
Rrjeti është ndezur ditët e fundit për një debat mes ish-moderatores Albana Osmani dhe aktivistes së të drejtave të komunitetit LGBT, Xheni Karaj. Ato ishin të ftuara në "Opinion" me Blendi Fevziun, për të diskutuar rreth projektligjit të ri që lidhet me barazinë gjinore, i cili ka rikthyer debatin e përbërësve të familjes.
Në një moment debati, Xheni Karaj përmend termin "burrneshë", në konteksin e gruas që merr rolin e burrit. Albana Osmani e interpretoi këtë deklaratë si konceptim i burrneshave nga ana e Xheni Karajt, si burra transgjinorë. Dhe ndodhi "përleshja" e mëposhtme:
View this post on Instagram
Zhurma ka qenë e madhe dhe nuk mungoi një reagim edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili shpërtheu në ofendime ndaj Albana Osmanit:
“Moj Albana Osmani, sa u gëzova që të pashë në ekran dhe njëherë se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po sa bukur që fole! Po pse të kanë mbajtur moj si më torollaqen e televizioneve që ka ekzistuar ndonjëherë? Ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë e televizionet s'të kanë kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj siç të kemi menduar. Ti je një vajzë e zgjuar, e pjekur dhe që ke gjithë atë kulturë dhe pjekuri mendimi, eksperience, që të flasësh për tema kaq të rëndësishme," ironizoi ai.
Në fund, Konomi e mbylli me një "urim" për të mos e parë më Albana Osmanin në ekran me të tilla deklarata:
"Po pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty për të shtuar klikimet, se disa klikime i more. Se je një burrneshë tropoje. Por, më fal pak, burrneshat çfarë ishin? Albana të përshëndes, shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më me mendime të tilla”, përmbylli ai në videon e publikuar në Instagram.
View this post on Instagram