
Vjeshta ka mbërritur zyrtarisht me gjithë magjinë e saj: gjethet që bien, ajri i freskët dhe patjetër, idetë për dekor që s’kanë fund. Por kur nuk ke kohë dhe buxhet për të kthyer gjithë shtëpinë në një katalog Pinterest-i, është koha për pak krijimtari dhe zgjuarsi.
Nuk të duhen shumë para për ta kthyer shtëpinë në një ëndërr të ngrohtë vjeshtake. Ja tri ide që mund t’i realizosh shpejt, thjesht dhe me shumë pak shpenzime, por me shumë stil:
1. Gjethe, degë dhe... çdo gjë që gjendet jashtë
Sekreti i stilistëve të revistave? Dekori më i bukur i vjeshtës është falas.
Merr një palë gërshërë kopshti dhe dil për një shëtitje: këput degë me gjethe të thara, pisha, lëvore, gjëra të vogla që i gjen lehtësisht. Janë perfekte për një dekor që duket i menduar, por është krejt natyral.
Vendosi në një vazo të madhe (metalike, qeramike, ose edhe një kavanoz me grykë të ngushtë) dhe... bam! Kënd i ri i denjë për Instagram, mu në shtëpinë tënde.
2. Shtroji mbulesat edhe mbi tryezë (jo vetëm mbi divan)
Provo një qasje më të zbutur për të sjellë një frymë vjeshte në shtëpi dhe fokusohu tek tryezat.
Zëvendëso mbulesat e verës me një mbulesë të madhe me kuadrata ose një batanije të hollë.Po po, batanije!
Tavolina do të duket sikur vjen direkt nga një film Netflix-i me Reese Witherspoon.
3. Dekoro sërish me batanije! (në një formë tjetër)
Zgjidh batanijet me ngjyra vjeshte (e kuqe të errët, bezhë, jeshile ulliri, portokalli të thellë) dhe vendosi në vende strategjike: mbi kolltuk, në fund të shtratit, ose në një shportë të thurur.
Përveçse shtojnë ngrohtësi vizuale, janë super praktike për ato mbrëmje kur Netflix + çaj + mbulim janë formula e vetme e lumturisë.