Nëse ke kaluar më shumë se 3 minuta në TikTok këtë javë, me shumë gjasë ke parë një video të boksierit Jake Paul, ose të paktën një version të tij që: flet shqip, bën tifozllëk në stadium, bën tatuazh shqiponjën dykrenare, fal namaz në xhami, bën rutinën e makeup-it, vesh fustan, zbulon se është gay dhe shpall haptazi dashurinë për... qerpikët artificialë.
Vetëm se ka një problem: asnjë nga këto video nuk është e vërtetë.
@dardanbushi882 Hajde shqipe???????? #jakepaul #???????????????? #albania #sora2 ? original sound - Dardan Bushi
Prej disa ditësh, interneti ka shpërthyer me video super të besueshme të gjeneruara nga AI, ku Jake Paul, boksieri i njohur, influencer-i kontravers dhe ylli i rrjeteve sociale, shfaqet në situata të pabesueshme. Nga "GRWM" (get ready with me) deri te deklarata emocionale që “po del nga dollapi”, pra duke zbuluar se "është homoskesual", videot janë kaq bindëse sa kanë futur miliona njerëz në dyshim.
Një nga klipet më të përhapura tregon "Jake Paul" duke u shfaqur para një flamuri me ngjyrat e ylberit, me grim të theksuar, duke aplikuar qerpikë falsë dhe duke bërë deklaratën dramatike: “Po, unë jam gay.” Një tjetër e paraqet duke bërë rutinën e kujdesit të lëkurës, i veshur me rroba të ngushta dhe me thonj të lyer, ndërsa komenton me zë të hollë.
@sora2moments @Jake Paul ???????? #albania #albania???????? #fyp #ai #sora2 ? original sound - sora2moments
Kaq shumë klipe kanë qarkulluar, saqë një pjesë e audiencës shqiptare mund të ketë filluar të mendojë se Jake Paul ndodhet në Shqipëri dhe është kthyer në mysliman, falë një videoje të gjeneruar ku "ai" shihet duke falur namaz në një xhami pasi viziton sheshin Skënderbej, në Tiranë.
@hazardclipz Jake paul and xqc in tirana, Albania #jakepaul #xqc #albania #tirana #fyp ? original sound - HazardClipz
Reagimi i Jake Paul? Ikonik dhe thumbues.
Pas ditësh heshtjeje, Jake Paul më në fund ka thyer heshtjen dhe mënyra si e bëri ishte thjesht epike. Në një video të postuar në TikTok dhe Instagram, ai shfaqet në një skenë ku, me ironi, bën makeup vetë dhe adreson gjithë videot e pavërteta.
View this post on Instagram
Por më pas, toni ndryshon. Ai shton:
“Kjo po del jashtë kontrollit. Këto video janë të rreme dhe ata që i krijojnë do përballen me pasoja ligjore.”