










Midnight Heat by Beyonce
Në krahasim me parfumet e tjerë të njerëzve të famshëm ky është i mahnitshëm. Përmban disa nota lulesh të mrekullueshme. Ky parfum ka në përbërje orkide, tulipanë të zi dhe disa nota amberi që e bëjnë atë një aromë shumë të pëlqyer.
The One by Dolce Gabbana
Ky parfum i mrekullueshëm është i gjithi më përbërje lulesh dhe e gjitha kjo për të qënë modern dhe joshës. Është një produkt jo pak i pikasur që duhet t'a provoni. Është i mbushur me lychee, zambakun Maddona, jasminë, kumbull dhe pak myshk, amber dhe vanilje.
Premiere by Gucci
Nëse jeni duke kërkuar për parfumin e vërtetë seksi, ky është në krye të listës. Jo vetëm sepse është i përbërë me myshk, lëkurë, dru dhe më aromat e mahnitshme të lules së portokallit, por edhe sepse është i mbushur me aromë lulesh të bardha. Nëse kërkon një parfum të fortë por të mrekullueshëm ky është i sigurtë që do të ndez partnerin tuaj.
Hypnotic Poison by Dior
Nëse dëshiron vërtet të jesh misterioze dhe të “ndjeheni”, ky është parfumi i duhur për ju. Është i mbushur me kanellë, vanilje, myshk, madje edhe me aromën e disa bajameve të hidhura. Është i magjishëm, duhet vërtet t'a provoni të paktën një herë.
Body Rose Gold by Burberry
Një tjetër parfum seksi që nuk perbehet vetëm nga drunjtë, lulet dhe pak pluhur është Burberry. Ky parfum është absolutisht i pabesueshëm kur hidhet dhe përmban një kombinim të trëndafilave, fresias, irisit, vaniljes, amberit madje edhe pak myshkë.
Coco Noir by Chanel
Çfarë liste do të ishtë kjo pa Coco Noir të Chanel? Ky parfum është i mrekullueshëm. I mbushur me patçoul, myshkun e bardhë, trendafil, jasminë, madje edhe me pak dru sandal dhe vanilje. Është një aromë kaq e këndshme sa ja vlen çmimi i blerjes.
Opium by YSL
Është një aromë e fortë, një parfum shumë i këndshëm i mbushur me erëza, zambakun e luginës, trëndafil, dru kedri, dru sandali, karafil madje edhe me pak kumbull. Është kaq misterioz dhe shumë i bukur.
Shalimar by Guerlain
Jo vetëm që është i ngrohtë dhe sensual por është nga ato parfumet që është shumë i ëmbël dhe pa qënë shumë e ëmbël. Është i mbushur me nota irisi, vanilje, amber, dhe me pak bergamot. Provojeni!
Santo Domingo by Oscar De La Renta
Ky është një tjetër sugjerim. Parfumi përmban mjaltë, trëndafil, pjeshkë e madje pak bergamot, galbanum dhe dru sandal. Shumë i preferuar.
Jasmin Noir by BVLGARI
Kur flasim për parfume me aroma seksi nuk mund të lëmë pa përmendur Jasmin Noir by BVLGARI. Jo vetëm sepse përmban aromën shumë të ndjeshme të fasuleve tonka, por edhe sepse bashkon disa lloje drunjsh, ligoricë, petalet e gardenias madje ka edhe pak lëng të gjelbër. Është joshës, i rafinuar dhe i bukur.
Accua Di Gioia Essenza by Giorgio Armani
Nëse jeni duke kërkuar për një parfum seksi dhe të zjarrtë, ky është i duhuri. I mbushur me kedër, kashmir, sheqer dhe pak mente, piper rozë dhe jasminë. Është një përzjerje e shumë aromave, por ja vlen t'a nuhasësh.
Burimi: Women's Talk