Elon Musk, sipërmarrësi ambicioz pas SpaceX, tha se kompania e tij do të jetë gati të nisë raketa për Mars brenda 2019-s.
“Po ndërtojmë raketën e parë, ose raketën e parë ndërplanetare, për momentin. Me shumë mundësi do të realizojmë udhëtime të shkurtra lart dhe poshtë, brenda gjysmës së parë të vitit që vjen,” tha Musk një seancë pyetje-përgjigje në festivalin SXSW.
Vitin e shkuar ndërkohë, Musk deklaroi se raketa e quajtur BFR ose Big Falcon Rocket, një ditë do të mund të realizonte distanca të mëdha në tokë, brenda një kohe shumë të shkurtër, si përshembull nga New York në Shanghai për 30 minuta.
Vjet, Musk tha se shpresonte ta ulte BFR në Mars në 2022-shin. Misionet e para pritet të nisin furnizime dhe me kalimin e kohës, raketa do të dërgojë njerëz dhe zotërimet e tyre në planetin e kuq. Qëllimi përfundimtar është ndërtimi i një kolonie në Mars.
Jeta e re e njerëzimit në Mars është vizioni në zemër të SpaceX. Prej kësaj, interneti i dha Musk emrin “Zoti Perandor i Marsit”. Sidoqoftë, ai s’ka për qëllim ta sundojë planetin. Në vend të demokracisë tipike tokësore, Musk propozon votim të drejtpërdrejtë të publikut mbi çështjet dhe ligjet që duhen zgjidhur e zgjedhur.
Kolonizimi i Marsit do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për sipërmarrësit .
“Marsit do t’i nevojiten prodhues hekuri dhe picajolë. Marsi duhet të ketë lokale të shkëlqyera,” tha Musk.
Burimi:CNN