
Kim Kardashian na ka dhuruar një tjetër moment surprizë nga Instagrami. Postimi i saj më i fundit përfshin disa foto nga vitet ’90, ku ngjashmëria me vajzën e saj 12-vjeçare, North West, është thjesht e pabesueshme.

“1991, Cabo San Lucas”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e postimit të ri.
Në dy foto që nuk janë publikuar kurrë më parë, Kim duket pothuajse identike me North. Dhe po, duket qartë se North e ka trashëguar pasionin për modën nga mamaja e saj dhe jo nga Kanyw West siç është "akuzuar" shpesh.
Në dy poza të ndryshme, Kim shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë oversize dhe një minifund saten ngjyrë ari. Aksesorët plotësojnë pamjen: vathët dramatikë, rrip zinxhiri dhe këpucë metalike me taka. Në atë kohë, Kim do të kishte qenë rreth 11 vjeç, thuajse në të njëjtën moshë me North sot.
View this post on Instagram

North West është fëmija më i madh i Kim Kardashian me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West. Duke ndjekur hapat e mamasë si ikonë stili, North ka eksperimentuar jo pak me pamjen e saj. Së fundmi, ajo u shfaq me flokë blu elektrik dhe piercing të shumtë, duke treguar se stili i guximshëm është pjesë e ADN-së së saj.





