Showbiz

Princ Leka flet për herë të parë për videon famëkeqe të dhunës

Princ Leka flet për herë të parë për videon
Foto: Princ Leka, Blerta Celibashi/ "Mirëmbrëma Yje"

Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi ishin të ftuar së fundmi në "Mirëmbrëma Yje" me Arbana Osmanin. Sigurisht, nuk mund të shmangej diskutimi mbi videon e bujshme të dhunës që u përhap në mars të vitit 2024, për të cilën Leka nisi të tregonte:

"Ne kemi kaluar, sidomos 20 muajt e fundit, sfida shumë të ndryshme. Unë kam pasur mirëbesim tek institucionet e shtetit shqiptar dhe nuk kam pasur asnjëherë dëshirën që ajo video të dalë në publik. Prandaj unë gabova, nuk duhet të kishte dalë asnjëherë ajo video."

Më tej, ai tregoi se narrativat për lidhjen e tij me Blertën që aludonin për tradhti, ishin të pavërteta:

"Kemi patur sulme mediatike, ligjore, nga gjithë instrumentat. Narrativat kanë qenë të imponuara, jo reale. Nuk ka pasur asnjëherë çështje tradhtie. Personi i parë që kam njoftuar për lidhjen time ka qenë pikërisht Elia."

Princ Leka zbuloi se ndarja me Elia Zaharian kishte ndodhur gradualisht, shumë më përpara se të dilte videoja:

"Ndarja ime ka ardhur me faza të ndryshme, në radhë të parë ka qenë ndarja emocionale, që ka qenë shumë e vështirë për mua. Pastaj ishte faza e distancimit, kemi jetuar në një shtëpi, por krejtësisht të distancuar, një shkëputje emocionale, por edhe fizike."

Më pas ai shprehu:

"Situata e marsit realisht na ka ndryshuar, ndoshta na ka dëmtuar imazhin, por nuk ka ndryshuar figurën e familjes mbretërore. Ata miq që kanë informacione, ata kanë kuptuar që nuk ka qenë thjesht një konflikt për një familje, por ka pasur një dorë të jashtme nga presionet, siç është natyra e jetës në Shqipëri."

I pyetur nga Arbana për irritimin e tij në video, ai tregoi:

"S'ka pasur asnjë irritim, unë kam shkuar për të takuar vajzën time, pastaj doli jashtë kontrollit situata. Ka vetëm një viktimë në këtë mes dhe viktima është Geraldina [vajza]."

Më tej ai vazhdoi të tregonte se nuk e ka dhunuar asnjëherë Elian. Dhe arsyen pse e filmoi videon:

"Jam ndjerë në situatën që më mirë të kisha një filmim. Hapa kamerën sepse kjo ka qenë këshilla e këshilltarëve të mi. Ishte e vetmja mënyrë që të siguroja realitetin e ngjarjes. Pastaj, fakti që ka dalë në publik, ndihem shumë keq. Ndihem i tradhtuar nga ata persona që kanë bërë këtë. Di që s'kam pasur miq në atë moment."

Princ Leka zbuloi se nuk ka më asnjë kontakt me Elia Zaharian, po i uron një jetë të mirë për sa kohë po rrit dhe kujdeset për vajzën e tyre.

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

Prince Leka speaks for the first time about the infamous video of violence

Princ Leka flet për herë të parë për videon
Photo: Prince Leka, Blerta Celibashi/ "Good Evening Stars"

Prince Leka and his partner Blerta Celibashi were recently invited to "Mirembrëma Yje" with Arbana Osmani. Of course, discussion could not be avoided about the sensational video of violence that spread in March 2024, about which Leka began to tell:

"We have gone through, especially in the last 20 months, very different challenges. I have had good faith in the institutions of the Albanian state and I have never had the desire for that video to be released to the public. That is why I was wrong, that video should never have been released."

He further indicated that the narratives about his relationship with Blerta that alluded to betrayal were untrue:

"We have had media and legal attacks from all sides. The narratives have been imposed, not realistic. There has never been an issue of betrayal. The first person I informed about my relationship was Elia."

Prince Leka revealed that the breakup with Elia Zaharia had happened gradually, long before the video was released:

"My separation came in different phases, first of all it was the emotional separation, which was very difficult for me. Then there was the distancing phase, we lived in the same house, but completely distanced, an emotional but also physical separation."

He then expressed:

"The March situation has really changed us, perhaps damaged our image, but it has not changed the figure of the royal family. Those friends who have information, they have understood that it was not simply a conflict for a family, but there was an external hand from pressures, such as is the nature of life in Albania."

Asked by Arbana about his irritation in the video, he said:

"There was no irritation, I went to meet my daughter, then the situation got out of control. There is only one victim in this, and the victim is Geraldina [the girl]."

He then continued to say that he never raped Elian. And the reason why he filmed the video:

"I felt in the situation that it would be better to have a video. I turned on the camera because that was the advice of my advisors. It was the only way to ensure the reality of the event. Then, the fact that it has come out in public, I feel very bad. I feel betrayed by those people who did this. I know I had no friends at that moment."

Prince Leka revealed that he no longer has any contact with Elia Zaharia, but is wishing him a good life as long as he is raising and taking care of their daughter.