News

Trazohen ndjenjat në Big Brother Albania 7!

Vetëm pak ditë më parë Anabel do të zbulonte e para çiftin e martuar (Matilda-Fatjon) të Big Brother, por së fundmi duket se gjërat janë trazuar pak brenda shtëpisë. Matilda dhe Fatjoni po përpiqen të mos bien në sy, të ruajnë "sekretin" e tyre nga banorët e tjerë por kjo gjë po tensionon marrdhënien e tyre në çift.

Ja çfarë ka ndodhur këto ditë.

Për ata që ndoqën live spektaklin e një jave më parë u njohën me një simpati të shprehur qartë nga një tjetër banore kundrejt Fatjonit. Juliana banorja nga Lezha bëri publik në spektaklin e shkuar pëlqimin e saj duke thënë se ajo do të fitojë medoemos pëlqimin e tij, sigurisht pa e pasur idenë se ai është i martuar dhe se gruaja e tij gjendet brenda në shtëpi. Vendosmëria e saj për të fituar vëmëndjen e Fatjoni po bën xheloze Matildën që është e detyruar të shikojë çdo situatë. Xhelozia e kësaj të fundit ka bërë që ajo t'i kërkojë bashkëshortit të saj t'i qëndrojë larg Julianës sepse sjelljet dhe ngacmimet e kësaj të fundit nuk po i pëlqejnë.

"Ajo luan me ty sepse ti je treguar i dobët, më i dobët se meshkujt e tjerë të shtëpisë" i ka thënë Matilda pak ditë më parë Fationit. Nga ana ai ka mohuar këtë konstatim të Maildës duke i thënë se ai thjesht po luan dhe kjo është thjesht një lojë ndaj ajo s'duhet të bëhet xheloze por duhet t'a kuptojë sjelljen e tij. Debati i tyre ka arritur deri aty sa Matilda ka shprehur se ndoshta do të jetë më mirë që ajo të largohet dhe ai të vazhdojë i qetë lojën e tij. Fatjoni iu përgjigj se ai është i vendosur të luftojë për çmimin e madhe sepse sipas tij askush tjetër nuk ka nevojë për ato para më shumë sesa ai.

Nën trysninë e lojës, me një sekret për t'u mbajtur dhe me Julianës në shtëpi mbetet për t'u parë sesi do të rrjedhin gjërat, nëse martesa dhe lidhja e tyre e gjatë do të rrezikohen nga ky qëndrim në shtëpinë e Big Brother.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb