News

Nëna e të ndjerit Martin Cani për videon e shumëpërfolur: “Ishte pabesi; nuk e dinim që ekzistonte”

Nëna e të ndjerit Martin Cani për videon e

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi opinionin publik. Ai u vra me thikë në nëntor të vitit të kaluar dhe për ngjarjen akuzohet bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Ndërkohë që ende vijojnë hetimet për ngjarjen, disa ditë më parë, u publikua një video nga momentet e fundit të djalit të ndjerë, pranë shkollës “Fan Noli”.

Nëna e Martinit, Florina, dukshëm e prekur, rrëfeu në emisionin "Me zemër të hapur" se u trondit shumë nga videoja, së cilës as nuk ia dinin ekzistencën.

“Kemi një dhimbje shumë të madhe. Prej kohësh isha me ilaçe depresioni. Pak nga pak po mundohem që dhimbjen ta kthej në forcë. Por u shfaq një video që nuk e dinim që ekzistonte. U befasova sepse mendova mos ishte një video që e kishim parë. Ishte një tronditje psikologjike shumë e fortë. Në shtëpi isha vetëm unë, bashkëshorti dhe Henri (djali tjetër). Ia kam shpjeguar Henrit dhe ai e ka kuptuar tashmë që Martini nuk jeton më. Mundohemi ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij të bukura. Nuk e dinim më parë ekzistencën e videos. Edhe në gjyq nuk e dinim”, u shpreh ajo, duke e cilësuar publikimin e videos si "pabesi".

E pyetur se çfarë bëri kur mori vesh për videon, Florina tregoi se përjetoi emocione shumë të forta: “Nuk e pashë dot videon. U ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shoh deri në fund”.

Më tej, Florina pohoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me prindërit e bashkëmoshatarit të arrestuar, duke treguar se nuk kanë reaguar farë.

“As nuk kanë tentuar (të komunikojnë) dhe sido që të silleshim ne, se ne kemi humbur dritën e syve, ne kemi humbur sensin e jetës. Po mësohemi me dhimbjen. Çdo buzëqeshje e ime është buzëqeshje me dhimbje. Këtu ka humbur sensi njerëzor. Kur njëra palë reflekton dhe tjetra jo, ai fëmijën e ka në jetë, ne nuk e kemi. Ai duhet të ishte i pari që të reagonte dhe të bashkohej me dhimbjen tonë. Gjerat mund të ishin ndryshe, por kështu ne ia lëmë drejtësisë. Dhe duam dënimin maksimal”, theksoi ajo.

Më tej, nëna e të ndjerit shtoi se janë përballur me familjarët e Marios në gjyq, por nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë.

“Jemi përballur, por shkëmbime fjalësh nuk kemi pasur. Sepse ne kemi avokatin. U bënë 2-3 që nuk shkoj, nuk i përballoj dot seancat gjyqësore”.

Sa i përket rastit tronditës, konflikti nisi fillimisht në rrjete sociale mes dy adoleshenteve për arsye që ende nuk bëhen të ditura zyrtarisht. Debati virtual do të zhvendosej në ambientet e shkollës. Ditën e premte, 15 nëntor, dy adoleshentët janë konfliktuar fizikisht në oborrin e shkollës “Fan Noli”, ku janë ndarë nga roja e sigurisë së këtij institucioni arsimor.

Në dukje konflikti ishte sheshuar gjatë këtij episodi, pasi askush nuk ka njoftuar autoritetet mbi rrezikun e përshkallëzimit të situtës.

Por, e hëna riktheu dy adoleshentët në shkollë ku sherri do të rifillonte. Fillimisht, bëhet e ditur se adoleshentët janë konfliktuar në ambientet e tualetit të shkollës e më pas konflikti është zhvendosur disa metër më tutje.

Viktima ka lajmëruar mikun e tij që ishtë nxënës në një tjetër shkollë në Sauk dhe më pas janë takuar me autorin. Tre nxënësit janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm fizik, ku vetëm autori ishte me thikë me vete. Gjatë konfliktit, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar me në zemër viktimën. Po ashtu, ai ka qëlluar të paktën 6 herë edhe mikun e të ndjerit, si dhe është vetëplagosur në pjesën e parakrahut.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb