
S'është e pazakontë që shtëpitë t'i mbushim me gjëra që i duam, qofshin vepra arti unike apo fotografi familjare nga udhëtime të paharrueshme jashtë vendit. Megjithatë, sipas disa ekspertëve, ekziston edhe një element tjetër që ia vlen të shtohet në hapësirë: bimët për fat të mirë.

Edhe pse pretendimet për fat dhe mbarësi bazohen në histori të lashta, tradita dhe simbolikë, Lisa Eldred Steinkopf (e njohur si “Guruja e bimëve për shtëpinë”) dhe ekspertja e feng shui-t Anjie Cho shpjegojnë se ekzistojnë vërtet bimë feng shui që mund të shtojnë energji pozitive në ambient. Disa prej tyre konsiderohen madje të dobishme edhe për përmirësimin e shëndetit.

Ato thonë se, në përgjithësi, është më mirë të zgjidhet një bimë që është e lehtë për t’u mirëmbajtur, sepse kur dikush dëshiron "të ftojë" fatin e mirë në shtëpi përmes një bime, është e rëndësishme të jetë i vetëdijshëm për energjinë që po fton dhe po kultivon.
Më poshtë, Eldred Steinkopf dhe Cho shpjegojnë bimët e tyre të preferuara dhe arsyet pse këto bimë tërheqëse për syrin besohet se sjellin fat të mirë, begati financiare, vetëdije dhe më shumë.
1. Lule gjarpri/ Lule shpatë

Bimët "e gjarprit" janë një zgjedhje shumë e mirë për fat të mirë dhe veçanërisht të përshtatshme për ata që kanë zyra në shtëpi. Ajo thekson se kjo bimë mund të sjellë mbështetje dhe fat kur nevojitet saktësi, dhembshuri e fortë dhe vendosje kufijsh në jetë. Gjethet në formë shpate i japin bimës cilësi mbrojtëse.
Si bonus, kjo bimë është shumë e lehtë për t’u mirëmbajtur, kërkon ujitje rreth çdo 14 ditë dhe toleron edhe dritë të ulët.
2. Bambuja me fat

Meqë fjala “fat” është pjesë e emrit të saj, nuk është për t’u habitur që kjo bimë lidhet me mbarësinë. Cho shpjegon se bambuja me fat mund të përdoret me synimin për të sjellë forcë, zgjerim dhe rritje të shpejtë e të qëndrueshme. Ajo sugjeron vendosjen e dy kërcenjve në një vazo për të kultivuar mbështetje në një marrëdhënie romantike ekzistuese ose të dëshiruar. Për më tepër, kjo bimë është zakonisht shumë e lehtë për t’u kujdesur.
3. Pilea

Pilea, e njohur edhe si bima kineze e parave, simbolizon pasuri dhe begati. Është një bimë që kërkon pak mirëmbajtje dhe përshtatet lehtësisht në çdo hapësirë. Për më tepër, ajo përhapet lehtë, çka do të thotë se fati mund të ndahet edhe me miqtë dhe familjen.
4. Filodendroni/ Lule shqiponje

Me gjethet e bukura në formë zemre, filodendroni apo siç e njohim. lulja e shiponjës, besohet se kanalizon dashurinë. Ekspertët e feng shui-t rekomandojnë madje mbajtjen e dy bimëve njëkohësisht, për të simbolizuar një partneritet të balancuar në shtëpi.
Cho shpjegon se këto bimë mund të vendosen kudo në shtëpi për rritje personale dhe dashuri për veten, dhe se funksionojnë shumë mirë edhe si bimë të varura.
5. Orkideja

Është pothuajse e pamundur të mos dashurohesh me orkidetë, falë luleve të tyre të ndritshme dhe shumëngjyrëshe dhe faktit që janë relativisht të lehta për t’u mirëmbajtur. Përveç bukurisë, orkidetë simbolizojnë pjellori, bukuri dhe krijimtari. Çdo ngjyrë e lules lidhet me një formë të ndryshme fati të mirë.
6. Zambaku i paqes

Me “paqen” edhe në emër, kjo bimë lidhet me paqen e brendshme dhe lumturinë në shtëpi. Ajo rritet mirë në dritë indirekte, gjë që e bën një zgjedhje praktike dhe me energji pozitive. Cho thekson se nuk është ide e mirë të mbahen më shumë bimë sesa mund të menaxhohen, pasi kjo sjell sfida që janë në kundërshtim me energjinë pozitive të dëshiruar.
Fatmirësisht, zambaku i paqes kërkon vetëm ujitje të rastit, kur shtresa e sipërme e dheut/plehut thahet.
7. Pema e ullirit

Pemët e ullirit mund të rriten edhe brenda shtëpisë, për sa kohë që marrin 8–10 orë dritë direkte në ditë. Nëse hapësira nuk ka mjaftueshëm dritë, një pemë ulliri artificiale është alternativë. Sidoqoftë, këto bimë përfaqësojnë miqësi dhe paqe.
8. Pema e gomës/ Fikusi

Pema e gomës, e ngjashme me fikusin, konsiderohet bimë feng shui që sjell pasuri, bollëk dhe lumturi.
Cho shpjegon se këto bimë janë të shkëlqyera sepse, kur kujdesesh mirë për to, rriten shumë, duke simbolizuar që energjia jetësore ka mundësi të lulëzojë dhe të mos mbetet e kufizuar.
9. Eukalipti

Me aromën freskuese dhe vetitë mjekësore, eukalipti mendohet se sjell energji pozitive në shtëpi. Kjo bimë kërkon rreth gjashtë orë dritë direkte në ditë dhe ujitje të rastit kur dheu thahet në sipërfaqe.
10. Bima e jades

Në feng shui, gjethet e rrumbullakëta të bimës së jades përfaqësojnë fat dhe pasuri. Ajo duhet vendosur në një hapësirë të ndriçuar mirë dhe ujitur vetëm kur dheu është plotësisht e thatë. Steinkopf shpjegon se kjo bimë lidhet me begati financiare dhe njihet edhe si “bima e monedhës”, sepse gjethet i ngjajnë monedhave.
11. Borziloku

Sipas feng shui-t, borziloku simbolizon bollëk. Pavarësisht simbolikës, ai është një shtesë ideale për kuzhinën, sepse gjithmonë do të ketë borzilok të freskët dhe aromë të këndshme gjatë gatimit.
12. Pema e parave

Bimët që përmbajnë fjalën “para” në emër lidhen zakonisht me fat të mirë. Pema e parave konsiderohet një dhuratë shumë e mirë për shtëpi të reja dhe shihet si shenjë e begatisë dhe fatit. Ajo njihet edhe për uljen e stresit, ndaj është e përshtatshme për dhomën e gjumit.
Steinkopf shpjegon se Pachira aquatica përdoret në feng shui me besimin se sjell fat të mirë dhe se duhet vendosur pranë derës për të ftuar begatinë. Shpesh shitet me trung të gërshetuar, i cili besohet se krijon energji pozitive.
13. Bozhurja (Peony)

Bozhuret rozë përfaqësojnë romancë dhe miqësi, ndaj janë të përshtatshme për dasma dhe raste romantike. Ngjyrat e tjera kanë kuptime të ndryshme: e verdha simbolizon fillime të reja, koralja suksesin dhe vjollca fisnikërinë.
14. Oxalis

Bima oxalis, lidhet shpesh me fatin e mirë për shkak të gjetheve me tre fletë. Edhe pse ngatërrohet me tërfilin me katër fletë, Steinkopf shpjegon se ajo gjithsesi besohet se sjell fat. Me dritë indirekte dhe ujitje çdo 1–2 javë, kjo bimë lulëzon bukur.
15. Livandoja

E përdorur shpesh në aromaterapi, livandoja simbolizon harmoni dhe dashuri. Ajo është zgjedhje e mirë si për lehtësimin e stresit, ashtu edhe për të shtuar ngjyrën vjollcë elegante në shtëpi.
16. Bima “e Peshkut të Artë”

Edhe pse nuk është ndër zgjedhjet më të zakonshme, kjo bimë mund të sjellë energji pozitive. Cho shpjegon se në feng shui, peshqit e artë konsiderohen me fat për shkak të ngjyrës dhe faktit që sjellin jetë në shtëpi. Ajo shton se lëvizja e peshqve gjallëron energjinë, ndaj kjo simbolikë është veçanërisht e favorshme për ata që ndihen të bllokuar në jetë.
Ajo sugjeron vendosjen e kësaj bime në dhomën e ndenjjes ose në ambientet familjare për të mbështetur shëndetin dhe harmoninë në shtëpi.
17. Vjollca Afrikane

Vjollca afrikane përdoret shpesh si dekor për pragjet e dritareve dhe ambientet e brendshme, duke sjellë ngjyra të buta dhe ndjesi qetësie në shtëpi.





