
Edhe njerëzit më të kujdesshëm bëjnë gabime gjatë pastrimit herë pas here. Njohja e këtyre gabimeve, si përzierja e produkteve të pastrimit, përdorimi i tepërt i tyre ose ndjekja e trukeve virale nga TikTok-u, mund t’ju ndihmojë ta pastroni shtëpinë tuaj më sigurt dhe më me efikasitet.
Lajmi i mirë është se shumica e këtyre zakoneve të këqija janë të lehta për t’u korrigjuar. Ekspertët ndajnë gjithashtu këshilla praktike për t’i shmangur ato. Ruajeni këtë listë dhe kthejuni para pastrimit tuaj të radhës!
1. Përdorimi i tepërt i produkteve të pastrimit
Shumë njerëz mendojnë se sa më shumë solucion ose spraj të përdorin, aq më e pastër do të jetë sipërfaqja. Por, përdorimi i tepërt i produkteve mund të lërë mbetje të rënda që tërheqin pluhur dhe papastërti, ose krijojnë vija të padëshiruara.
2. Përzierja e produkteve të pastrimit
Njerëzit shpesh mendojnë se nëse një produkt funksionon, përzierja me një tjetër do ta bëjë edhe më efektiv. Por disa kombinime janë të rrezikshme për shëndetin. Për shembull, përzierja e zbardhuesit me uthull prodhon gaz klori, i cili edhe në nivele të ulëta mund të shkaktojë kollë, probleme me frymëmarrjen dhe irritim të syve.

3. Përdorimi i pastruesit të gabuar për sipërfaqen e gabuar
Disa produkte nuk janë të përshtatshme për materiale të caktuara dhe mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme. Për shembull, ekrani i laptopit nuk duhet pastruar kurrë me pastrues xhami. Po ashtu, uthulla, megjithëse duket natyrale, nuk duhet përdorur për sipërfaqe guri natyral, sepse acidi mund t’i dëmtojë ato.
4. Pastrimi pa rend
Shumë njerëz fillojnë menjëherë me fshesën me korrent, por duhet të filloni nga lart-poshtë. Tavani, perdet, ventilatorët, raftet dhe mobiljet duhen pastruar para dyshemesë. Përndryshe, papastërtia do të bjerë mbi dyshemenë që sapo keni pastruar dhe do t’ju duhet ta bëni punën dy herë.
5. Nevoja për të pastruar zonat që preken shpesh
Dorezat e dyerve, çelësat e dritave, telekomandat, dorezat e frigoriferit dhe mikrovalës janë zona që preken vazhdimisht dhe grumbullojnë shumë baktere. Ato shpesh neglizhohen, por duhen pastruar të paktën një herë në javë.

6. Pastrimi me avull i dyshemeve prej druri
Edhe pse disa prodhues pretendojnë se është i sigurt, pastrimi me avull nuk rekomandohet për dysheme druri ose laminat. Avulli mund të depërtojë në dru dhe ta deformojë atë. Mënyra më e sigurt mbetet pastrimi tradicional me leckë të lagur.
7. Injorimi i qosheve dhe vendeve të vështira për t’u arritur
Kur këto zona neglizhohen, si hapësira pas tualetit, papastërtia grumbullohet dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u hequr me kalimin e kohës.
8. Besimi i verbër tek truket e pastrimit në internet
Jo çdo këshillë virale funksionon. Për shembull, “larja e thellë” e rrobave është e sigurt vetëm për disa lloje pëlhurash dhe shpesh është e lodhshme dhe jo e nevojshme. Ka metoda më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur grumbullimin e mbetjeve në rroba.

9. Përdorimi i mjeteve të pista të pastrimit
Mjetet duhet të lahen ose zëvendësohen rregullisht, përndryshe do të lodheni më shumë dhe do të merrni rezultate minimale.



