News

Florjan Binaj shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës: “Na duhet një drejtues qytetar”

Florjan Binaj shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës:
Florjan Binaj/ Instagram


Aktori i humorit Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën e tij si kryetar i bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë me dije lajmin, si dhe arsyet që e motivuan të merrte këtë vendim.

“Të dashur mikesha dhe miq, qytetarë të ndershëm punëshumë e fjalëpakë të kryeqytetit të Shqipërisë! Si një artist i përfshirë në çështje publike me interes kombëtar prej 22 vitesh, si një kryefamiljar, i rritur në një kryeqytet, i cili ka shkatërruar shumëçka në emër të zhvillimit dhe që shumë pak gjëra kanë mbetur ende pa u bërë ish, nisur nga nevoja e menjëhershme për të pasur në drejtim të kryeqytetit një figurë e cila nuk është gjymtyrë e asnjë partie, pasi e kemi parë në 34 vite që kjo mënyrë jo e drejtpërdrejtë nuk ka qënë frytëdhënëse në përmirësimin e cilësisë së jetës tonë”, shprehet ai.

Më tej, vijon:

“Na duhet një drejtues qytetar i zgjedhur nga qytetarët për qytetarët sepse asnjë nga ne nuk mund të presë më edhe 34 vite të tjera. Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës, duke dhënë gjithë veten time për të përfaqësuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri, por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund t’i shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysmë mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve”.

“Uroj dhe shpresoj që të gjitha partitë politike qe duan vërtet ndryshimin pavarësisht ngjyrave të bashkohen me këtë nismë dhe të kenë besim te qytetarët, ashtu siç qytetarët kanë pasur besim tek ta. Qëllimi im është, që së bashku, ta nxjerrim bashkinë nga gjendja në të cilën ndodhet për shkak të politikës dhe t’ua rikthejmë atë qytetarëve si një shtëpi për të gjithë ne. Të rikthejmë besimin tek institucioni i bashkisë në shërbim të komunitetit! Ftoj të gjithë qytetarët, intelektualët të majtë dhe të djathtë të na bashkohen. Faleminderit!”, përmbylli ai deklaratën.

Florjan Binaj shpall kandidaturën për bashkinë e Tiranës:

Ndërkohë, për bashkinë e Tiranës, partitë kanë shpallur kandidaturat e tyre për personat që mund të marrin drejtimin, pasi Erion Veliaj, tanimë i shkarkuar nga detyra, vijon të jetë në paraburgim.

 

REELS

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Për interpretimin e saj në filmin Anatomy of a Fall, Sandra Hüller u bë aktorja e tretë gjermane e nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë.

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂

Fëmijët në panik! 😂😂😂 Të vegjlit vrapojnë, fshihen dhe qajnë pasi panë për herë të parë një grua të bardhë në shkollën e fshatit në Laos.

Kim me prerje te re

Turisti komplimenton vajzat shqiptare 🇦🇱 dhe bëhet viral

Refuzimi më me edukatë ever 😂

E dini vetë se kë bëji tag 🫠