
Pas muajsh të tërë spekulimesh për tensione dhe drama brenda familjes Beckham, story-ve të Brooklyn Beckham, ku u nxorri "të palarat" prindërve, u zbuluan shumë më tepër sesa kushdo e kishte imagjinuar.
Mes akuzave, Brooklyn pretendoi se familja e tij është kontrolluese, se e urren gruan e tij pa asnjë arsye dhe se ka tentuar t’i ndajë. Ai madje shkoi deri aty sa deklaroi se nëna e tij, Victoria Beckham, “kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme” me të gjatë dasmës.
Për t’ju rifreskuar kujtesën: Brooklyn dhe Nicola Peltz nisën lidhjen në vitin 2019, u fejuan në 2020 dhe u martuan në 2022. Pak pas dasmës, nisën të qarkullonin thashetheme se ceremonia ishte një nga ato dasma VIP që gati sa nuk u shkatërrua fare nga momentet e sikletshme. Thuhet se Victoria dhe David Beckham nuk ishin shumë entuziastë për anëtaren e re të familjes dhe se Victoria kishte tentuar të linte në hije Nicola-n në ditën e saj të madhe.

Pa deklarata zyrtare nga asnjëra palë, gjithçka mbeti në nivel spekulimi… deri në gusht 2025, kur Brooklyn dhe Nicola rinovuan betimet e martesës. Në ceremoni ishin të pranishëm prindërit miliarderë të Nicola-s, por asnjë nga familja Beckham nuk ishte i ftuar.
Nga aty, thashethemet vetëm sa u përshkallëzuan. Në dhjetor 2025, vëllai më i vogël i Brooklyn, Cruz Beckham, pretendoi në Instagram se Brooklyn e kishte bllokuar atë dhe pjesën tjetër të familjes pa asnjë paralajmërim. As Brooklyn dhe as Nicola nuk reaguan publikisht… deri më 19 janar 2026, kur Brooklyn publikoi postimin “bombë”.
Siç pritej, interneti u nda në dy kampe: fansat e Brooklyn & Nicola kundër fansave të David & Victoria. Por pavarësisht ndarjes së opinionit, një gjë është e qartë për të gjithë: disa aspekte të martesës së Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham janë vërtet të çuditshme dhe flamuj të kuq.
Nicola Peltz është akuzuar më parë për sjellje abuzive

Një nga arsyet kryesore pse një pjesë e madhe e internetit mban anën e David dhe Victoria Beckham është fakti se Nicola Peltz, e cila është katër vite më e madhe se Brooklyn, është përballur më herët me akuza serioze.
Në vitin 2009, blogu Gawker publikoi pretendime se Nicola (vetëm 14 vjeçe në atë kohë) kishte bullizuar vazhdimisht dadot, shërbëtorët dhe stafin e familjes së saj. Madje u tha se ajo kishte shtyrë një dado nga shkallët dhe se disa punonjës kishin arritur në gjendje depresive ekstreme prej saj.
Megjithatë, këto akuza nuk u vërtetuan kurrë. Në vitin 2022, Daily Mail publikoi një artikull ku familjarë të dados së përfolur mohonin gjithçka, duke deklaruar se Nicola nuk kishte keqtrajtuar askënd. Sërish, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar opinionin publik, pasi shumë komentues spekuluan se intervista mund të ishte e paguar.

Përtej kësaj, qarkulluan edhe thashetheme se Nicola e kontrollonte totalisht ish-partnerin, Anwar Hadid, vëllanë e motrave Hadid, gjatë lidhjes së tyre. Anwar ishte asokohe 17 vjeç, ndërsa Nicola 22, por edhe këto mbeten pa prova konkrete.
Sidoqoftë, për shumë njerëz vlen parimi “ku ka zë, s'del pa gjë”, dhe kjo ngre shqetësime për martesën e saj me Brooklyn.
Brooklyn Beckham ka mbi 70 tatuazhe të dedikuara për Nicola Peltz

Brooklyn Beckham është i njohur për pasionin e tij për tatuazhet. Por ajo që habit është fakti se mbi 70 prej tyre janë të lidhura drejtpërdrejt me Nicola-n. Po, 70.
Mes tyre janë betimet e martesës, fjala “i martuar”, emri i gjyshes së saj dhe fytyra e Nicola-s. Nicola, nga ana tjetër, ka vetëm një tatuazh me emrin e Brooklyn në shpinë, një kontrast i qartë.
Psikologu Dr. Raffaello Antonino i tha PopSugar se tatuazhet në çift mund të lidhen me stile ankthioze të lidhjes, ku tatuazhi shërben si një mënyrë për të ulur frikën nga braktisja, diçka që mund të jetë “potencialisht e dëmshme”. Sigurisht, askush nuk mund të diagnostikojë Brooklyn vetëm nga tatuazhet, por 70 tatuazhe tingëllojnë paksa obsesive, intensive dhe pasiguri nga ana e tij.
Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe Brooklyn ishte shumë i ri

Një tjetër aspekt i çuditshëm i martesës së tyre është shpejtësia me të cilën ndodhi gjithçka. Kur u njohën në 2019, Brooklyn ishte 20 vjeç dhe Nicola 24. Ata u puthën për herë të parë vetëm dy ditë më vonë, e bënë lidhjen zyrtare në Instagram pas tre muajsh dhe u fejuan vetëm gjashtë muaj më pas. Në momentin e fejesës, Brooklyn ishte vetëm 21 vjeç, ndërsa Nicola 25.
Në jetën reale, një diferencë prej katër vitesh nuk është e madhe. Por në këtë rast, shumë njerëz ngritën vetullat. Vetë Brooklyn ka pranuar se nuk është ndier kurrë i qetë në shtëpinë ku u rrit. Kjo, e kombinuar me moshën e tij, ngre pikëpyetje nëse ai ishte emocionalisht i pjekur për një angazhim kaq serioz me një partnere më të madhe në moshë.
Ai ka lënë të kuptohet se martesa me Nicola-n i dha guximin të largohej nga një ambient familjar ku nuk ndihej mirë, por të martohesh për t’i shpëtuar familjes, rrallëherë përfundon mirë.
Për më tepër, marrëdhëniet me diferencë moshe mund të krijojnë pabarazi pushteti, veçanërisht kur Nicola ka qëndrueshmëri të madhe financiare dhe mbështetje nga familja e saj miliardere, ndërsa Brooklyn ende nuk ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe mund të jetë distancuar nga pasuria e familjes Beckham.





