Showbiz

Valdrin Sahiti flet për periudhën e errët në jetë: Edhe gjatë seksit kërkonte perfeksion!

Valdrin Sahiti flet për periudhën e errët në jetë: Edhe
Foto: Valdrin Sahiti/ Andale AL

Edhe Valdrin Sahiti ka pasur mëngjese ku është zgjuar pa një qëllim dhe si çdo krijues ka kaluar atë që njihet si "burnout"-i momental. Burnout-i është shterim total emocional, mendor dhe fizik, zakonisht si pasojë e stresit të vazhdueshëm ose ngarkesës së tepërt në punë apo jetë.

Në një intervistë për "The Dalina Show", në Andale Media, Valdrin Sahiti foli hapur dhe për momentet e tij të "dobësisë".

Stlisti dhe dizajneri i njohur zbuloi se gjatë moshës 27-vjeçare kaloi një periudhë të errët ku ndjente se nuk kishte asnjë motiv në jetë:

"Kam përjetuar një burnout në moshën 27-vjeçare. Sikurse dhe sot, por kam qenë shumë më i ri për të vetëmenaxhuar, me më pak staf, më pak njohuri dhe pa doktor, pa idenë që duhet të kem doktor."

"Fillova të mos ndihem mirë atë javë, ndryshime në humor, lodhje më e madhe, por një ditë prej ditësh, ishte thjesht një blackout (bllokim total). Unë u çova në mëngjes dhe thjesht refuzova të dal prej shtëpisë. Nuk kisha asnjë arsye për të dalë prej shtëpisë. Nuk kishte njeri që mundej të më nxirrte prej shtëpisë."

Por, të gjitha këto ndodhnin ndërkohë që Valdrini shkonte çdo ditë në punë dhe vazhdonte krijimin normalisht:

"Këto ndodhnin çdo ditë e natë. Sepse unë edhe kam fjetur në punë. Në çdo objekt ku unë kam qenë, zyra ka qenë e shoqëruar me krevat, me banjo."

Siç u shpreh dhe vetë, edhe në fund të atij terri, ai arriti gjithsesi ta gjente sërish dritën:

"Nuk isha në idenë e vetëvrasjes, ose për të pirë hape, të dilja të pija alkool ose drogë, nuk ishte ai koncepti. Thjesht nuk kisha motiv për të shkuar në punë dhe ky është ai takimi im i parë me doktorin dhe fillimi i diskutimit me terapistë për mënyrën e menaxhimit të jetës."

Dhe terapisti, sipas Valdrinit zbuloi një "diagnozë" interesante, por të vërtetë për të:

"Më tha 'është dhe një problem tjetër me ty sepse në nënvetëdijen tënde, edhe kur bën seks mendon që je në mes tënjë teatri ku po të sheh publiku dhe në fund pret të të duartrokasë ose të thotë se nuk e ke bërë mirë'. Që është e vërtetë."

Mos e humbisni (super)intervistën e plotë:

REELS

Solidarizohemi me ju që keni fëmijë në çerdhe/kopsht 😩

Nucleofil – teknologji rigjeneruese nga @cfopharma @cfopharma_aesthetics Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit për një efekt lifting, por pa ndërhyrje kirurgjikale 🤫

Mësuesit imitojnë nxënësit se si sillen kur bie alarmi 😂😂😂

Çfarë do blinit?

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

Valdrin Sahiti talks about the dark period in his life: 'I couldn't leave the house'

Valdrin Sahiti flet për periudhën e errët në jetë: Edhe
Photo: Valdrin Sahiti/ Andale AL

Even Valdrin Sahiti has had mornings where he has woken up without a purpose and, like every creator, has gone through what is known as momentary "burnout." Burnout is total emotional, mental, and physical exhaustion, usually as a result of constant stress or excessive workload at work or in life.

In an interview for "The Dalina Show", on Andale Media , Valdrin Sahiti spoke openly about his moments of "weakness".

The famous stylist and designer revealed that at the age of 27, he went through a dark period where he felt he had no motivation in life:

"I experienced burnout at the age of 27. Just like today, but I was much younger to manage myself, with less staff, less knowledge, and no doctor, no idea that I should have a doctor."

"I started feeling unwell that week, mood swings, more fatigue, but one day, it was just a blackout  . I woke up in the morning and just refused to leave the house. I had no reason to leave the house. There was no one who could get me out of the house."

But, all of this happened while Valdrini went to work every day and continued creating normally:

"These things happened every day and night. Because I used to sleep at work. In every facility I was in, the office was accompanied by a bed and a bathroom."

As he himself said, even at the end of that darkness, he still managed to find the light again:

"I wasn't into the idea of ​​suicide, or taking pills, going out to drink alcohol or do drugs, that wasn't the concept. I just had no motivation to go to work and that's my first meeting with the doctor and the beginning of the discussion with therapists about how to manage life."

And the therapist, according to Valdrin, revealed an interesting but true "diagnosis" for him:

"He told me, 'There's another problem with you because in your subconscious, even when you have sex, you think you're in the middle of a theater where the audience is watching you and at the end you expect them to applaud you or tell you that you didn't do well.' Which is true."

Don't miss the full (super)interview: