Metropolitan

E ëma u lut për shëndetin e tij: Justin Bieber ka një përgjigje interesante

E ëma u lut për shëndetin e tij: Justin Bieber ka një
Foto: Justin Bieber, Pattie Mallette/ Getty Images

Duket se Justin Bieber ka një mënyrë të veçantë për t’u përgjigjur, edhe kur bëhet fjalë për lutjet emocionale të mamasë së tij. Dy javë pasi nëna e këngëtarit, Pattie Mallette, postoi një lutje të gjatë dhe plot ndjesi për shërimin e djalit të saj, Justin më në fund reagoi.

“E vetmja gjë që më duhet të shëroj është gishti i vogël i këmbës që e shtrembërova duke luajtur ping pong,” shkruan Justin me një dozë humori në koment, nën postimin e nënës së tij në Instagram.

Në postimin origjinal, Pattie, 50 vjeç, kishte shkruar me plot pasion:

“Shpall liri, forcë, qartësi dhe shërim për ty Justin… çdo plagë e zemrës, mendjes dhe trupit, e dukshme dhe e padukshme, u shëroftë në emrin e Jezusit.”

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu mamanë e Bieber-it të publikonte këtë lutje publike, por Justin si duket nuk e mori aq seriozisht sa ajo, ose thjesht vendosi të ulë tonin dramatik me pak humor.

E ëma u lut për shëndetin e tij: Justin Bieber ka një

Nga ana tjetër, vetëm dy ditë para postimit të Pattie-t, Justin shpërndau një mesazh reflektiv mbi besimin dhe ndikimin e tij në jetën personale dhe famën që përjeton.

Ndërkohë, ai ka qenë mjaft aktiv dhe në muzikë. Albumi i tij më i fundit, "Swag II", doli në fillim të shtatorit, ku përfshihen këngë si "Story of God" dhe "Everything Hallelujah". Dhe po, në klipin e fundit, Justin shfaqet me një bluzë që thotë “Pray for Me.”

E ëma u lut për shëndetin e tij: Justin Bieber ka një

Pavarësisht lutjeve publike dhe komentit sarkastik, një gjë duket qartë: marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër shumë faza dhe vazhdon të jetë e ndërlikuar.

Burimi: People

REELS

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

His mother prayed for his health: Justin Bieber has an interesting response

E ëma u lut për shëndetin e tij: Justin Bieber ka një
Photo: Justin Bieber, Pattie Mallette/Getty Images

It seems Justin Bieber has a special way of responding, even when it comes to his mother's emotional prayers. Two weeks after the singer's mother, Pattie Mallette, posted a long and emotional prayer for her son's recovery, Justin finally responded.

"The only thing I need to heal is the little toe I twisted playing ping pong," Justin writes with a dose of humor in the comment, under his mother's post on Instagram.

In the original post, Pattie, 50, wrote passionately:

“I declare freedom, strength, clarity and healing for you Justin… every wound of the heart, mind and body, visible and invisible, be healed in the name of Jesus.”

It's not yet known what prompted Bieber's mother to make this public plea, but Justin apparently didn't take it as seriously as she did, or simply decided to tone down the dramatic tone with a little humor.

E ëma u lut për shëndetin e tij: Justin Bieber ka një

On the other hand, just two days before Pattie's post, Justin shared a reflective message about his faith and its impact on his personal life and the fame he experiences.

Meanwhile, he's been quite active in music as well. His latest album, "Swag II," came out in early September, featuring songs like "Story of God" and "Everything Hallelujah." And yes, in the latest video, Justin appears in a T-shirt that says "Pray for Me."

E ëma u lut për shëndetin e tij: Justin Bieber ka një

Despite the public pleas and sarcastic commentary, one thing seems clear: their relationship has gone through many phases and continues to be complicated.

Source: People