Metropolitan

Jennifer Aniston rrëfen betejën 20-vjeçare për të pasur fëmijë: "Më quajtën egoiste"

 

Jennifer Aniston rrëfen betejën 20-vjeçare për të
Getty Images

 

Pas dy dekadash heshtjeje dhe supozimesh të pabaza, Jennifer Aniston ka rrëfyer për herë të parë betejën e saj të gjatë e të vështirë për të pasur një fëmijë, duke rrëzuar përfundimisht mitin që e ka ndjekur prej vitesh se nuk donte të bëhej nënë, pasi ishte "egoiste dhe e fiksuar pas punës".

Në një intervistë për numrin e nëntorit të Harper’s Bazaar UK, aktorja 56-vjeçare foli hapur për dhimbjen e saj të fshehur, vitet e vështira dhe padrejtësitë me të cilat është përballur nga publiku dhe mediat.

“Askush nuk e dinte historinë time. Askush nuk e dinte se çfarë kam kaluar gjatë 20 viteve të fundit, duke u përpjekur të krijoj një familje, sepse nuk i ndaj problemet e mia mjekësore me botën. Nuk është puna e askujt,” tha ajo.

“Por vjen një moment kur nuk e përballon më. Të dëgjosh pa pushim se ‘nuk dua fëmijë’, ‘nuk dua familje’, sepse qenkam egoiste apo punoj shumë, më lëndon. Jam edhe unë njeri, si të gjithë ju.”

Jennifer Aniston rrëfen betejën 20-vjeçare për të

Ajo shtoi se me kalimin e viteve, ndien gjithnjë e më pak nevojë për të korrigjuar imazhin e rremë që është krijuar për të në publik.

“Sot, cikli i lajmeve është aq i shpejtë, sa çdo gjë harrohet. Po, ka raste kur më kap një ndjenjë e fortë drejtësie dhe dua ta sqaroj një gënjeshtër, por pastaj pyes veten: A ia vlen? Fundja, familja ime e di të vërtetën. Edhe miqtë e mi.”

Jennifer, e cila qëndroi e martuar me Brad Pitt nga viti 2000 deri më 2005, foli më herët për përpjekjet e dështuara për të mbetur shtatzënë. Në vitin 2022, ajo tregoi se kishte provuar pa sukses fertilizimin in vitro (IVF) dhe se i vinte keq që nuk kishte ngrirë vezët në një moshë më të re.

“Në fund të të 30-ave dhe përgjatë të 40-ave kalova nëpër sprova të mëdha, por nëse nuk do t’i kisha kaluar, nuk do të isha kjo që jam sot,” tregoi ajo.

Jennifer Aniston rrëfen betejën 20-vjeçare për të

Në intervistë, Aniston ndau gjithashtu ndikimin që kishte pasur ndarja e prindërve të saj, kur ajo ishte vetëm 9 vjeç. E lindur në Los Angeles, por e rritur më pas në New York, ajo përjetoi pasojat emocionale të divorcit që në moshë të vogël. Vetëm më vonë, përmes psikoterapisë, filloi të kuptojë dhe përpunojë emocionet e shtypura të asaj periudhe.

REELS

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.

Do paguanit?! 🤓 Video by @coquicultcoffee

Jennifer Aniston reveals 20-year battle to have children: "They called me selfish"

 

Jennifer Aniston rrëfen betejën 20-vjeçare për të
Getty Images

 

After two decades of silence and baseless assumptions, Jennifer Aniston has for the first time confessed her long and difficult battle to have a child, finally overthrowing the myth that has followed her for years that she did not want to become a mother, as she was "selfish and obsessed with work."

In an interview for the November issue of Harper's Bazaar UK , the 56-year-old actress spoke openly about her hidden pain, difficult years and the injustices she has faced from the public and the media.

"Nobody knew my story. Nobody knew what I've been through for the last 20 years, trying to start a family, because I don't share my medical problems with the world. It's nobody's business," she said.

"But there comes a point when you can't take it anymore. Hearing over and over again that 'I don't want children', 'I don't want a family', because I'm selfish or I work too much, hurts me. I'm human too, like all of you."

Jennifer Aniston rrëfen betejën 20-vjeçare për të

She added that over the years, she feels less and less need to correct the false image that has been created for her in public.

"Today, the news cycle is so fast that everything is forgotten. Yes, there are times when I get a strong sense of justice and want to expose a lie, but then I ask myself: Is it worth it? After all, my family knows the truth. So do my friends."

Jennifer, who was married to Brad Pitt from 2000 to 2005, has previously spoken out about her failed attempts to conceive. In 2022, she revealed that she had unsuccessfully tried in vitro fertilization (IVF) and that she regretted not freezing her eggs at a younger age.

"In my late 30s and throughout my 40s I went through great trials, but if I hadn't gone through them, I wouldn't be who I am today," she said.

Jennifer Aniston rrëfen betejën 20-vjeçare për të

In the interview, Aniston also shared the impact of her parents' divorce when she was just 9 years old. Born in Los Angeles but raised in New York, she experienced the emotional aftermath of the divorce at a young age. It was only later, through psychotherapy, that she began to understand and process the repressed emotions of that period.