Metropolitan

Gruaja e ve e Ozzy Osbourne tregon fjalët e tij të fundit: “E dinte që do të vdiste”

Gruaja e ve e Ozzy Osbourne tregon fjalët e tij të fundit: “E

Sharon Osbourne tregoi momentet e fundit që kaloi me bashkëshortin e saj të ndjerë, Ozzy Osbourne, në intervistën e parë zyrtare që pas vdekjes së yllit të rock-ut në korrik. Në një intervistë emocionale për “Piers Morgan Uncensored”, e publikuar të mërkurën më 10 dhjetor, Sharon, 73 vjeç, tha se bashkëshorti i saj e dinte që fundi po afrohej dhe këtë e tregoi qartë me fjalët e fundit që i tha.

Ajo rrëfeu se ai kishte pasur disa luhatje dhe vështirësi me gjumin një natë para se të vdiste. Në një moment, ai e zgjoi dhe i kërkoi që ta puthte dhe përqafonte fort.

“Ai më tha: “Më puth” e më pas, “më përqafo fort”, u shpreh Sharon, duke theksuar se këto ishin fjalët e fundit të legjendës që frymëzoi breza të tërë të muzikës heavy metal.

Më vonë atë mëngjes, vokalisti i Black Sabbath zbriti poshtë për të ushtruar, diçka që e bënte rregullisht, kur pësoi një problem shëndetësor dhe nuk foli më. Ozzy vdiq më 22 korrik, në moshën 76-vjeçare.

“Ah, sikur t’i kisha thënë më shpesh që e doja. Sikur ta kisha mbajtur më fort,” tha Sharon, dukshëm e prekur, duke reflektuar për atë që përkoi të ishte momenti i fundit i çiftit.

Dyshja, së bashku me fëmijët e tyre, u bënë emra të njohur në fillim të viteve 2000 përmes serialit të tyre të suksesshëm në MTV, “The Osbournes”. Në vitet e fundit, Ozzy ishte larguar nga qendra e vëmendjes për shkak të një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë sëmundjen e Parkinsonit.

Gruaja e ve e Ozzy Osbourne tregon fjalët e tij të fundit: “E
 
Sharon tha se në ditët para vdekjes, Ozzy fliste hapur për faktin që ndihej në paqe dhe përshkruante ëndrra shumë të gjalla, që dukeshin pothuajse si vizita.

“Ai po shihte njerëz që nuk i kishte njohur kurrë,” tha ajo. Kur ajo e pyeti se kë po shikonte, Ozzy i tha: “‘Njerëz të ndryshëm. Dhe unë vazhdoj të eci e të eci dhe çdo natë shoh gjithë këta njerëz të ndryshëm… dhe ata më shikojnë, por askush nuk flet’”, i thoshte i ndjeri Ozzy Osbourne.

Për Sharon-in, ishte e qartë që ai po përgatitej për diçka. “Ai e dinte. Ishte gati,” tha ajo.
 
Ozzy u rikthye në skenë për të marrë pjesë në koncertin e shumëpritur të lamtumirës, “Back to the Beginning”, me Black Sabbath më 5 korrik, vetëm dy javë para vdekjes.

Gruaja e ve e Ozzy Osbourne tregon fjalët e tij të fundit: “E

“Koncerti i lamtumirës”, - tha Sharon, - “ishte një performancë që ai e dha edhe pse ishte “kundër urdhrave të mjekëve.” Ajo i tha Morgan-it, 60 vjeç, se besonte që Ozzy ndihej i detyruar ta bënte gjithsesi. Më pas, shtoi ajo, ai dukej “si rrezet e diellit” dhe se “aq të lumtur s’e kishte parë prej vitesh”.

“Ishte sikur ai e dinte që ajo ishte lamtumira e tij,” tha Sharon.

Që nga vdekja e Ozzy-t, Sharon ka folur hapur për dhimbjen e vazhdueshme që po përjeton, duke pranuar në nëntor se e ka të vështirë të flejë vetëm dhe e urren “të shkojë në shtrat natën.”
 
“Mua s’do të më lëshojë kurrë dora jote deri sa të të shoh në anën tjetër,” shkroi në një postim më 3 dhjetor, ditë që do të ishte 77-vjetori i tij.

 

REELS

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Dita 35 🦩 📸 @erald.halili

Video Credits: @_skerditopalli_

🙂‍↕️🙂‍↕️🙂‍↕️

Gjatë një seance në parlament ku po flitej për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore, deputeti Reichardt nisi ta ndërpriste dhe t’i ndërhynte asaj gjatë fjalimit. Kathrin Gebel ndaloi fjalimin, u kthye nga ai dhe i tha tekstualisht: “Zoti Reichardt, klitori ka 10,000 mbaresa nervore dhe ju përsëri jeni më i ndjeshëm se ai!” Ky reagim i papritur “shokoi” sallën dhe u shpërnda me shpejtësi në Instagram e TikTok. Njerëzit në rrjet e kanë quajtur si një nga replikat më epike dhe të shpejta (comeback) në politikën gjermane kohët e fundit.