Metropolitan

Që nga varësitë e deri te problemet shëndetësore: Jeta e trazuar e Ozzy Osbourne

Që nga varësitë e deri te problemet shëndetësore: Jeta
REUTERS

Jeta e Ozzy Osbourne ka zgjuar interes të jashtëzakonshëm te publiku, bashkë me rrëzimet dhe triumfet. Sigurisht, vdekja e tij është një humbje e madhe në botën e muzikës, por artisti do të mbahet mend gjithnjë për ndikimin në heavy metal.

Ozzy vuante nga një sërë problemesh shëndetësore para se të ndërronte jetë ditën e djeshme (22 korrik) pranë familjarëve të tij dhe i rrethuar me dashuri.

Anëtari i grupit Black Sabbath ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare të martën, siç bënë të ditur anëtarët e familjes së tij në një deklaratë emocionale.

“Me një trishtim që fjalët nuk mund ta përshkruajnë, duhet të njoftojmë se i dashuri ynë, Ozzy Osbourne ndërroi jetë këtë mëngjes,” thanë të afërmit për Page Six, duke shtuar se ylli i heavy metal ishte me familjen në momentet e fundit.

Dhimbja e tyre vjen pesë vite pasi Ozzy zbuloi publikisht në “Good Morning America” se vuante nga faza e dytë e Parkinsonit.

Që nga varësitë e deri te problemet shëndetësore: Jeta

“Nuk po vdes nga Parkinsoni,” këmbënguli ai. “Kam jetuar me të për pjesën më të madhe të jetës sime.”

Bashkëshortja e fituesit të Grammy-t, Sharon Osbourne, ra dakord në intervistën e janarit 2020 se diagnoza “nuk ishte aspak një dënim me vdekje.”

Ajo shpjegoi: “Ndikon në disa nerva të trupit dhe është si: ke një ditë të mirë, një ditë të mirë dhe pastaj një ditë vërtet të keqe.”

Në atë kohë, çifti foli gjithashtu për rënien e rëndë që Ozzy pësoi në tualetin e tij “në errësirë totale”.

Në atë që ai e cilësoi si “periudha më e gjatë, më e dhimbshme dhe më e mjerueshme” e jetës së tij, këngëtari kishte vendosur 15 vida në shtyllën kurrizore, pasi kishte shkaktuar shpërbërjen e disa shufrave metalike në trupin e tij nga një aksident i mëparshëm me motor.

Ozzy iu nënshtrua përsëri një operacioni në vitin 2022 për të hequr dhe rikthyer në vend vidat në qafë dhe shpinë.

Sharon, 72 vjeçe, u shpreh në “The Talk” se kjo ndërhyrje “do të përcaktonte pjesën tjetër të jetës [së partnerit të saj].”

Ozzy u tërhoq zyrtarisht nga turnet vitin pasues për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Megjithatë, ai u ribashkua me anëtarët e grupit të tij për një koncert lamtumire në fillim të këtij muaji.

Që nga varësitë e deri te problemet shëndetësore: Jeta

Artisti, pavarësisht se kishte probleme gjithashtu edhe me zemrën, i dha lamtumirën e fundit botës, siç i kishte hije: Si një legjendë!

Ozzy Osbourne (John Michael Osbourne) lindi në Birmingham, Angli, më 3 dhjetor 1948. Ai u rrit në qytetin e tij, nga prindër të klasës punëtore, me 5 motra dhe vëllezër. Për shkak të varfërisë dhe disleksisë, u përball shpeshherë me bullizmin.

Që në moshë të re, tregoi interes të madh për muzikën, duke dëgjuar grupet e mëdha të rock-ut dhe blues-it. Ai punoi në fabrika për të ndihmuar familjen, ndërsa përpiqej të gjente rrugën e tij drejt muzikës.

Që nga varësitë e deri te problemet shëndetësore: Jeta

Në fund të viteve '60, Ozzy u bashkua me Tony Iommi, Geezer Butler dhe Bill Ward dhe së bashku formuan një grup që fillimisht quhej Earth. Më vonë, në vitin 1969, grupi ndryshoi emrin në Black Sabbath dhe konsiderohet si grupi themelor që krijoi heavy metal-in.

Albumi i tyre i parë, “Black Sabbath” (1970), përmbante tinguj të errët, të fuqishëm dhe tematike okulte që i dhanë grupit një identitet unik. Sukseset e vazhdueshme me albumet “Paranoid” dhe “Master of Reality” e bënë Ozzy-n një yll botëror.

Megjithatë, Ozzy nisi të përballej me probleme serioze me alkoolin dhe drogën. Ai zhvilloi zakone të rrezikshme, të cilat shpesh ndikuan në performancat dhe marrëdhëniet në grup. Në vitin 1979, pas një periudhe të tensionuar, Ozzy u largua nga Black Sabbath.

Pas largimit nga Black Sabbath, Ozzy nisi një karrierë solo që u bë po aq e suksesshme. Në vitin 1980, me albumin “Blizzard of Ozz”, ai solli disa prej këngëve më të njohura të tij, si “Crazy Train” dhe “Mr. Crowley”. Gjatë kësaj periudhe, ai punoi me muzikantë të njohur si Randy Rhoads, i cili u bë një prej artistëve më të famshëm në historinë e rock-ut, por fatkeqësisht humbi jetën në një aksident ajror në 1982.
Në vitet në vijim, Ozzy publikoi albume të tjera si “Diary of a Madman “dhe “No More Tears”, duke ruajtur statusin e tij si “princi i errësirës”

Gjatë gjithë karrierës së tij, Ozzy luftoi me varësinë nga droga dhe alkooli. Ai ka rrëfyer hapur në intervista për periudhat kur përdorte substanca në mënyrë të shfrenuar, duke u bërë shkak për incidente dhe probleme shëndetësore. Megjithatë, mbështetja e madhe erdhi nga bashkëshortja e tij, Sharon Osbourne, e cila u bë menaxherja e tij dhe partnerja më e ngushtë.

Që nga varësitë e deri te problemet shëndetësore: Jeta

Në vitin 1982, Ozzy dhe Sharon u martuan dhe bashkë ndërtuan familjen me tre fëmijë: Aimee, Kelly dhe Jack, të cilët i la pas me dhimbje të thellë. 



REELS

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.