
Ylli i heavy metal-it, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pak javë pasi u ribashkua me Black Sabbath dhe dha një koncert të madh lamtumire për fansat.
Familja e tij lajmëroi:
"Me trishtim të madh njoftojmë se Ozzy na la këtë mëngjes, i rrethuar nga dashuria e familjes."
Më pak se tri javë më parë, ai performoi në Villa Park, duke falenderuar fansat për mbështetjen.
Ozzy, themelues i grupit Black Sabbath, njihet për hite si "Iron Man" dhe "Crazy Train". Fama e tij u shtua edhe nga reality show “The Osbournes” në MTV.
Ai vuante nga Parkinsoni dhe kishte pasur probleme shëndetësore vitet e fundit. Koncerti në Villa Park ishte lamtumira e tij për fansat.
Osbourne u nderua me shumë çmime gjatë jetës së tij, përfshirë 5 çmime Grammy dhe vend në Rock and Roll Hall of Fame, si pjesë e Black Sabbath dhe artist solo.
Ai la pas gruan Sharon, fëmijët Aimee, Kelly, Jack, dhe dy fëmijët e parë Jessica e Louis, si dhe nipërit dhe mbesat.