Relationships

Test: A ka të ardhme lidhja jote? :)

Test: A ka të ardhme lidhja jote? :)
"Love" film

Vendimet janë pjesë e jetës. Ju mund t'ju duhet të zgjidhni vendin më të mirë të pushimeve, kandidatin për punë, dadon ose një vend për të jetuar. Sidoqoftë, vendimi më i rëndësishëm mund të jetë identifikimi i partnerit më të mirë për ju. Marrëdhëniet kanë rëndësi - shumë. Ato kanë pasoja për shëndetin tuaj, reagimet tuaja ndaj stresit dhe madje edhe mënyrën se si e shihni botën. Si mund të përcaktoni nëse partneri juaj aktual është më i miri nga më të mirët ose të paktën, më i miri për ju, veçanërisht kur ndoshta keni dyshimet tuaja për këtë?

Frymëzuar nga Lisa Keltner, psikologe, më poshtë gjeni një listë me 15 pyetje për të nxjerrë në pah atë që ka më shumë rëndësi. Vini re se kjo listë nuk bën fjalë për një takim të radhës të Tinder apo një "summer fling" afatshkurtër. Pyetjet përqendrohen në atë që ka rëndësi për dashurinë serioze, afatgjatë dhe të qëndrueshme. Për të përfituar nga ky "ushtrim", ju duhet të jeni të sinqertë dhe mbi të gjitha, të mos gënjeni veten. 

Fillimisht, merrni parasysh secilën pyetje dhe përgjigjuni me një "po" ose "jo" të thjeshtë:

1. A ju bën partneri juaj një person më të mirë, dhe a bëni dhe ju të njëjtën gjë për ta?

2. A ndiheni të dy rehat me njëri-tjetrin kur bëhet fjalë për të treguar si ndiheni apo për t'u mbështetur te njëri-tjetri, pa frikën ose shqetësimin se partneri do largohet?

3. A e pranoni ju dhe partneri juaj njëri-tjetrin për atë që jeni, pa u përpjekur të ndryshoni njëri-tjetrin?

4. Kur lindin mosmarrëveshje, a komunikoni me respekt dhe pa përbuzje apo negativitet?

5. A e ndani në mënyrë të barabartë ose të kënaqshme vendimmarrjen, fuqinë dhe ndikimin në marrëdhënie?

6. A është partneri juaj shoku juaj më i mirë, dhe anasjelltas?

7. A mendoni ju dhe partneri juaj më shumë në termat "ne" sesa "unë"?

8. A do ia besonit njëri-tjetrit fjalëkalimet në rrjetet sociale dhe llogaritë bankare?

9. A keni ju dhe partneri juaj mendime të mira për njëri-tjetrin - pa patur një qasje të tepruar/verbër pozitive, por realiste?

10. A mendojnë miqtë tuaj të ngushtë, si dhe miqtë e partnerit, që keni një marrëdhënie që do t’i rezistojë kohës?

11. A është marrëdhënia juaj pa "shenja alarmuese" si mashtrimi, xhelozia dhe sjellja kontrolluese?

12. A keni ju dhe partneri juaj të njëjtat vlera kur bëhet fjalë për politikë, fe, rëndësinë e martesës, dëshirën për të pasur fëmijë (ose jo) dhe si të të prindëroni?

13. A jeni të gatshëm ju dhe partneri juaj të sakrifikoni nevojat, dëshirat dhe qëllimet tuaja personale për njëri-tjetrin (pa qenë gjithnjë ju ai që sakrifikoni ose jepni gjithmonë gjithçka)?

14. A keni ju dhe partneri juaj të dy personalitete të pranueshme dhe emocionalisht të qëndrueshme?

15. A përputheni seksualisht?

Interpretimi i përgjigjeve

Përgjigjja më e mirë për çdo pyetje është një "po" e shpejtë. Në ndonjë pyetje ju bën të mendoheni, ju çon në pauzë ose është "jo" e prerë - kjo është një fushë që kërkon vëmendje dhe përmirësim.

Nga ana tjetër, disa pyetje ndoshta nuk kanë aq rëndësi për ju dhe marrëdhënien tuaj. Prandaj, ka edhe 15 pyetje dhe jo më pak. A ka pyetje të tjera përveç këtyre? Sigurisht, por në përgjithësi ato që lexuat përmbledhin aspekte të rëndësishme të lidhjes suaj.

Në marrëdhënie, ka pak garanci për atë që mban e ardhmja. Merrni parasysh përgjigjet, ndjenjat dhe mblidhni sa më shumë të dhëna për marrëdhënien tuaj. Nëse mundeni, konsultohuni me ekspertë dhe mos harroni të merrni vendimin më të mirë, duke përdorur edhe zemrën, edhe kokën.

 

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson