Showbiz

Florjan Binaj për “Portokallinë”: “Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar”

 

Florjan Binaj për “Portokallinë”: “Po t’u
Florjan Binaj/ Instagram

Në teaser-in e episodit të ri të “Mirëmbrëma Yje”, i cili moderohet Arbana Osmani, shfaqen Dojna Mema dhe Florjan Binaj. Si për të na nxitur edhe më shumë kureshtjen, është publikuar një deklaratë e aktorit, i cili shprehet për spektaklin e humorit, “Portokallinë”, duke rrëfyer se i vjen keq ta shohë.

“Nuk e shoh “Portokallinë”! Ndihem keq kur e shoh. E kam provuar ta shoh 5 minuta dhe më vjen keq. Nuk dua të shoh diçka ku kam kaluar 18 vite të jetës sime në atë gjendje. Ka rënë entuziazmi!”, u shpreh aktori i humorit dhe kandidati për bashkinë e Tiranës.

Ai shtoi se nëse sheh në sytë e aktorëve, ata janë të trishtuar dhe nuk krijohen më personazhe të rinj:

“Po t’u shohësh sytë aktorëve, janë të gjithë të trishtuar. Kanë ngelur po tek ato personazhe, nuk kanë entuziazëm për të bërë personazhe të reja. Tani ke 5-6 vite që ke po të njëjtat personazhe”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mirëmbrëma Yje (@mirembremayje)

Kjo është hera e disatë që aktori flet për shkëputjen nga “Portokallia”. Në një intervistë në “ABC-ja e mëngjesit”, Binaj nënkuptoi se nuk ka marrë çfarë ka merituar, nisur nga fakti se ka qenë shkrues dhe interpretues i roleve të tij. Kujtojmë se skeçet e tij renditen si ndër më të klikuarat në faqen e Top Channel në YouTube.

“Jo vetëm në Top Channel, por dhe në shumë televizione shqiptare të tjera, nuk respektohen të drejtat e autorit. Fati ka dashur që në ‘Portokalli’ kam qenë edhe krijues edhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Kështu që kam pasur një peshë goxha të madhe. Mirëpo ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që vjen një pikë dhe nuk duron më dhe mban një qëndrim. Të ruash dinjitetin tënd ose të përtypësh dhe të vazhdosh përpara. Këto janë gjëra që publiku nuk i di normalisht, sepse janë gjëra të brendhme.” – tha ai.

Florjan Binaj shtoi se nuk është respektuar ligji.

“Ideja është që me ligjin shqiptar, minimumi duhet të dalë emri i atij që ka e shkruar, siç del edhe në festival – teksti [shkruar nga] filani, muzika [krijuar nga] filani, këndon filani. Kjo është më e vogla. Ligji është i rregullt. Të lexosh ligjin thua ‘jam i bekuar’, por puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord për të mos e zbatuar, ky është problemi.”

Përpos kësaj, ai tha asokohe se një ndër arsyet ka qenë koha pa familjen. “Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën mirëpo nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Ato kohë që ke humbur, janë kujtime. Më mirë këto kujtime bashkë sesa të kemi foto në Whatsapp.”

 

REELS

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë

Kur veshja dhe dukja nuk kanë lidhje me personalitetin 😂😂😂

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈

Solidarizohemi me ju që keni fëmijë në çerdhe/kopsht 😩

Nucleofil – teknologji rigjeneruese nga @cfopharma @cfopharma_aesthetics Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit për një efekt lifting, por pa ndërhyrje kirurgjikale 🤫

Mësuesit imitojnë nxënësit se si sillen kur bie alarmi 😂😂😂

Çfarë do blinit?

Na lërni të jetojmë!!!!!