
Në takimin e saj të dytë të javës me Travis Kelce, Taylor Swift zgjodhi një veshje që kombinonte në mënyrë të përkryer trendet e vjeshtës me stilin e saj karakteristik. Çifti, i fejuar zyrtarisht në gusht, u fotografua teksa dilte nga klubi privat Zero Bond në New York City, mbrëmjen e 6 nëntorit.
Këngëtarja i besoi sërish markës së saj të preferuar, Louis Vuitton, duke veshur një bluzë të zezë të thurur, një minifund, çizme lëkure mbi gju me taka dhe çantën Coussin, të zbukuruar me zinxhirin e artë dhe monogramin karakteristik të shtëpisë së modës.

Aksesorët ishin minimalë: disa byzylykë, një kapëse flokësh ari Petite Moments dhe unaza e fejesës. Detaji më tërheqës i pamjes ishin geta e zeza rrjetë me motiv lulesh romantike nga Fleur du Mal.

Por, Swift nuk është e vetmja që zgjedh të tilla geta. Gjithnjë e më shumë ato po kthehen në të preferuarat e vajzave me stil, duke zëvendësuar versionet klasike.
Nëse doni një pamje plot stil, pa u lodhur shumë, mjafton të zgjidhni geta me motive.





