News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Izrael, Barcelonë, Hagë, Donald Trump

Irani lëshon një valë të re sulmesh me raketa mbi Izraelin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Irani ka lëshuar një tjetër valë raketash ndaj Izraelit në orët e para të së hënës, duke shkaktuar panik në të gjithë vendin. Shërbimet emergjente raportuan goditje direkte dhe rënie të copëzave të raketave në veri dhe në qendër të Izraelit, duke lënë të plagosur të paktën 67 persona.

Autoritetet në qytetin Petah Tikva, pranë Tel Avivit, thanë se një ndërtesë banimi u godit nga një raketë iraniane, duke shkaktuar dëme të shumta.

Ende nuk ka një bilanc të saktë viktimash nga ky sulm, pasi ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënoja.

Që nga e premtja, kur Izraeli nisi sulmet e para ndaj Iranit, mbi 230 persona janë raportuar të vrarë në të dy vendet, ndërsa konflikti mes tyre po vijon.

Dhjetëra mijëra protestues në Hagë kundër politikave të qeverisë për Gazën

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Të dielën, dhjetëra mijëra protestues të veshur me rroba të kuqe marshuan në qytetin e Hagës në një protestë masive kundër politikës së qeverisë holandeze për konfliktin në Gaza.

I quajtur “Protesta e Vijës së Kuqe”, ky ishte manifestimi i dytë i këtij lloji në kryeqytetin politik të Holandës dhe tejkaloi për nga pjesëmarrja protestën e muajit maj.

Marshuesit përshkuan një itinerar prej 5 kilometrash rreth qendrës së qytetit, në një përpjekje simbolike për të krijuar një "vijë të kuqe" që qeveria sipas tyre nuk ka pasur guximin ta kalojë për t’i dhënë fund ofensivës izraelite në Gaza.

Trump parashikon marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti amerikan, Donald Trump, parashikoi të dielën se “Irani dhe Izraeli do të arrijnë një marrëveshje”, duke shtuar se “po zhvillohen shumë thirrje dhe takime”.

Ai përmendi ndërmjetësimet e mëparshme si një shembull suksesi, përfshirë rastin e fundit mes Indisë dhe Pakistanit, për të cilin pretendon se ka ndërhyrë përmes presionit tregtar për të ulur tensionet.

“Iranit dhe Izraelit do t'u duhet të arrijnë një marrëveshje, dhe do ta bëjnë, ashtu siç ndodhi me Indinë dhe Pakistanin, falë ndërhyrjes sime tregtare,” shkroi Trump.

Protesta kundër turizmit në Europën Jugore

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mijëra protestues dolën në rrugët e qyteteve të ndryshme në Europën Jugore të dielën për të shprehur pakënaqësinë ndaj fluksit turistik.

Në Barcelonë, ku u zhvilluan protestat kryesore, disa protestues spërkatën me ujë vitrinat e dyqaneve dhe ndezën tymuese.

Protestuesit thonë se turizmi i pakontrolluar po rrit çmimet e banesave dhe po i zhvendos banorët nga lagjet e tyre. Sipas një sondazhi në maj, çështja e strehimit është shqetësimi kryesor kombëtar për qytetarët në Spanjë.

Rreth 120 grupe, përfshirë sindikatat e qiramarrësve dhe organizata si Zeroport (kundër zgjerimit të aeroportit të Pratit), iu bashkuan marshimit. Sipas Zeroport, nëse ky projekt aprovohet, aeroporti do të presë edhe 15 milionë pasagjerë të tjerë, shumica dërrmuese turistë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Iran launches new wave of missile attacks on Israel

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Iran fired another wave of missiles at Israel in the early hours of Monday, causing panic across the country. Emergency services reported direct hits and falling debris in northern and central Israel, injuring at least 67 people.

Authorities in the city of Petah Tikva, near Tel Aviv, said a residential building was hit by an Iranian missile, causing extensive damage.

There is still no exact death toll from this attack, as rescue teams are continuing to search the rubble.

Since Friday, when Israel launched its first attacks on Iran, over 230 people have been reported killed in both countries, as the conflict between them continues.

Tens of thousands protest in The Hague against government policies on Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

On Sunday, tens of thousands of protesters dressed in red marched through the city of The Hague in a massive protest against the Dutch government's policy on the Gaza conflict.

Called the "Red Line Protest," this was the second demonstration of its kind in the political capital of the Netherlands and surpassed the May protest in terms of participation.

The marchers walked a 5-kilometer route around the city center, in a symbolic attempt to create a "red line" that they say the government has not had the courage to cross to end the Israeli offensive in Gaza.

Trump predicts deal between Iran and Israel

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

US President Donald Trump predicted on Sunday that "Iran and Israel will reach a deal", adding that "many calls and meetings are taking place".

He cited previous mediations as an example of success, including the recent case between India and Pakistan, in which he claims to have intervened through trade pressure to reduce tensions.

"Iran and Israel will have to make a deal, and they will, just as they did with India and Pakistan, thanks to my trade intervention," Trump wrote.

Protests against tourism in Southern Europe

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Thousands of protesters took to the streets of various cities in Southern Europe on Sunday to express their dissatisfaction with the influx of tourists.

In Barcelona, ​​where the main protests took place, some protesters sprayed shop windows with water and lit smoke bombs.

Protesters say uncontrolled tourism is driving up housing prices and displacing residents from their neighborhoods. According to a survey in May, the housing issue is the top national concern for citizens in Spain.

Around 120 groups, including tenants' unions and organisations such as Zeroport (against the expansion of Prato airport), joined the march. According to Zeroport, if this project is approved, the airport will welcome an additional 15 million passengers, the vast majority of them tourists.