
E ftuar në "The Dalina Show", në Andale Media, Egli Tako foli për Gjestin, duke e konsideruar marrëdhënien e tyre brenda BBVA, si të ushqyer më së shumti prej delirimeve të saj:
"Më vjen keq që do u thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort, por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it."
Më tej Egli shprehu se gjithë "Të dua"-t i drejtoheshin Gjestit si njeri, jo në aspektin romantik:
"Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, 'të dua fort si njeri', dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense."
Duket se Gjesti e ka dëgjuar intervistën. Në një story në Instagramin e tij, ai ka postuar një video duke kënduar disa vargje të "Obsesión" nga Aventura, që shkojnë kështu:
"Jo, nuk është dashuri. Ajo që ti ndjen, quhet obsesion (fiksim). Një iluzion..."
Dhe fjalën e fundit, Gjesti u sigurua ta përsërisë dhe dy herë, si gjithmonë duke qeshur. Përzgjedhja e tekstit nuk duket rastësi dhe gjesti i Gjestit në fund të videos duket sikur ironizon deklaratat e iluzionit, duke nënkuptuar se ka qenë më shumë se aq. Kjo, ose thjesht Gjesti është fans i madh i Aventura-s.