Showbiz

Rozana rrëfen se është përndjekur nga një djalë: “Më dërgonte foto me armë"

Rozana rrëfen se është përndjekur nga një djalë:
Rozana Radi/ Instagram

Rozana Radi rrëfeu në “Goca & Gra” një histori që ndoshta edhe shumë vajza të tjera e kanë përjetuar: Atë të përndjekjes nga një burrë i panjohur. Artistja tregoi se e kishte denoncuar dy herë personin dhe se ai ishte kudo ku ajo shkonte.  

“E kam provuar vetë. Unë jam përndjekur prej 3 vitesh nga një djalë relativisht i ri, i cili vinte poshtë pallatit tim, më dërgonte foto të derës sime, më dërgonte foto me armë në Instagram. Përpos meje, përndiqte edhe familjarët dhe këdo që postoja në Instagram. Kisha frikë të merrja ashensorin se mund ta gjeja përballë. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme”, tregoi fillimisht Rozana.

Më tej, ajo u shpreh se djali u arrestua dhe u dënua me 1 vit burg, por kur doli, nisi ta përndiqte sërish:

“Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit. Ditën e parë që doli filloi përsëri me përndjekjen dhe u kthye përsëri në burg se unë bëra kallëzim. Sot, vuan dënimin, sepse sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një juriste”.

Ajo shtoi se në atë periudhë nisi të mos vijonte me jetën e saj normalisht, por fatmirësisht iu gjendën pranë autoritetet:

“Janë njerëz të sëmurë! Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment se mos e kisha pas! Falë Zotit, policia m’u gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Sipas medieve, djali në fjalë është 28 vjeç dhe pasi u lirua, u kallëzua sërish nga një juriste, e cila dëshmoi se ai i dërgonte me qindra mesazhe në telefon. Sipas saj, ai i dërgonte mesazhe me profile të rreme, mesazhe ngacmuese, si dhe me emoji me thika dhe bomba. Pavarësisht përpjekjeve të saj për t’i bërë block, ai hapte adresa të reja dhe i shkruante.

Djali u arrestua nga policia.

 

REELS

Solidarizohemi me ju që keni fëmijë në çerdhe/kopsht 😩

Nucleofil – teknologji rigjeneruese nga @cfopharma @cfopharma_aesthetics Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit për një efekt lifting, por pa ndërhyrje kirurgjikale 🤫

Mësuesit imitojnë nxënësit se si sillen kur bie alarmi 😂😂😂

Çfarë do blinit?

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕