
Njerëzit mund të jenë habitur kur Nicole Kidman dhe Keith Urban u ndanë, por për vetë aktoren, ndoshta nuk ishte ndonjë surprizë e madhe. Të paktën, kjo po mendohet pas intervistës së saj për kopertinën e Vogue, ku Nicole duket sikur ka lënë të nënkuptohet se do të ketë një divorc në horizont.
Intervista është zhvilluar disa javë përpara se ish-çifti i famshëm i Hollywood-it të njoftonte ndarjen, por ka një citim domethënës që po bëhet viral pas lajmit për divorcin e tyre. E pyetur se si ndihet për të 50-at e saj, Nicole është përgjigjur:
“Sa herë ta mëson jeta se sa mendon që ti e di se si po shkon, ajo gjithmonë ndërron drejtim?”.
Asokohe, njerëzit s’ia vunë shumë veshin citimit, por pas lajmit të beftë, ndoshta mund të jetë një “sinjal” paraprak dhe aktorja po na rrëfente për divorcin. Duke parë se sa shpejt Nicole dhe Keith nënshkruan ndarjen (dhe thuhet se kishin arritur tashmë një marrëveshje kujdestarie), mbase e gjitha kjo ishte planifikuar prej kohësh.
Nga ana tjetër, ndërsa disa njerëz mund të tërhiqen pas një ndarjeje publike, Nicole nuk ka ndërmend të largohet nga dritat e skenës. Përveçse është në kopertinën e nëntorit të Vogue, ajo mori pjesë edhe në Javën e Modës në Paris të hënën, ku ndoqi sfilatën e Chanel, bashkë me vajzat e saj, Faith Margaret dhe Sunday Rose. Madje, e shfrytëzoi rastin për të debutuar me një model flokësh të ri, veprim tipik pas ndarjes.
Në pjesë të tjera të intervistës, Nicole ka thënë se mezi pret të zbulojë se çfarë e pret më pas në karrierë. Ajo tregoi se po mendon të shkruajë, përpos projekteve që ka në zhvillim, përfshirë një serial të ri me Elle Fanning dhe sezonin e tretë të “Big Little Lies”.