News

Vdes Mbretëresha? Ja çfarë pritet të ndodhë me Mbretërinë e Bashkuar

Vdes Mbretëresha? Ja çfarë pritet të ndodhë me

Mbrëmjen e 31 dhjetorit BBC njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter se Mbretëresha Elizabeth II ishte ndarë nga jeta. “Rrethanat nuk dihen. Më shumë në vijim,”- shkruhej në faqen e gjigandit mediatik. Thashethemi nisi të qarkullojë gjerësisht në rrjete sociale, derisa reporteri i BBC News, Rory Cellan-Jones, i hodhi poshtë si ‘lajthitje’.

Menjëherë pas tyre Pallati Mbretëror u detyrua të japë një deklaratë publike ku njoftonte se Mbretëresha ishte gjallë, por prej një jave vuante pasojat e gripit. Mbretëresha Elizabeth nuk ishte as pjesë e meshës së përvitshme të Vitit të Ri në Sandrigham. Por në moshën 90-vjeçare, vdekja nuk është një realitet i largët për Mbretëreshën dhe Britaninë e Madhe. Çfarë do të ndodhte nëse monarkja e Mbretërisë së Bashkuar do të ndahej nga jeta?

Britania do të hynte në zi për të paktën 12 ditë. Vdekja e saj do të ndikonte gjithçka, nga industria financiare deri tek axhenda televizive në vend. Vdekja e një monarku do të shkatërronte ekonominë dhe do të ndikonte në tregjet e aksioneve dhe bankat e vendit. Mënyra se si bëhet publik lajmi i vdekjes së Mbretëreshës ka të bëjë shumë me mënyrën e vdekjes. Nëse vdes nga një sëmundje e gjatë, mënyra e njoftimit duhet të jetë planifikuar.

Duke qenë se BBC është televizion publik, do të ndjekë dhe transmetojë vdekjen e Mbretëreshës dhe gjithçka që lidhet me të, duke ndryshuar axhendën e tij normale. Televizioneve të tjera nuk u kërkohet të ndërpresin axhendën, por është e sigurt që do ta bëjnë diçka të tillë. Pavarësisht nëse është e papritur ose vdekja vjen në një vend publik si në rastin e Princeshë Diana, pallati do të ketë kontroll mbi shpërndarjen e lajmeve. Pas lajmërimit zyrtar të vdekjes së Mbretëreshës, BBC do të anullojë të gjitha shfaqjet komedi deri pas varrimit të saj.

Si pasardhësi i saj, nëse mamaja e tij vdes, Princi Charles do të shpallet Mbreti Charles. Gjithçka do të ndryshohet, nga fjalët tek Himni kombëtar deri tek pullat e postës që do të shfaqin Mbretin e ri.

Vdes Mbretëresha? Ja çfarë pritet të ndodhë me

Deputetët e rinj do të japing betimet e tyre përpara monarkut të ri, edhe pse ekziston një traditë mes deputetëve republikanë, që kryqëzojnë gishtat kur bëjnë betimin. Princi William do të zërë vendin e të atit duke u kthyer në Princin e Wales, ndërsa kate Middleton do të marrë titullin Princesha e Wales, që më parë e ka mbajtur Princeshë Diana.

Vdes Mbretëresha? Ja çfarë pritet të ndodhë me

Përpara se të varroset, trupi i Mbretëreshës do të qëndrojë në godinën e Ëestminster, hapur për 23 orë në ditë deri ditën e varrimit, me qëllim që njerëzit të shkojnë për ta vizituar. Numri i personave që do të vizitojnë trupin e Mbretëreshës është i pallogaritshëm. Më shumë se 200,000 njerëz nderuan nënën e Mbretëreshës kur u nda nga jeta në vitin 2002. Pas vdekjes së Princeshë Diana në 1997-ën, 1 milion buqeta me lule u vendosën jashtë pallatit mbretëror.

Funerali pritet të ndodhë 12 ditë pas vdekjes së mbretëreshës, do të transmetohet në television dhe në transmetim direkt online. Lidera dhe udhëheqës nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm në funeral. Trupi i Mbretëreshës Elizabeth mund të vendoset për të pushuar në disa vende. Shumë spekulojnë se mund të varroset në pronat e saj në Balmoral ose Sandringham, ndërsa të tjerë besojnë se do të varroset pranë të atit Mbretit George VI në Windsor.

Burimi: Metro

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb