Metropolitan

Dardha bie nën dardhë! E bija 13-vjeçare e Beyoncé është kopja identike e saj!

Dardha bie nën dardhë! E bija 13-vjeçare e Beyoncé 

Blue Ivy Carter dhe Jay-Z kaluan një takim të ëmbël babë e bijë këtë javë, teksa u fotografuan së bashku në një ndeshje të Los Angeles Lakers. Megjithatë, ajo që u vu re menjëherë ishte ngjashmëria e paparë e Blue Ivy-t me Beyoncé-n.

Dardha bie nën dardhë! E bija 13-vjeçare e Beyoncé

“Ooo, ajo ka për t’u bërë si e ëma! Mbajini mend fjalët e mia”, shkroi dikush në Instagram; “Bey apo Blue? S’di kë po shoh!”, u shpreh dikush tjetër; “Gjenet e Jaz Z as nuk paskan tentuar fare”, tha një tjetër komentues humorist.

Pamja e saj “casual chic” tërhoqi sërish vëmendje, pasi ajo kishte veshur një xhaketë lëkure oversize nga Balenciaga, një bluzë të zezë me print, të kombinuar me pantallona xhinse cargo dhe për të kompletuar veshjen, kishte zgjedhur një çantë Diesel në ngjyrë argjendi.

Dardha bie nën dardhë! E bija 13-vjeçare e Beyoncé
 
Ndërkohë, Jay-Z kishte zgjedhur një outfit tërësisht të zi, të kombinuar me një kapuç po në të njëjtën ngjyrë.

Dardha bie nën dardhë! E bija 13-vjeçare e Beyoncé
 
Sigurisht, ngjashmëria e saj me të ëmën e famshme e bëri edhe më viral momentin.

Dardha bie nën dardhë! E bija 13-vjeçare e Beyoncé
  
Beyoncé dhe Jay Z, janë gjithashtu prindër të binjakëve Rumi dhe Sir, 8 vjeç. Edhe pse binjakët janë mbajtur larg vëmendjes publike, Blue Ivy ka qenë më prezente. Ajo gjithashtu ishte pjesë e turneut të Queen Bey, duke performuar si kërcimtare në Renaissance World Tour (2023).

 

REELS

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

E dini vet kujt duhet t’i bëni tag 🤓

🦩