Anabelizim

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm... deri në drekë

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...
Foto: Big Brother VIP Albania 5

Në momentin kur moderatori Ledion Liço lexoi vendimin e Vëllait të Madh në studio, gjithçka ishte shumë e qartë dhe e artikuluar bukur. "Big Brother VIP", na u rikujtua, nuk është thjesht një format televiziv, por një hapësirë që synon të nxjerrë në pah dinamikat njerëzore, zgjidhjen e konflikteve përmes komunikimit dhe, mbi çdo gjë tjetër, respektin dhe përgjegjësinë personale. Dhe mbi çdo lojë, mbi çdo strategji, mbi çdo prime, qëndron një vlerë që “nuk negociohet kurrë”: dinjiteti njerëzor.

Fjalë të mëdha dhe, për një moment, edhe shumë bindëse.

Sepse menjëherë pas kësaj deklarate, Keijsi u përjashtua nga gara për shkelje të rregullores në mënyrë të përsëritur, për bullizim, për gjuhë denigruese dhe kërcënuese, dhe për cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit personal, përfshirë orientimin seksual të një banori tjetër, Kristit. Vendimi ishte i qartë, i argumentuar dhe i panegociueshëm. Mesazhi ishte i prerë: ka kufij që nuk kalohen, pavarësisht lojës apo audiencës.

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

Ky mesazh zgjati deri në mesditë.

Vetëm pak orë më vonë, i njëjti Keijsi u shfaq i ftuar në programet e të njëjtit grup mediatik: në “Shqipëria Live” në drekë, më pas në “Big Brother Radio” dhe pak orë më parë te "Breaking".

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

Keijsit iu dha një mikrofon, kohë televizive, kohë radiofonike dhe hapësirë për të shpjeguar dhe për të ndarë emocionet e tij. Ky ishte një kontrast i dukshëm mes asaj që u tha dhe asaj që u bë. Kështu, vëmendja zhvendoset shpejt nga çfarë u cenua tek ai që e cenoi dhe ndëshkimi rrezikon të duket më shumë si episod sesa si kufi.

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

Që të jemi të qartë: askush nuk po thotë që Keijsi nuk duhet të ketë të drejtë të flasë më kurrë. Askush nuk po kërkon që ai të përjashtohet përgjithmonë nga studiot televizive (sepse me shumë gjasa, do ta shohim së shpejti edhe në "E Diell"). Pyetja reale nuk është a duhet të flasë, por kur, si dhe në çfarë konkteksti.

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

Sepse kur një media shpall publikisht se një sjellje është aq e rëndë sa për përjashtim të menjëhershëm dhe e justifikon këtë me mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, koherenca kërkon distancë, reflektim dhe përgjegjësi, jo një rikthim të menjëhershëm në ekran, pa asnjë shenjë pendese apo autokritikë. Kur ndëshkimi ndodh në darkë dhe, që në drekë, i jepet sërish mikrofon, përjashtimi nga “Big Brother VIP” duket më shumë ritual sa për procedurë sesa qëndrim parimor.

Mesazhi: Diskriminimin, bullizimin dhe cenimin e dinjitetit njerëzor e ndëshkojmë në darkë dhe e kthejmë në përmbajtje në drekë.

Media nuk flet vetëm me deklaratat që lexon në prime. Flet edhe (dhe ndonjëherë më fort) me zgjedhjet që bën më pas.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

When the violation of human dignity is non-negotiable...until lunch

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

The moment moderator Ledion Liço read the Big Brother decision in the studio, everything was very clear and beautifully articulated. Big Brother VIP, we were reminded, is not just a television format, but a space that aims to highlight human dynamics, conflict resolution through communication and, above all else, respect and personal responsibility. And above every game, above every strategy, above every premium, lies a value that is “never negotiable”: human dignity.

Big words and, for a moment, even very convincing.

Because immediately after this statement, Keijsi was expelled from the competition for repeated violations of the regulations, for bullying, for denigrating and threatening language, and for direct violation of personal dignity, including the sexual orientation of another resident, Kristi. The decision was clear, reasoned and non-negotiable. The message was clear: there are boundaries that are not crossed, regardless of the game or the audience.

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

This message lasted until noon.

Just a few hours later, the same Keijsi appeared as a guest on the same media group’s programs, on “Shqipëria Live” at lunch and then on “Big Brother Radio.” Keijsi was given a microphone, television time, radio time, and space to explain and share his emotions. This was a stark contrast between what was said and what was done.

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

To be clear: no one is saying that Keys should never have the right to speak again. No one is calling for him to be permanently banned from television studios (because we will most likely see him on "E Diell" soon). But when a media outlet publicly declares that a behavior is so serious as to warrant immediate expulsion, and justifies this by protecting human dignity, the question is not whether Keys should speak, but when, how, and in what context.

Kur cenimi i dinjitetit njerëzor është i panegociueshëm...

Of course, this does not mean that Kejsi should be held accountable in public or be put on moral trial. But when the punishment occurs at dinner and, at lunch, he is given the microphone again and shows no sign of reflection or remorse, the expulsion from “Big Brother VIP” seems more a ritual of procedure than a principled stance. The message: We punish discrimination, bullying and violation of human dignity at dinner and turn it into content at lunch.

The media doesn't just speak with the statements it reads on prime time. It also speaks with the choices it makes afterwards.