
Të gjithë e dimë që në fillim të një lidhjeje ekziston një grup “rregullash të pashkruara” që të dyja palët i ndjekin në heshtje. Studimet tregojnë se normat kulturore dhe pritshmëritë personale krijojnë një ide të dyanshme për mënyrën se si formohen marrëdhëniet.
Gratë shpesh besojnë se një burrë që është seriozisht i interesuar vetëm për to, është shumë më pak i rrezikshëm për t’ua thyer zemrën sesa dikush që del me disa njëkohësisht.
Ato kërkojnë siguri në një lidhje. Dëshirojnë të dinë se nuk po humbin kohën kot duke krijuar ndjenja, vetëm që në fund ai t’u thotë “nuk jam më i interesuar”. Por, sado i rëndësishëm të jetë personi që po del për ty, ta shtysh një burrë drejt lidhjes pa qenë ai gati është njësoj si të nxjerrësh një zog nga kafazi para se të mësojë të fluturojë. Nuk është vendim i mirë as për burrin, as për gruan.
Megjithatë, nëse dëshiron që ai të përkushtohet vetëm ndaj teje, duhet të ndjekësh këto tre hapa.
1. Fokusohu te vlerat e përbashkëta
Nëse ju dhe ai nuk ndani vlerat më thelbësore të jetës, lidhja juaj do të jetë e tmerrshme. Ndryshe nga ajo që thuhet se “të kundërtat tërhiqen”, në çështje thelbësore si mënyra e jetesës, familja, qëllimet e jetës, duhet të ketë përputhje.
Nëse një vajzë dëshiron një jetë të thjeshtë, apo pikinikë në natyrë dhe ai është një njeri që preferon vendet e populluara, konfliktet janë të pashmangshme. Këto dallime duhet të njihen dhe të vlerësohen që në fillim.
Një studim i vitit 2016 tregoi se ndonëse tërheqja fillestare dhe interesat e përbashkëta kanë rëndësi, vlerat janë ato që krijojnë një themel të qëndrueshëm në lidhje.
2. Kaloni kohë cilësore së bashku
Nëse e shihni njëri-tjetrin më pak se tre herë në javë, lidhja ka gjasa të mos jetë aty ku ti do. Nëse ai nuk mund të gjejë kohë për më shumë, ose është shumë i zënë, ose thjesht nuk është i interesuar aq sa duhet.
Studimet tregojnë se koha e kaluar së bashku, veçanërisht në fillim, është vendimtare për krijimin e një lidhjeje të fortë dhe për ndërtimin e intimitetit emocional.
3. Ji e qartë për çfarë kërkon
Një grua që thotë: “Nuk preferoj të kem raport intim me dikë derisa të ndiej një lidhje të thellë emocionale,” është shumë më e qartë sesa dikush që thotë: “Nuk dua intimitet pa qenë në lidhje.”
E para nuk ushtron presion për lidhje formale, por vendos kufij të shëndetshëm dhe i jep tjetrit një hartë të qartë drejt asaj që ka rëndësi: lidhjes së vërtetë. Kjo e largon çdo njeri që nuk është i interesuar të investojë emocionalisht dhe i jep asaj më shumë qartësi për qëllimet e tij reale.
Pra, sigurohuni që të vlerësoni mirë parimet e personit përballë, ndonëse mund të duket herët për të parë gjërat me aq detaje. Së dyti, shikoni me kujdes se sa kohë kalon ai me ty dhe jini mjaft e sinqertë me të mbi lidhjen që dëshironi të krijoni.