Jeta është një udhëtim me ulje-ngritje të forta, emocione që të marrin frymën dhe ditë që duken sikur nuk mbarojnë kurrë. Në këtë rrugëtim, ndoshta të gjithë po kërkojmë të njëjtën gjë: dikë që të na mbajë dorën kur rruga bëhet e vështirë.
Por në këtë botë të ngarkuar dhe shpesh të turbullt, si mund ta kuptosh nëse ai është i duhuri?
Mbase është një mik që kurrë s’e ke parë me atë sy. Apo dikush që sapo e ke njohur, por që të bën të ndihesh çuditërisht rehat. Apo ndoshta është partneri yt i tanishëm, që ende nuk e ke kuptuar plotësisht sa thellë të do.
Ja 6 shenja që tregojnë se ai mund të jetë shpirti yt binjak, edhe nëse ende nuk e ke kuptuar:
1. Nuk ka frikë të të tregojë anën e tij të ndjeshme
Shoqëria na ka mësuar që burrat "nuk qajnë", që janë "të fortë" dhe "të pathyeshëm". Por një burrë që të do vërtet, nuk do ta ketë problem të hapë zemrën e tij para teje.
Kur ai të rrëfen pasiguritë, frikërat, ndjesitë më të thella, pa maska, pa mburoja, ke përballë një njeri që nuk po të sheh thjesht si partnere, por si një shpirt që e kupton.
2. Të sheh si të bukur çdo ditë
Edhe ditët kur ke sy të fryrë, flokë të çrregullt dhe nuk ndihesh vetja, ai të sheh si krijesën më të bukur në botë.
Nuk është fjala për grim, veshje apo perfeksion. Është mënyra si të sheh kur ti nuk bën asgjë, si të vëzhgon në qetësi, me një buzëqeshje të lehtë, sepse për të, ti je bukuria vetë.
3. Sakrifikon për lumturinë tënde
Dashuria e vërtetë është edhe sakrificë. Jo gjithmonë sakrificat duhet të jenë të mëdha e dramatike si në filma, por gjeste të vogla që ndoshta as nuk i vë re: kur lë diçka për të kaluar kohë me ty, kur të mbështet edhe kur është i lodhur, kur bën një gjë që nuk i pëlqen, vetëm sepse ty të bën të lumtur.
Dashuria shfaqet pikërisht aty: te gjërat e vogla që ai bën pa shumë bujë.
4. Është tifozi yt më i madh
Një burrë që të do nuk konkurron me ty, ai fiton me ty.
Edhe nëse nuk e kupton plotësisht ëndrrën tënde, do të jetë aty të të inkurajojë, të të mbështesë, të të shtyjë përpara kur ti dyshon në vete. Sepse për të, suksesi yt është gëzimi i tij.
5. Lufton për dashurinë tuaj
Asnjë histori e bukur nuk është e lehtë. Do ketë sfida, keqkuptime, momente kur duket sikur gjithçka po shembet. Por një burrë që të do, nuk ikën me stuhinë e parë.
Ai mund të të japë hapësirë kur është e nevojshme, por gjithmonë do të rikthehet, sepse e di që dashuria që ka me ty është diçka për të cilën ia vlen të luftosh.
6. I kushton rëndësi detajeve që ti i do
A ke ndonjë gjë të vogël që të sjell gëzim, një këngë, një ëmbëlsirë, një mënyrë si të pëlqen të të flasin? Nëse ai i mban mend këto gjëra dhe i përdor për të të bërë të lumtur, atëherë je me dikë që të njeh më shumë se ç'mendon.
Kjo tregon kujdes, vëmendje dhe më e rëndësishmja: dëshirë për të parë botën nga sytë e tu.
Burimi: Your Tango