
Blerta Celibashi dhe princ Leka kanë qenë të ftuarit e parë që çelën sezonin e ri të “Mirëmbrëma Yje”. Përballë Arbana Osmanit, ata treguan historinë e tyre dhe Blerta foli për raportin e saj me Elia Zaharinë dhe thashethemet e shumta që qarkulluan për romancën e saj me princin.
Blerta tregoi se ka qenë sfiduese të menaxhonte aspektin psikologjik dhe të përfshihej në atë që e cilësoi si telenovelë:
“Ka qenë e vështirë të menaxhoj aspektin psikologjik. Ishte shumë e vështirë për mua që të përfshihesha në një telenovelë ku nuk e gjeja aspak veten në personazhin që më kishin vendosur. Ndihem shumë e prekur dhe e indinjuar me të gjitha shkrimet e pavërteta. Ka qenë shumë e vështirë! Aktualisht jemi në një moment paqeje, sigurisht që ndiej ngarkesë të madhe psikologjike kur flas për atë kohë, por mendoj që tani jemi mirë”, tha ajo.
Fotografja sqaroi gjithashtu se me Elian s’kanë pasur kurrë një raport shoqëror dhe se u përfol e kundërta për të gjeneruar më shumë klikime:
“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh ajo, duke theksuar se ka pasur vetëm marrëdhënie profesionale.
“Kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”.
Edhe princ Leka foli për këtë periudhë të jetës së tyre, duke zbuluar se në fakt, e para që e mori vesh për lidhjen e tij me Blertën ishte pikërisht ish-gruaja e tij, Elia. Rrëfimin e tij të plotë e gjeni këtu.