Relationships

"The Dalina Show": Historitë e dy grave që tradhtuan burrat dhe gjetën lumturinë

"The Dalina Show": Historitë e dy grave që tradhtuan burrat
"The Dalina Show"/ Dalina Buzi&Jonarda Kërkuti

Në "The Dalina Show", në pjesën e dytë të episodit mbi tradhtinë, fokusi ishte te gratë që kanë tradhtuar, një anë tjetër e temës së tradhtisë kjo, për të cilën nuk flitet aq shpesh. Kësaj radhe, dy gra u treguan të hapura për historitë e tyre të tradhtive, duke shpjeguar rastet me detaje.

Historia e parë është ajo e "Klarës", e cila ra në depresion pas vdekjes së parakohshme të mamasë së saj. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, ajo ra në dashuri me një burrë, ndërkohë që vetë ishte e martuar. Si pasojë, ajo u divorcua për të bashkëjetuar me personin me të cilin ra në dashuri, me të cilin vazhdon lidhjen edhe sot. 

"Një ditë, duke ndenjur në rrjete sociale më del te sugjerimet profili i atij. S'kam qenë kurrë personi që bëj ‘follow’ vetë, por nuk e di pse e shtypa, më dukej dhe si fytyrë e njohur. Pastaj marr një mesazh që më thotë 'njihemi gjë?' dhe i thashë se po. Doli që ky vërtet ishte person që njihej në Tiranë dhe që kishim qenë nëpër tavolina të përbashkëta që 15-16 vjeç. 

Kur e kam parë ishte ‘uau’, ishte një lidhje e menjëhershme. Duke folur tha që dhe ai kishte qenë i martuar, me fëmijë dhe nuk shkonte mirë me gruan. Dolëm pas 3 muajsh që flisnim në Instagram,” tregoi ajo.

Po ashtu, ajo rrëfeu edhe momentin, kur partneri zbuloi tradhtinë.

“Burri zbuloi disa mesazhe dhe arriti deri aty situata sa përfshiu dhe gocën në këtë zallamahi. Mbaj mend që qaja, po jo për familjen time, por për njeriun që po njihja. Ia komunikova që ndodhi kjo me bashkëshortin dhe për disa muaj nuk folëm. Rikontaktuam sa u qetësuan stuhitë, pastaj ndodhte diçka në shtëpinë e tij dhe marrëdhënia jonë për 5 vite rresht ka qenë on & off (herë po, herë jo).

Pas 5 vitesh u ftoha me bashkëshortin, por dhe sot jemi shokë shumë të mirë. U ndamë fizikisht dhe më pas ligjërisht, njësoj dhe partneri që kam tani. Vajza ime ka qenë 12 vjeç kur u ndava pas 15 vitesh martesë, 5 të fundit në të cilën, e dashuruar me partnerin që kam sot. Sot jetoj me të dhe vajzën.”

Historia e dytë, për temën e grave që tradhtojnë në "The Dalina Show", është ajo e Anteas, e cila ka tradhtuar dhe është tradhtuar në martesën e saj, megjithatë nuk është ndarë me bashkëshortin, madje martesa sot ka marrë një kthesë për mirë. 

Rrëfimi i plotë:

"Martesën time sot mund ta quaj më të shëndetshme. 

Pas 5 viteve martesë, e kuptova që ikën ato vitet e bukura, më pas komunikimi u shterua. Takova dikë dhe ky person kishte disa karakteristika të cilat i mungonin bashkëshortit tim asokohe. Problemet na përkisnin të dyve, por ne s'ia thoshim njëri-tjetrit. Pra, unë plotësova atë që më mungonte te ky dikushi tjetër që unë sapo njoha.

Zgjati diku te 2-3 muaj dhe mund ta quaj gati-gati lidhje paralele, sado që nuk ishte aq intensive, ne takoheshim diku te 1 ose 2 herë në javë. Nuk është se po dashurohesha me këtë tipin. Nuk është se ishte lidhje fizike, por më pëlqenin fjalët e bukura që merrja dhe ndihesha në vëmendjen e tij në atë një-orësh që kalonim. 

Pasi iku dhe 'muaji i mjaltit' me këtë person, u zbehën gjërat pas javëve të para dhe aty kuptova që çdo lidhje në fund të fundit, është po njësoj. Pra, do të arrish po në këtë përfundim, ku gjërat kthehen në monotoni, dhe ky tipi do të të mërzitet dhe do kërkosh për dikë tjetër që të plotësojë këto gjërat që ti po kërkon. 

Pasi qartësova disa pyetje që kisha në kokën time, u ktheva te bashkëshorti im. Nuk ia komunikova çfarë kishte ndodhur, pavarësisht se kisha bërë shumë punë me veten. 

Pas disa kohësh, takoj në një club dikë me të cilin kisha një të shkuar, jo lidhje tamam, por njohje. Në club shkëmbyem një puthje, folëm për 2-3 ditë dhe pastaj gjërat po ftoheshin. Kuptova që prapë ishte diçka momentale. Nuk e fola me tim shoq apo ndonjë psikolog.

Kaloi kjo periudhë e errët ku kërkoja diçka tek të tjerët. Derisa një ditë shoh në celularin e tim shoqi që fliste me një vajzë të huaj. Aty kuptova ç'është ajo ndjenja e keqe kur të tradhtojnë. S'bëra dramë sepse as unë nuk isha treguar e drejtë, por kërkova sqarim nga bashkëshorti. Më tha që ishe thjesht një bisedë, nuk e kishte takuar kurrë, kishte flirtuar vajza me të pas bisedave për punë. Tha që s'kishte ndjenja për të.

E kuptova dhe folëm për herë të parë se pse nuk komunikonim me njëri-tjetrin. Aty reflektova për mungesat e mia dhe i thashë që doja të më premtonte që do komunikonim më shumë. Në çiftin tonë ka dhe një problem për faktin që jemi njohur që të vegjël dhe s'kemi pasur shumë eksperienca para njëri-tjetrit, pothuajse 0. 

Mua më vinte mirë që dhe si grua e martuar, merrja vëmendje nga të tjerët. U njoha me dikë kur isha me pushime me shoqet dhe nisa të flas me mesazhe me një djalë që më ngacmoi. Filloi të më komplimentonte dhe fillova ta mbaja më shumë veten. Jeta intime me bashkëshortin ndryshoi për keq sigurisht. 

Nuk është se më mbaroi dashuria për partnerin. Vetëm kur kthehesha në shtëpi pas tradhtisë, ndihesha disi keq. Kuptova që nuk doja veten dhe po kërkoja momente që s'i kisha provuar më parë. Partneri im thjesht më ishte bërë si vëlla, ishte bërë i zakonshëm."

Rrëfimet e plota:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

"The Dalina Show": The stories of two women who betrayed their husbands and found happiness

"The Dalina Show": Historitë e dy grave që tradhtuan burrat
"The Dalina Show"/ Dalina Buzi & Jonarda Kirkuti

On "The Dalina Show," in the second part of the episode on infidelity, the focus was on women who have cheated, another side of the topic of infidelity that is not talked about so often. This time, two women were open about their stories of infidelity, explaining the cases in detail.

The first story is that of "Clara", who fell into depression after the untimely death of her mother. During this difficult period, she fell in love with a man while she was married. As a result, she divorced him to live with the person she fell in love with, with whom she continues her relationship to this day. 

"One day, while I was on social media, his profile came up in my suggestions. I've never been the type to 'follow' myself, but I don't know why I clicked on it, it seemed like a familiar face. Then I got a message saying 'do we know each other?' and I said yes. It turned out that this was indeed a person I knew in Tirana and that we had been sitting at the same tables since we were 15-16 years old. 

"When I saw him, it was 'wow', it was an instant connection. While talking, he said that he had also been married, had children, and didn't get along with his wife. We went out after 3 months of talking on Instagram," she said.

She also recounted the moment when her partner discovered the betrayal.

"My husband discovered some messages and the situation got to the point where he even got involved in this mess. I remember crying, but not for my family, but for the person I knew. I told him that this happened to my husband and we didn't speak for a few months. We reconnected when the storms calmed down, then something happened at his house and our relationship for 5 years has been on & off (sometimes yes, sometimes no).

After 5 years, I broke up with my husband, but today we are still very good friends. We separated physically and then legally, as did my current partner. My daughter was 12 years old when I separated after 15 years of marriage, the last 5 of which, in love with the partner I have today. Today I live with him and my daughter."

The second story, on the topic of women who cheat on "The Dalina Show", is that of Antea, who cheated and was betrayed in her marriage, yet she did not separate from her husband, and the marriage has even taken a turn for the better today. 

Full story:

"I can call my marriage healthier today. 

After 5 years of marriage, I realized that those beautiful years were gone, then the communication dried up. I met someone and this person had some characteristics that my husband at the time lacked. The problems belonged to both of us, but we didn't tell each other. So, I filled in what I was missing in this someone else that I just met.

It lasted about 2-3 months and I can almost call it a parallel relationship, although it wasn't that intense, we met about 1 or 2 times a week. It's not that I was falling in love with this guy. It's not that it was a physical relationship, but I liked the nice words I received and I felt his attention in that one-hour period we spent. 

After the 'honeymoon' with this person was over, things faded after the first few weeks and that's when I realized that every relationship is ultimately the same. So, you'll reach this same conclusion, where things become monotonous, and this guy will get bored and you'll look for someone else to fulfill these things you're looking for. 

After clarifying some questions I had in my head, I returned to my husband. I did not communicate to him what had happened, despite the fact that I had done a lot of work on myself. 

After some time, I met someone in a club with whom I had a past, not exactly a relationship, but an acquaintance. We exchanged a kiss in the club, we talked for 2-3 days and then things cooled down. I realized that it was still something temporary. I didn't talk about it with my husband or any psychologist.

This dark period where I was looking for something in others passed. Until one day I saw on my husband's cell phone that he was talking to a foreign girl. That's when I understood what that bad feeling is when you're betrayed. I didn't make a drama because I hadn't been fair either, but I asked my husband for an explanation. He told me it was just a conversation, he had never met her, the girl had flirted with him after conversations about work. He said he didn't have feelings for her.

I understood and we talked for the first time about why we weren't communicating with each other. There I reflected on my shortcomings and told him that I wanted him to promise me that we would communicate more. There is also a problem in our couple due to the fact that we have known each other since we were little and we haven't had much experience with each other, almost 0. 

I liked that even as a married woman, I got attention from others. I met someone while on vacation with my friends and started texting a guy who started teasing me. He started complimenting me and I started to hold myself back more. My intimate life with my husband changed for the worse, of course. 

"It's not that I stopped loving my partner. It was only when I came home after the betrayal that I felt a little bad. I realized that I didn't love myself and was looking for moments that I hadn't experienced before. My partner had simply become like a brother to me, he had become ordinary."

Full stories: