
Vëllai i Gjestit ndërroi jetë, si pasojë e një aksidenti tragjik në Pejë. Lajmi u bë i ditur nga Policia dhe menjëherë pas tij, shumë VIP-a reaguan, duke shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e të riut Eldion Kelmendi.
Egli Tako
Ledion Liço
Loredana Brati
Amberi
Kader Kicaj
Rizarta Hoxha
Redon Berani
Xheneta Fetahu
Vesa Smolica
G Bani, nga ana tjetër, ka shprehur ngushëllimet dhe është solidarizuar me Gjestin, duke e shtyrë projektin muzikor.
"Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “InshAllah bëhet më mirë babi i Banit.” Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”.
Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik me motor me 4 rrota në Qungur të Pejës. Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka ndodhur një aksident mes një automjeti dhe motorit, rreth orës 14:00.
Policia dhe mjekët kanë mbërritur në vendngjarje ku edhe kanë dalë në përfundimin se një person ka ndërruar jetë. Një tjetër person është lënduar dhe po merr trajtim në spitalin e Pejës.
Ende po hetohet për zbardhjen e rrethanave. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, i cili shprehu ngushëllimet e tij.