
Egla Ceno i është përgjigjur një pyetjeje në Instagram, ku një person i ka shkruar se duket goxha gocë jashtë “BBVA”, por pse brenda spektaklit zgjodhi të portretizonte një personazh të urryer.
Ajo u shpreh se ndoshta është treguar e ashpër, por në fakt, një grua që nuk ka mbështetje, duhet të jetë shkëmb.
“Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer.
Më tej, aktorja cilësoi se zgjodhi të jetë vetvetja, më zë, pa frikë dhe me pizhamet e saj të famshme:
“Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhame”.
Egla shtoi se nuk ka qenë një personazh i urryer, thjesht prishi disa imazhe hipokrizie:
“S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná.”
Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke u bërë e para grua që fitoi këtë spektakël. Fituesit e tjerë janë: Ilir Shaqiri (edicioni 1), Luiz Ejlli (edicioni 2) dhe në edicionin e katërt, trofeun dhe çmimin e madh, e mori Gjesti.