë edhe përfaqësues ligjorë të markës zvicerane, shprehen se jo, ora nuk është origjinale, por një imitim.

Në postimin në Instagram nga vetë firma, shkruhet: “Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille. Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se: Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille”.

Më tej, shtohet:

“Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë. Ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shoqëria e Avokatëve Vokshi & Lata (@vokshilata_lawfirm)

Shoqëria e Avokatëve në fjalë përgënjeshtroi kështu deklaratën e Doganës, e cila bëri me dije se vlera totale e orëve të Mozzik (Richard Mille & Rolex) është 1.340.027,50 € (një milion e treqind e dyzet mijë e njëzeteshtatë euro e pesëdhjetë cent)”.

E po, edhe Mozzik ra pre e imitimit (mbase). Nejse, ju te Via Anabel jeni në rregull, s’ka asgjë të rreme! Thjesht që ta dini ku të blini. ;)

 

REELS

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

POV: Më në fund jam unë prindi 😎

POV: Unë dhe shoqja e ngushtë në çdo rast që duhet ruajtur serioziteti

Nisjani toksikut 😂

Iluzioni optik më i famshëm në botë

POV: Ke punuar turne nate njëri pas tjetrit dhe je aq e lodhur sa del nga shtëpia pa pantallona.

Kam një pyetje. Si fillim qenke shumë e bukur!

Fëmijët urojnë çiftin 🥹🥹🥹

“Me siguri më tradhton” Ndërkohë unë me gocat 💃

Bëjini tag familjes 😂😂😂