Metropolitan

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori dhe komediani Stanley Baxter

Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori dhe

Aktori dhe komediani Stanley Baxter ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare!

I lindur në Glasgow në vitin 1926, Baxter u bë i njohur për drejtimin e serive televizive të skeçeve si “The Stanley Baxter Show” dhe “The Stanley Baxter Picture Show”.

Ai e nisi karrierën si aktor fëmijë në serinë e BBC-së “Children’s Hour” dhe ishte pjesë e njësisë Combined Services Entertainment, duke ofruar argëtim të drejtpërdrejtë për ushtarakët, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Suksesi në radio pas luftës çoi drejt punës në teatër dhe pantomimeve dhe në vitin 1959, Baxter u zhvendos në Londër, ku karriera e tij do të përqendrohej në teatër, sitcom-e radiofonike dhe role televizive, ku spikasnin imitimet e figurave të njohura, përfshirë Papën dhe Mbretëreshën Elizabeth II.
 
Roli të tij në film përfshijnë “Crooks Anonymous”, me Leslie Phillips dhe “The Thief and the Cobbler”, i shquar për faktin se u publikua pas 29 viteve.
 
Në vitin 2020, Stanley deklaroi publikisht se ishte homoseksual, pas publikimit të biografisë së autorizuar “The Real Stanley Baxter” nga Brian Beacom.
 
Në të, Baxter, i cili ishte i martuar me bashkëshorten e tij Moira për 46 vjet, e përshkruante të qenit gay si një “jetë shumë të vështirë”.
 
Ai shprehej: “Ka shumë njerëz homoseksualë sot që ndihen mjaft rehat me seksualitetin e tyre, mjaft të lumtur me atë që janë. Unë jo! Unë nuk kam dashur kurrë të jem gay. As tani nuk dua!”
 
 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.