
Pas situatës që bëri lëmsh rrjetin, Dolly Parton ka reaguar vetë përmes një videoje të publikuar në Instagram, duke i siguruar fansat:
“Nuk po vdes. A ju dukem si e sëmurë? Jam duke punuar fort.”
Kjo deklaratë vjen një ditë pasi motra e saj, Freida Parton, postoi një status në Facebook duke kërkuar lutje për të, gjë që shkaktoi alarm dhe spekulime rreth gjendjes shëndetësore të 79-vjeçares.
View this post on Instagram
Më vonë, Freida kërkoi falje për keqkuptimin, duke sqaruar se nuk kishte dashur të frikësonte askënd.
Dolly e falënderoi publikisht për mbështetjen dhe lutjet, duke shpjeguar se pas vdekjes së bashkëshortit të saj, më herët gjatë këtij viti, ajo nuk ishte kujdesur siç duhej për veten.
“Lashë shumë gjëra pas dore. Kur më shkova te mjeku, më thanë që duhej të tregoja kujdes. Nuk ishte gjë e madhe, por po, më duhej të anulloj disa angazhime.”
Në video, ajo u shfaq me humor, duke komentuar edhe një foto të krijuar me inteligjencë artificiale që e tregonte atë së bashku me këngëtaren Reba McEntire në shtratin e vdekjes.
“Qeshëm shumë! Të dyja dukeshim sikur duhej të na varrosnin,” tha ajo.
“Ka shumë thashetheme që qarkullojnë. Prandaj mendova: më mirë t’jua them vetë, jam mirë. Nuk jam gati të vdes ende. Nuk mendoj se Zoti e ka mbyllur punën me mua, dhe unë nuk kam mbaruar punë me këtë botë!”
Pas reagimeve të shumta, Freida Parton bëri një postim të dytë ku sqaroi:
“Nuk kisha ndërmend të trembja askënd apo ta bëja të tingëllonte aq serioze. Thjesht kërkova lutje, sepse besoj shumë në fuqinë e tyre. Jam vetëm një motër e vogël që po lutet për motrën e saj të madhe.”
Dolly Parton pritej të mbante gjashtë koncerte në dhjetor në The Colosseum at Caesars Palace në Las Vegas, por për shkak të shqetësimeve shëndetësore, disa prej tyre mund të shtyhen.