Anabelizim

Mes nesh: "27 vjeç, ende e virgjër. Ku dreqin qëndron problemi im?"

Mes nesh: "27 vjeç, ende e virgjër. Ku dreqin qëndron

"Nga jashtë, jeta ime duket funksionale. Kam një punë të mirë, rrogë të mirë, stabilitet. Rri në një qytet të Shqipërisë që s’është i përkryer, por më jep hapësirën time. S'jam varur më nga prindërit prej vitesh.

Por sot jam 27 vjeç dhe jam ende e virgjër. Dhe nuk është ndonjë vendim i ndritshëm moral. Nuk është as betim fetar, as ndonjë strategji për të “pritur atë të duhurin”. Është fakt. Është diçka që s’ka ndodhur dhe tani më peshon. Pse dreqin s'po ndodh?!

Jo sepse ndiej domosdoshmërisht mungesën e aktit fizik, por sepse më krijon ndjesinë e dështimit si grua. Si qenie që supozohet të ketë përjetuar një gamë përvojash që i japin trupit dhe mendjes të drejtën për të thënë “kam jetuar, më lumtë”. E unë nuk mund ta them fare me bindje këtë gjë.

E kam shmangur këtë temë për vite me radhë si me veten, si me të tjerët. Kam bërë shaka. Kam shpikur një version më të butë të realitetit për të kaluar bisedën me stil. Kam gënjyer çunat me të cilët kam dalë. Kam thënë “nuk kam pasur kohë”, “jam fokusuar te vetja”, “nuk më pëlqejnë marrëdhëniet sipërfaqësore”. Të gjitha janë gjysmë të vërteta. Por e vërteta e plotë është se nuk më ka ndodhur. Dhe tani, në këtë moshë, nuk jam më e sigurt nëse do më ndodhë ndonjëherë.

Shoqet e mia flasin për marrëdhëniet e tyre si për eksperienca pune: 6 muaj, një vit, tre herë me të njëjtin. Gabime të një nate vere. Kurse unë? Unë sikur po rri në tribunë me biletë në dorë, pa guxim për të zbritur në fushë. Dhe nuk e di pse.

Ndonjëherë më duket vetja si një njeri i gabuar në trupin e duhur. Kam fytyrën e një vajze që të tjerët e quajnë “simpatike”, “të bukur në mënyrën e saj”. Por meshkujt nuk më shohin, ose ose, ndoshta nuk më shohin dot si partnere. Ose ndoshta unë nuk i lejoj. Ndoshta ka një energji mbrojtëse te unë që është kthyer në pengesë. Dhe në vend që të më mbrojë, më ka izoluar dhe po më vret.

Kam frikë se mos nuk qenka e shkruar për mua, sikur jam projekt i lënë përgjysmë, sikur vetëm unë dhe rruga e Ndroqit s'kemi për të parë ndonjëherë një ditë të bardhë, hahaha. Kam frikë se çdo vit që kalon, kjo pjesë e jetës sime ngurtësohet. Që do të vijë një moment ku dikush do të më pyesë, me një ndjenjë mëshire “Po si ka mundësi?”

Nuk do di ç’të them në ato raste. Dhe nuk di nëse më vjen më shumë turp nga vetë fakti, apo nga përpjekjet për ta mbuluar. Po, më duket sikur po dështoj. Edhe pse në CV-në time çdo gjë duket në rregull. Kam filluar të dyshoj nëse është e mundur që një grua të ketë gjithçka tjetër në rregull, por jo këtë.

Dakord, e di që kjo nuk më përkufizon. E di që nuk është ky thelbi i vlerës sime si njeri. Por në heshtje, çdo natë, kur mbyll laptopin dhe fik dritën, e ndiej si një boshllëk që nuk mbushet me arritje, as me lavdërime. Është një dhomë e errët ku nuk dua të hyj, por çdo ditë më afrohet më shumë.

S'e di a do ndryshojnë gjërat. Dhe nëse jo, i uroj vetes të gjej paqe dhe të mos më turpërojë më."

Shënim: Artikulli është përshtatur nga redaksia për qëllime editoriale dhe qartësie. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Between us: "27 years old, still a virgin. Where the hell is my problem?"

Mes nesh: "27 vjeç, ende e virgjër. Ku dreqin qëndron

"From the outside, my life seems functional. I have a good job, good salary, stability. I live in a city in Albania that is not perfect, but it gives me my space. I have not been dependent on my parents for years.

But today I'm 27 and I'm still a virgin. And it's not some bright moral decision. It's not a religious vow, nor a strategy to "wait for the right one." It's a fact. It's something that hasn't happened and now it weighs on me. Why the hell isn't it happening?!

Not because I necessarily feel the lack of physical activity, but because it creates a sense of failure in me as a woman. As a being who is supposed to have experienced a range of experiences that give the body and mind the right to say "I lived, I'm happy." And I can't say this with any conviction.

I've avoided this topic for years, both with myself and with others. I've joked. I've invented a softer version of reality to pass the conversation in style. I've lied to the guys I've dated. I've said "I didn't have time," "I was focused on myself," "I don't like superficial relationships." They're all half-truths. But the whole truth is that it hasn't happened to me. And now, at this age, I'm not sure if it ever will.

My friends talk about their relationships like they're work experiences: 6 months, a year, three times with the same guy. Mistakes of a summer night. And me? I feel like I'm sitting in the stands with a ticket in my hand, without the courage to go down to the field. And I don't know why.

Sometimes I feel like the wrong person in the right body. I have the face of a girl that others call “cute,” “beautiful in her own way.” But men don’t see me, or maybe they can’t see me as a partner. Or maybe I don’t let them. Maybe there’s a protective energy in me that has become an obstacle. And instead of protecting me, it has isolated me and is killing me.

I'm afraid that it's not written for me, as if I'm a half-finished project, as if only I and the Ndroq road will never see a white day, hahaha. I'm afraid that with each passing year, this part of my life hardens. That there will come a moment when someone will ask me, with a feeling of pity, "How is that possible?"

I don't know what to say in those cases. And I don't know if I'm more ashamed of the fact itself, or of trying to cover it up. Yes, I feel like I'm failing. Even though everything looks fine on my CV. I'm starting to doubt whether it's possible for a woman to have everything else fine, but not this.

Okay, I know this doesn't define me. I know this isn't the core of my worth as a person. But in the silence, every night, when I close my laptop and turn off the light, I feel a void that is not filled by accomplishments, nor by praise. It's a dark room I don't want to enter, but every day it gets closer to me.

"I don't know if things will change. And if not, I wish myself peace and that it doesn't embarrass me anymore."

Note: The article has been adapted by the editorial team for editorial purposes and clarity. Copyright Anabel.al / Reprinting without the permission of the editorial team is prohibited.