
Taylor Swift po përgatitet për “Love Story”-n e saj dhe tashmë ka zbuluar dy nga shoqërueset e dasmës: mikeshat e saj, Selena Gomez, që është shqoja e saj e ngushtë dhe Gigi Hadid, një zgjedhje e papritur. Sipas raportimeve të US Sun, këngëtarja e ftoi supermodelen të bashkohej me grupin e saj të dasmës gjatë një darke në Manhattan.


Gigi Hadid u shpreh “e emocionuar” dhe e papërgatitur për ftesën, por e pranoi menjëherë. Burimet thonë se Taylor dëshiron që i gjithë procesi i përgatitjeve të dasmës të jetë i këndshëm dhe i paharrueshëm: festa, udhëtime dhe momentet e kaluara së bashku deri në ditën e madhe.


Fansat e vërtetë kanë vënë re aktivitetet e fundit publike të Taylor, duke hedhur teori se cilët VIP-a po përfshin Taylor në dasmën e saj. Ajo ka darkuar së fundmi me Ashley Avignone në tetor dhe me Sabrina Carpenter të premten e kaluar. Një burim i tha US Weekly se Taylor dhe Travis Kelce, pas dy viteve lidhje, janë ende në fazat e hershme të planifikimit, por dasma pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Në gusht, Kelce, 36 vjeç, i propozoi Taylor-it, 35 vjeç, në pronën e tij në Leawood, Kansas. Çifti publikoi disa foto nga propozimi duke shkruar:
“Mësuesja juaj e anglishtes dhe trajneri juaj i palestrës po martohen.”


Burimet thonë se dasma do të mbahet në pronën e Taylor në Rhode Island, ku ajo zotëron një vilë prej 17 milionë dollarësh. Taylor është e entuziazmuar për kërkimin e vendeve, duke e shijuar çdo hap të përgatitjeve dhe duke e bërë përvojën sa më argëtuese dhe të paharrueshme për miqtë e saj dhe për familjen.

Sipas burimeve, Taylor po merr këshilla edhe nga Selena Gomez, e cila së fundmi u martua me Benny Blanco-n, duke e bërë përgatitjen e dasmës një proces të përbashkët, plot argëtim dhe emocion, duke përfshirë shoqërueset e saj më të afërta në çdo detaj të ditës së madhe.




